LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti Europian: Trafikimi i kokainës në porte është rritur nga Shqipëria dhe Mali i Zi

9 May 2022, 05:08 Nga DOSJA
Raporti Europian: Trafikimi i kokainës në porte është rritur

TIRANË– Në portet e Shqipërisë dhe të Malit të Zi ka pasur një rritje të trafikimit të kokainës gjatë viteve të fundit. Konstatimi është bërë nga Raporti i Drogave, i publikuar së fundmi nga Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA).

“Konfiskimet individuale në 2020 dhe 2021 mund të sugjerojnë se trafiku i kokainës përmes porteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri dhe Mal të Zi, mund të jetë rritur. Për shembull, 143 kilogramë u kapën në portin e Durrësit, Shqipëri në prill 2021, ndërsa 1.4 ton u kapën në gusht 2021 dhe 500 kilogramë në janar 2022 në portin e Tivarit, Mali i Zi. Autoritetet malazeze dyshojnë gjithashtu se më shumë se 3 ton u kontrabanduan përmes portit të Tivarit në gjysmën e dytë të vitit 2021. Për më tepër, Kosova kapi një ngarkesë prej 400 kilogramësh kokainë në maj 2021 pasi ishte kontrabanduar përmes portit shqiptar të Durrësit”, thuhet në raport.

Raporti vë në dukje faktin se grupet shqipfolëse kanë rritur trafikun dhe në portet e tjera të Europës.

“Shumica e kokainës së disponueshme në Evropë vazhdon të kontrabandohet në portet më të mëdha të kontejnerëve të BE-së të vendosura në Belgjikë (AntWerp), Holandë (Roterdam) dhe Spanjë (Valencia dhe Algeciras). Përveç Hamburgut (Gjermani), portet në Francë (Le Havre, Dunkerque, Marseille), Rumani (Konstancë) dhe Itali (Gioia Tauro), për shembull, janë bërë gjithashtu pika të rëndësishme hyrjeje të kokainës. Autoritetet gjermane ia atribuojnë rritjen e fundit të konfiskimeve në portin e Hamburgut aktiviteteve të rrjeteve të krimit të organizuar ballkanik dhe shqipfolës”.

Raporti thekson se grupet shqipfolëse janë tërhequr vitet e fundit nga normat e larta të fitimit të këtij tregu.

“Fitimet e konsiderueshme të lidhura me tregtinë e kokainës kanë tërhequr shumë rrjete kriminale me bazë në BE që të përfshihen në këtë treg. Disa prej tyre operojnë në qendrat kryesore të shpërndarjes së BE-së dhe gjithashtu organizojnë dërgesa nga vendet e origjinës dhe tranzitit në BE. Shumica e rrjeteve kriminale të raportuara në Europol kanë qenë aktive për më shumë se 10 vjet, me disa aktorë që kanë luajtur një rol kyç për dekada, si rrjetet italiane, ndërsa lojtarët e rinj janë në kërkim të një pjese më të madhe të tregut të kokainës. si rrjetet shqiptare, belge, britanike, holandeze, franceze, irlandeze, marokene, serbe, spanjolle dhe turke”.

EMCDDA vlerëson se tregu i shitjes me pakicë të kokainës në BE kishte vlerë të paktën 10.5 miliardë euro (nga 7.7 miliardë deri në 12.8 miliardë euro) në vitin 2020. Kjo përfaqëson rreth një të tretën e tregut të paligjshëm të të gjitha drogave dhe e bën kokainën tregun e dytë më të madh, pas kanabis.

Më herët, raporti përmendte rritjen e rolit të grupeve shqipfolëse në tregun e kokainës në Europë, që është zgjeruar ndjeshëm që nga viti 2017. Rrjetet kriminale nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, sidomos ato shqipfolëse janë shfaqur në rreth 10 vitet e fundit si lojtarë kryesorë në tregun e kokainës në BE.

“Për vite me radhë, importuesit ndërkombëtarë të kokainës punonin veçmas nga tregtarët me shumicë dhe bandat që shpërndanin drogën në rrugë. Megjithatë, një rrjet kriminal shqipfolës e braktisi këtë model dhe vendosi kontrollin e importit dhe shpërndarjes. Duke përdorur mjete të sofistikuara komunikimi të koduara, drejtuesi i organizatës, me qendër në Ekuador, negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës së Amerikës së Jugut, organizoi dërgesa të mëdha kokaine në portet kryesore të Europës dhe, me ndihmën e bashkëpunëtorëve me bazë në Itali, Holandë dhe Shqipëri, gjithashtu organizoi shpërndarjen për konsumatorët në të gjithë Europën. Kokaina u kontrabandua përtej kufijve europianë e fshehur në automjete të pajisura me ndarje të fshehura. Kriminelët pastronin të ardhurat e tyre duke përdorur një sistem alternativ nëntokësor të dërgesave me origjinë kineze, i njohur si sistemi fei ch’ien, i ngjashëm me sistemin e transferimit të hawala, thuhet në raport./Marre nga MONITOR

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet emcdda kokaina raporti europian trafikimi i kokainës nga porti i durrësit emcdda kokaina raporti europian trafikimi i kokainës nga porti i durrësit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin