LIVE UPDATES
Politike

"Mbyllet tradita e letrave të shkruara"/ Rama: Qytetari do njoftohet në E-Albania! Së shpejti policët dhe inspektorët e terrenit me kamera trupi (VIDEO)

Kryeministri tha se përmes këtij sistemi, qytetarët do të marrin njoftime të menjëhershme për gjobat nëpërmjet platformës e-Albania, ndërsa do të kenë mundësi t’i paguajnë ose t’i kundërshtojnë ato drejtpërdrejt nga telefoni, pa qenë më të nevojshme procedurat tradicionale me dokumente në letër.

24 November 2026, 11:37 Nga E. D
"Mbyllet tradita e letrave të shkruara"/ Rama: Qytetari do
Edi Rama

 TIRANË-  Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sistemin e ri unik e-Gjoba, një platformë që sipas tij synon të dixhitalizojë procesin e vendosjes, njoftimit, pagesës dhe apelimit të gjobave. Kryeministri tha se përmes këtij sistemi, qytetarët do të marrin njoftime të menjëhershme për gjobat nëpërmjet platformës e-Albania, ndërsa do të kenë mundësi t’i paguajnë ose t’i kundërshtojnë ato drejtpërdrejt nga telefoni, pa qenë më të nevojshme procedurat tradicionale me dokumente në letër.

Gjatë prezantimit, Rama theksoi se sistemi i ri do të garantojë gjurmueshmëri për çdo gjobë, duke i pajisur ato me një numër unik dhe një bazë të qartë ligjore. Ai tha gjithashtu se do të jetë i identifikueshëm edhe çdo punonjës përgjegjës për vendosjen e masës administrative. Sipas Kryeministrit, një tjetër projekt që pritet të nisë së shpejti është pajisja e punonjësve të policisë dhe inspektorëve të terrenit me kamera trupi, të cilat, sipas Ramës, do të jenë aktive gjatë gjithë kohës.

"Besoj që është një tjetër stacion i rëndësishëm në rrugën e transformimit dhe të modernizimit të administratës, por dhe të marrëdhënieve të shtetit shqiptar me qytetarin, sepse më në fund krijohen të gjitha premisat që të mbyllet një epokë e gjatë e gjobave të vendosura mbi copa letre, të shkruara nganjëherë edhe në mënyrë të palexueshme .Ndërkohë që të gjitha institucionet që ju drejtoni, mund tani të hyjnë në një epokë të re të vendosjes së gjobës nëpërmjet mjeteve të teknologjisë digjitale, gjë që sjell në radhë të parë njoftimin e menjëhershëm të qytetarit përmes platformës “e-Albania”, e cila njëkohësisht çon në mënyrë automatike një mesazh në telefonin e qytetarit. Nga ana tjetër, të gjitha gjobat mblidhen në një bazë të dhënash dhe çdo qytetari i jepet mundësia që të kontrollojë tek mesazhet e tij në “e-Albania” gjobat që ka.

Po ashtu janë edhe kategorizimet e gjobave në databazë, që janë shumë të rëndësishme qoftë për institucionet, qoftë për Inspektoratin e Përgjithshëm për të parë se si ato janë të ndara në gjoba aktive, në gjoba të paguara, në gjoba të apeluara. Ndërkohë do të bëhet shumë më e lehtë që gjobat të mund, po ashtu, të paguhen drejtpërdrejt nga telefoni dhe të apelohen po ashtu në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ajo që besoj është e rëndësishme të nënvizohet, është që nuk ka më një proces gjobitjeje pa gjurmueshmëri. Garantohet një rrjedhë e njëjtë, një numër unik, bazë ligjore e qartë për të gjithë dhe identifikohen të gjithë punonjësit që vendosin gjobat, gjë që i jep mundësi për institucionet dhe për drejtuesit e institucioneve që të shohin si në një hartë të gjitha proceset dhe po ashtu edhe sjelljen e të gjitha burimeve të tyre njerëzore.

Sigurisht që hapi tjetër është krijimi i regjistrit kombëtar të gjobave që praktikisht përmbyll një proces jo të lehtë për hir të vërtetës, sepse ka qenë një punë e gjatë për të ardhur deri këtu dhe dua të shtoj që së shpejti do të fillojë dhe zbatimi i atij projektit që kemi bërë publik, për pajisjen e të gjithë punonjësve të Policisë dhe inspektorëve të terrenit me kamera. Kamera trupi, të cilat do të jenë aktive gjatë gjithë kohës dhe të cilat do të jenë po ashtu pjesë e sistemit të Inteligjencës Artificiale që kemi, tanimë, ndërtuar në qendrën e madhe të monitorimit. Kjo do të bëjë që në kohë reale, sipas kodeve të përcaktuara, të ndiqet aktiviteti i çdo inspektori në terren, të shihet e gjithë vija e sjelljes së çdo punonjësi të Policisë dhe çdo inspektori në raport me qytetarin dhe të vlerësohen në kohë reale edhe situatat kur është nevoja për mbështetje, kur është nevoja për ndihmë dhe kështu me radhë.

Gjëja më e rëndësishme është që të gjitha këto së bashku krijojnë një nivel tjetër, e ngrenë në një nivel tjetër marrëdhënien e qytetarit me shtetin dhe të shtetit me qytetarin; krijojnë kushte tërësisht të reja për të përmirësuar në mënyrë të shpejtë dhe shumë të ndjeshme, të gjithë parametrat e sjelljes së administratës në raport me qytetarin, kur vjen fjala tek marrëdhëniet e drejtpërdrejta në territor. Dhe patjetër që krijojnë po ashtu kushte të reja për të vlerësuar të gjithë parametrat e tjerë të punës: lëvizjet, shpenzimet për karburantin, qëndrimet aktive në punë, në orarin e punës dhe qëndrimet pasive në orarin e punës, e kështu me radhë.

Kështu që unë nuk kam përveçse fjalë falenderuese për AKSHI-n, për drejtorin e AKSHI-t; për ADS-në, drejtorin e ADS-së, e cila po bëhet një forcë gjithmonë e më e pranishme në kapacitetet e shtetit për të thelluar procesin e digjitalizimit me një kompani publike të angazhuar që tanimë, ka dhe një kapacitet të konsiderueshëm burimesh njerëzore të kualifikuara falë edhe sistemit të brendshëm të pagave që ka kompania. Besoj që ky është një moment pozitiv për të gjithë institucionet që ju drejtoni, por nga ana tjetër duhet që të gjithë të merrni masa që zbatimi i gjobave online dhe jo me letra, të realizohet një orë e më parë dhe të mos ketë justifikime për mungesë tabletash, për probleme teknike e kështu me radhë.

Kështu që i takon drejtpërdrejt Kryeinspektorit me Inspektoratin e Përgjithshëm që të monitorojnë procesin e zbatimit, i takon drejtpërdrejt drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit që është këtu i pranishëm që të ndjekë procesin e zbatimit dhe të gjitha ato mangësi të natyrës teknike që mund të jenë aktualisht, duhet menjëherë të bëhen me dije për titullarët e institucioneve qendrore, pra për ministrat, në mënyrë që ne të plotësojmë çdo lloj boshllëku që mund të jetë në aspektin e bazës materiale, kam parasysh këtu edhe njëherë tabletat, edhe nga ana tjetër në mënyrë që AKSHI dhe ADS-ja të jenë në dispozicion aty ku ka nevojë për asistencë teknike," tha Rama./Dosja.al

edirama

Sondazh

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë...

Spiropali u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS, Balla: Më vjen keq që duhet të shkonim...

Rama: Qytetari do njoftohet në E-Albania! Së shpejti policët dhe inspektorët e terrenit

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim