LIVE UPDATES
Editorial

Rama si aleat i spekulantëve në krizën e energjisë

4 October 2021, 12:20 Nga DOSJA
Rama si aleat i spekulantëve në krizën e energjisë

TIRANË– Nuk dihet qëllimi i vërtetë i daljes së djeshme të Kryeministrit për të lajmëruar krizën energjitike. Ende pa u rritur cmimet, pa u miratuar nga qeveria, apo pa u bërë fakt nga operatori i vetëm në treg, që është OSHEE, ai bëri një paralajmërim të zymtë për dimrin dhe pastaj u tha shqiptarëve që të mos shqetësohen sa të jetë ai. Ky thelb, ngatërrestar i fjalës së kreut të qeverisë, nuk kishte detaje si strategjia që do të ndjekë Shqipëria në krizën globale, por vetëm masat mbrojtëse që i drejtohen shtresave në nevojë, duke e ngatërruar akoma më shumë qëllimin e daljes para publikut.

A doli Kryeministri për të shpallur një situatë të jashtëzakonshme për të përgatitur publikun për kursim të energjisë, bizneset për të gjetur burime alternative, ose për të ndryshuar politikat e përdorimit të energjisë, kompanitë prodhuese për ndryshim të kontratave me shtetin shqiptar, importuesit e naftës dhe gazit për të mos abuzuar me cmimet dhe cilësinë, eksportuesit për të mos nënshkruar kontrata afatgjata?

As në pjesën e parë panik-ndjellëse, as në pjesën e dytë që, ndërsa analizonte si Bloomberg News situatën në botë, vetëm justifikonte rritjen e ardhshme të çmimit, Edi Rama nuk foli fare për strategjinë. Nuk bëri transparencë për situatën energjitike në vend, sa prodhon KESH, sa prdhojnë Hidrocentralet e medhenj dhe të vegjël jopublikë që janë ndërtuar, sa transmeton OST dhe sa importon OSHEE. Nuk foli as për prodhimin e naftës dhe të gazit, situatën e Albpetrolit dhe kompanive private që punojnë në Fier-Ballsh dhe Patos, kur janë burime të mëdha të energjisë fosile, nuk foli as për energjinë fotovoltaike që është pjesërisht e përhapur dhe pjesërisht në një proces që nuk dihet sa do zgjasë.

Përpara se të hidhte panikun si gazin lotsjellës në protesta, Kryeministri mund të jepte disa shifra për Shqipërinë, në vend të shkarkonte nga internet të dhënat e Reuters, WSJ, apo Bloomberg. Në një vit normal, hidorcentalet publike në vend prodhojnë rreth 5 terrawat-orë, aq sa është edhe shpenzimi për nevojat familjare. Për shkak të mungesës së reshjeve, kjo shifer mund të ulet në përqindje të vogël, por nuk mund të shkaktojë rritje të ndjeshme të cmimit për konsumatorët familjarë. Pjesa shtesë e energjisë që kërkohet nga bizneset dhe kryesisht importohet, nuk ka pse të trajtohet njësoj si ajo e mbrojtura. Del nga fasha e përcaktuar dhe i drejtohet tregut, që më pas mund të reflektohet në cmime. Kjo në rastin kur Statkraft që prodhon 700 gigawat orë, ose sa 15 për qind e prodhuesve publikë, nuk do ta eksportonte energjinë që prodhon në Devoll, në mënyrë që të mos rriteshin kostot e transmetimit të energjisë së importit.

Kjo sepse OST, bashkë me OSHEE, nuk kanë një bilanc sot, që të tregojë se sa janë humbjet në rrjet pas 7 viteve investimesh. Sa ndikojnë humbjet në rrjet, jo vetëm në furnizim, por edhe në çmimin e energjisë. Për të vazhduar pastaj me naftën dhe gazin, ku Albpetrol mund ta bënte Kryeministrin më të informuar për vendin se për Botën, duke i dhënë sasinë e energjisë që prodhon, koston e naftës krudo dhe pastaj një kosto të përafërt nëse përpunimi do të bëhej në rafinerinë e Ballshit që u mbyll sërish për shkak të korrupsionit të pafre me pasuritë kombëtare, sidomos në industrinë minerare. Bankers Petrolium dhe Stratcraft si prodhuesit më të mëdhenj të energjisë, nëse shpallet situata e jashtëzakonshme, mund të detyrohen të mos e eksportojnë energjinë që prodhojnë, deri në kapërcimin e krizës.

Hidrocentralet e vegjël shesin sot deri në 60 për qind të energjisë që prodhojnë. Për shkak  të çmimit OSHEE nuk ua blen 40 për qind të prodhimit, që shkon dëm. Kryeministri mund të kishte marrë një raport nga OSHEE se sa është kjo vlerë dhe çfarë efekti, sado të vogël ka në treg. Pas këtij bilanci të prodhimit dhe kostos së tij, duke shtuar vlerën e rritur ndjeshëm të energjisë, Kryeministri mund të fliste me shifra për një rritje cmimesh. Nuk e bëri këtë por përmendi Spanjën dhe Italinë, që bashkë me gjithë vendet e BE, varësinë nga importi e kanë të lartë dhe detyrimisht rritjen e çmimeve do ta kenë po aq të lartë. Ndërsa Shqipëria që mbulon me prodhim të paktën 70 për qind të nevojave, me gjithë abuzimet, nuk ka pse të ketë rritje të ndjeshme. Në kontekstin e fjalës së Kryeministrit, ishte justifikimi i rritjes së cmimit, jo përballimi i situatës. Ashtu siç lejoi rritjen e çmimeve të shportës, duke mohuar edhe indeksimin apo mbrojtjen e shtresave në nevojë, ashtu do lejojë dhe nxisë rritjen e çmimeve të energjisë dhe gjithë zinxhirit që krijohet, këtë herë duke mbrojtur shtresat në nevojë dhe duke lënë zbuluar gjithë të tjerët.
Mbrojtja e shtresave në nevojë nga cmimi i energjisë, gjithsesi nuk është e mjaftueshme, pasi vërtetë nuk do të paguajnë më shumë energji, por do të paguajnë më shumë për gjithë produktet e tjera jetike që do të preken nga rritja e energjisë.

Kjo ngjan më shumë me një strategji për të rritur çmimet dhe taksat në vitin e parë të mandatit, për të forcuar edhe pak grupin e biznesmenëve – ortakë në kurriz të gjithë të tjerëve, për të innstaluar më shumë klikën, se sa me shqetësimin e një Kryeministri për qytetarët. Vetë premtimi i tij që do ta kalojmë njësoj si tërmeti dhe pandemia, tregon se edhe këtë herë, si Qeveria do të veprojë si një tufë spekulantësh, që përfiton nga krizat për tu pasuruar më shumë. Derisa një ditë të mbeten pa financuesit e këtij projekti. Ata po ikin nga sytë këmbët nëpër Europë, ndërsa ne që mbetemi paguajmë cdo vit e më shumë për të ngopur klikën e babëzitur.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial edi rama enton abilekaj edi rama enton abilekaj

Sondazh

Editorial 7 October 2021, 07:41

Unë nuk bindem

Në Shqipëri jemi duke parë shkatërrimin e institucioneve demokratike dhe nëpërmjet tij edhe shkatërrimin e parimeve demokrtike. Shumë njerëz mendojnë se kjo vje...

Editorial 2 October 2021, 17:54

Berisha, Basha, Rama, Meta dhe partitë politike!

Ne, të pavarurit, jemi moralisht superior ndaj anëtarëve të partive politike sepse mund të themi gjithçka që mendojmë pa përdorur korniza kryetarësh e ku...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin