LIVE UPDATES
Aktualitet

Koronavirusi/ Kreu i OBSH në Tiranë: Shqipëria mori masa radikale, janë të duhurat. Për respiratorët, shikoni në tregun

20 March 2020, 19:05 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Kreu i OBSH në Tiranë: Shqipëria mori masa

Raul Gonzales kreu OBSH në Tiranë në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu dhënë paraditen e kësaj të premteje, kalon në skaner situatën aktuale deri më sot të Covid19 në Shqipëri. Masat që po shikojmë thotë Gonzales janë radikale që në fillim.

“Kjo është një gjë shumë e mirë. Nëse duhet ti forcojmë këto masa? Këtë për momentin nuk e dimë nëse ka edhe të tjera masa që mund të ndërmerren. Shqipëria e ka bërë këtë, në kohën e duhur dhe me shumë seriozitet. Fatkeqësisht nuk e kemi njohurinë e plotë për këtë virus për të parashikuar kohëzgjatjen e nevojshme të mbajtjes në fuqi të këtyre masave” deklaron ai. Ndërkohë i pyetur për nevojën e blerjes së respiratorëve, përfaqësuesi OBSH në Tiranë thotë: “Unë mendoj se opsioni më I mirë nuk do të jetë tregu europian por duhet të shkohet në tregun global. Ne e dimë se kërkesa në tregun europian është ekstremisht të lartë pas asaj që jemi duke parë në Itali ku numri të vdekurve është më i lartë se në Kinë sikurse edhe në Spanjë sëfundmi ku ka një kërkesë të madhe për pajisje mjekësore. E njëjta gjë në Gjermani, Francë dhe vende të tjera të Unionit Europian. Ka më shumë mundësi gjetje e këtyre pajisjeve nëse shikohet në tregun global” deklaroi Gonzales.

Muhamed Veliu: Zoti Gonzales si e shikoni situatën aktuale në Shqipëri nga Covid19?

Raul Gonzales: Në Shqipëri deri më tani kemi një numër të vogël dhe ky është një lajm I mirë. Shqipëria mora masat e duhura herët dhe në kohë. Kjo ka dëshmuar të jetë vendimtare në ngadalësimin e shpërndarjes të këtij infeksioni të ri. Nëse shikojmë atë që po ndodh në të tjera vende evropiane, mund të bëjmë krahasim dhe mund të shikojmë se shpërndarja e deritanishme e virusit është e limituar.

Muhamed Veliu: Ne shikojmë çdo ditë jo më shumë se katër raste pozitiv me këtë virus. Ky trend është tregues i një lajmi të mirë se virusi nuk po shpërndahet me shpejtësi apo se Shqipëria ka një nivel të ulët zbulueshmërie të rasteve pozitive?

Raul Gonzales: Nuk mendoj se është niveli i ulët i zbulueshmërisë së rasteve pozitive. Ne kemi atë që e quajmë indikatorë indirekt për të parë nëse jemi përballë zblueshmërisë së vogël apo të asaj të vërtetë. Indikatori më e mirë që mund të përdorim është numri atyre personave të shtruar në spital që janë nën monitorim intensive të mjekëve. Kjo po ndodh dhe nëse flasim me përqindje kemi 4 deri në 5 përqind të të infektuarve. Pra nëse kemi vetëm pak njerëz në mbikëqyrje intensive spitalore, kjo na tregon se numri real i rasteve po qëndron I ulët. Mund të themi se numrat që kemi deri më tani janë shifra real dhe shumë afër realitetit.

Muhamed Veliu: Kreu Organizatës Botërore të Shëndetësisë përsërit vazhdimisht tre fjalë. Test, Test, Test. A po testohet mjaftueshëm në Shqipëri?

Raul Gonzales: Unë do ti rekomandoja gjithsecilit ta dëgjojnë të gjithë fjalinë e thënë nga kreu OBSH katër ditë më parë. Po ai e thotë test, test, test, të rasteve të dyshuara. Pra të rasteve të dyshuara. Ne nuk jemi përballë mundësisë të shkojmë e të bëjmë një testim të përgjithshëm të popullsisë. Është e nevojshme një testim racional dhe secili shtet, duhet të analizojë situatën epidemiologjike duke marrë masat e duhura. Testimi në vetvete nuk shëron. Testi në vetvete nuk parandalon. Testi në vetvete na ndihmon të kuptojmë evulimin e epidemisë. Masat më e rëndësishme janë ato që ne po shikojmë në Shqipëri. Distancimi social. Dhe unë mund të them. Distancim social, Distancim social, Distancim social. Ky është I vetmi instrument që ne kemi I provuar që është efektiv përballë sëmundjes.

Muhamed Veliu: Cilat janë këshillimet më të fundit që ju keni dhënë për qeverinë Shqiptare?

Raul Gonzales:Ne po punojmë nga afër me qeverinë shqiptare e në veçanti me Ministrinë e Shëndetësisë. Këto masa që janë marrë dhe ne po i shikojmë janë këshilla më e mirë që ne japim. Këshilla jonë është se duhet të zbatohet në mënyrë ekstreme distancimi social dhe zbulimi, i hershëm kur kemi të bëjmë me raste të dyshuara me simptoma apo kur ka të dhëna se personi ka qenë në kontakt me të prekur dhe këtu me patjetër duhet të shkojmë për të testuar. Janë marrë disa masa të rëndësishme se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen me shërbimin shëndetësor. Ne kemi mësuar se qeveria ka hapur një tender për blerje aspiratorësh që janë vendimtarë për shërbimin intensiv në spitale. Sikurse mbrojtja e personelit mjekësor duke siguruar një buxhet për të këtë e ofruar trajnimin e domosdoshëm për ata. Këto janë masat kryesore përfshi ngritjen e një call center për ti dhënë popullsisë të gjithë informacionin e nevojshëm në përballjen me këtë sëmundje.

Muhamed Veliu: Ju përmendet tenderin e respiratorëve por cila është situata në Europë, a ka kompani të cilat kanë në gjendje të tilla pajisje dhe janë të gatshme ti shesin për qeverinë shqiptare ?

Raul Gonzales: Unë mendoj se opsioni më i mirë nuk do të jetë tregu europian por duhet të shkohet në tregun global. Ne e dimë se kërkesa në tregun europian është ekstremisht të lartë pas asaj që jemi duke parë në Itali ku numri të vdekurve është më i lartë se në Kinë sikurse edhe në Spanjë sëfundmi ku ka një kërkesë të madhe për pajisje mjekësore. E njëjta gjë në Gjermani, Francë dhe vende të tjera të Unionit Europian. Ka më shumë mundësi gjetje e këtyre pajisjeve nëse shikohet në tregun global.

Muhamed Veliu: Të gjithë ne e dimë sa e vështirë është të parashikojmë se çfarë do të ndodhë me Covid19 por bazuar në eksperiencën që vjen nga Kina dhe sëfundmi nga Italia a keni ndonjë vlerësim se çfarë mund të ndodhë në Shqipëri në ditët në vijim?

Raul Gonzales: Në mënyrë strikte kjo varet nga masat që vendet ndërmarrin. Nëse gjërat do të vijojnë siç janë deri më tani dhe përmbushen kufizimet e vëna nga qeveria atëherë mund të themi se situata do të jetë shumë më e mirë krahasuar me vendet e tjera. Shikojmë një shpërndarje të virusit në mënyra të ndryshme. Le të shikojmë përshembull Singaporin apo Korenë e Jugut, vende të cilat kanë qenë shumë strikte në limitimin e kontakteve njerëzore dhe sot janë të suksesshme. Është detyrë e qeverisë e më pas e qytetarëve të zbatojnë në mënyrë strikte këto masa.

Muhamed Veliu: Masat e fundit të vendosura nga qeveria shqiptare janë të mjaftueshme apo ka nevojë për masa të reja akoma edhe më të forta?

Raul Gonzales:Masat që po shikojmë janë radikale që në fillim. Kjo është një gjë shumë e mirë. Nëse duhet ti forcojmë këto masa? Këtë për momentin nuk e dimë nëse ka edhe të tjera masa që mund të ndërmerren. Shqipëria e ka bërë këtë, në kohën e duhur dhe me shumë seriozitet. Fatkeqësisht nuk e kemi njohurinë e plotë për këtë virus për të parashikuar kohëzgjatjen e nevojshme të mbajtjes në fuqi të këtyre masave. Apo nëse këto masa mund të hiqen dhe rivendosen përsëri pasi nuk e kemi përjetuar më parë një eksperiencë të tillë. Është bërë një publikim interesant nga Kolegji Imperial i Londrës ku thuhet se duhet të jemi të ndërgjegjshëm që kjo mund të zgjasë për disa muaj. Ne duhet ti bëjmë qytetarët të kuptojnë se këto masa mund të zbuten por ekziston mundësia që ato të rikthehen në një periudhë tjetër të kohës. Duhet të shikojmë se çdo të ndodhë në periudhën e verës se çdo të ndodhë me epideminë. Për momentin duhet të vijojmë së aplikuari me forcë respektimin e distancës nga njëri tjetri e mbajtur larg sëmundje sa më shumë që të jetë e mundur.

Muhamed Veliu: Si përfaqësues i OBSH në Tiranë cili është mesazhi juaj për qytetarët shqiptarë?

Raul Gonzales: Mesazhi im është I qartë. E gjitha kjo varet nga mbajtja e distancës me njëri tjetrin. Është e pavend që shikojmë të rinj nëpër rrugë ku qëndrojnë bashkë dhe kthehen në shpërndarës të virusit. Është e kuptueshme që njerëzit duan të shikojnë të afërmit, prindërit e vjetër në moshë. Edhe mua më mungojnë shumë prindërit e mi që janë shumë të vjetër në moshë sikurse atyre unë i mungoj shumë. Por çfarë të mire mund ti sjell atyre nëse shkoj e i vizitoj duke çuar me vete edhe virusin? E më pas mundësia që ata të ndërrojnë jetë është më e madhe se sa e imja. E kështu duhet të vendosim çdo barrikadë të mundshme përballë këtij virusi. Në të tilla kushte të gjithë ne duhet të jemi të bashkuar pasi nuk është moment ndasive. Është moment që të gjithë të shkojmë në të njëjtin drejtim. Ky është mesazhi im kryesor që dua ta kuptojnë të gjithë. Në vendet ku qytetarët kanë qëndruar të bashkuar në luftën me virusit gjërat kanë shkuar mirë.

Muhamed Veliu: Zoti Gonzales, faleminderit për komentet tuaja në këtë intervistë.

Raul Gonzales: Kënaqësia e gjitha e imja. Faleminderit shumë.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 raul gonzales koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 raul gonzales

Sondazh

Aktualitet 20 March 2020, 15:09

MADRID– Dy shqiptarë u arrestuan në Spanjë pasi u përplasën me makinë në brendësi të Terminalit 1 të aeroportit të Barcelonës, duke përsëritur me zë të la...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin