LIVE UPDATES
Bota

Reagon ashpër Prokuroria e Hagës: Thaçi po tenton ta zhbëjë Gjykatën Speciale

20 October 2020, 19:17 Nga DOSJA
Reagon ashpër Prokuroria e Hagës: Thaçi po tenton ta

KOSOVË – Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka hedhur sërish akuza të ashpra në drejtim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Ky institucion e akuzon ish-drejtorin politik të UÇK-së se po tenton ta zhbëjë Gjykatën Speciale. Zyra e Prokurorit të Specializuar vlerëson se mandati i saj përcaktohet në Kushtetutën e Kosovës dhe se sipas tyre çdo interpretim tjetër mund të ndikojë në dëmtimin e proceseve që aktualisht janë në zhvillim e sipër.

Prokuroria pretendon se Thaçi si subjekt i një aktakuze të përpiluar nga ajo, po tenton ta zhbëjë në çfarëdo forme këtë organ ndjekës penal.

“Ndryshimet e Propozuara synojnë të riparaqesin ose riformulojnë mandatin. Po ashtu, koha e bërjes së këtyre parashtrimeve nuk ka histori zyrtare të hartimit. Sidoqoftë, fakti që ndryshimet propozohen nga një President i cili është objekt i një aktakuze të paraqitur nga SPO në lidhje me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit duke i vlerësuar ato me vëzhgim të veçantë, Z. THAÇI nuk është një palë e painteresuar dhe ka një arsye të mirë për të besuar se i Propozimet për Ndryshimet janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të dëmtuar gjykatën. Në të vërtetë, konteksti thelbësor për të kuptuar dhe interpretuar ndryshimet e propozuara sigurohet nga deklaratat publike të vetë z. THAÇI më 24 gusht 2020, dita në të cilën ai vendosi të përcjellë Ndryshimet e Propozuara,”- thuhet në opinionin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Teksa Gjykata Kushtetuese, që funksionon në kuadër të Gjykatës Speciale ka kërkuar që palët t’i dërgojnë opinionet e tyre lidhur me amandamentin për mandatin e Speciales, Zyra e Prokurorit të Specializuar është përfshirë në këtë çështje.

Në opinonin e dërguar në Dhomat e Posaçme të Kushtetueses, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka cituar një deklaratë të Thaçit, duke nënkuptuar se ai po dëshiron ta konsiderojë si të skaduar mandatin e Speciales.

“Kushtetuta, në formën e saj aktuale, përcakton në mënyrë adekuate mandatin e përkohshëm të KSC / SPO, 11 i cili – në përputhje me ndërmarrjen detyruese të Kosovës në Shkëmbimin e Letrave – do të vazhdojë derisa Kosova të njoftohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian se çdo procedurë gjyqësore që rezulton nga hetimet e filluara nga SITF ka përfunduar.12 9. Ndërsa neni 162 (13) i Kushtetutës i referohet një periudhe të parashikuar prej 5 vjetësh, 13 kur dispozitat përkatëse kushtetuese lexohen si një e tërë, përfshirë kontekstin e Shkëmbimit të Letrave i cili përfshihet shprehimisht duke iu referuar atyre dispozitave, është e qartë se nëse hetimet dhe procedurat nuk do të përfundonin brenda periudhës fillestare pesë-vjeçare, atëherë mandati do të vazhdonte”, thuhet në fillim të opinionit të ZPO-së.

Këtij opinioni, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka cituar edhe deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, të dhënë më 24 gusht, në të cilën thuhet:

“Unë ende besoj se kjo tani e nxit Kuvendin e Republikës së Kosovës që të zgjasë mandatin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri në një njoftim nga Këshilli i BE në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. për përfundimin e mandatit të kësaj gjykate.18 […] Na duhet të sqarojmë mënyrën se si Dhomat e Specializuara do të mbyllin punën e tyre, prandaj besoj se deputetët do të mbështesin iniciativën time”.

ZPO pretendon në një tendencë të presidentit sipas saj që mandati i Speciales është i përkohshëm dhe në këtë formë i njëjti ka skaduar. Zyra e Prokurorit të Specializuar vlerëson se një qëndrim i tillë i presidentit ndërlidhet me tentimin e tij për ta bërë të pavleshëm një konfirmim të aktakuzës ndaj tij

“Duke sugjeruar që mandati i përkohshëm i gjykatës kërkon ‘zgjatje’ dhe ‘Sqarim’, Z. THAÇI nënkupton që mandati i gjykatës tashmë ka skaduar në gusht të vitit 2020. Pasoja e mundshme e asaj pozite do të ishte pavlefshmëria e të gjitha veprimeve të ndërmarra nga KSC / SPO që nga ajo kohë, veçanërisht duke përfshirë çdo konfirmim të aktakuzës kundër vetë Z. THAÇI”,- thuhet në opinionin e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar.

Në opinion, Zyra e Prokurorit të Specializuar përmend vazhdimisht zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Si pasojë, ndryshimet e Propozuara gjenerojnë pasiguri për të gjithë personat prekur nga procedura të tilla dhe mund të rezultojë në përfundimin, vonesën e ndërprerjes në ekzekutimin e mandateve të KSC / SPO, si dhe minimin e obligimeve ndërkombëtarëve të Kosovës për detyrimet për të kryer një hetim efektiv në lidhje me përmbajtjen e Raportit të Vitit 2011. Në mënyrë të barabartë, të dyshuarit dhe personat e akuzuar mund të privohen nga e drejta e tyre për një gjykim të drejtë dhe të shpejtë.28Kapitulli II i Kushtetutës mbron të gjitha të drejtat e tilla, ashtu si edhe të drejtat e njeriut dhe instrumentet e inkorporuara brenda tij”, thuhet tutje në këtë opinion.

Opinioni i dërguar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar përbëhet nga 22 pika, ku ky institucion argumenton se si Thaçi po tenton ta zhbëjë Specialen. Presidenti Hashim Thaçi i ishte drejtuar Kuvendit të Kosovës me një propozim për amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës, që ndërlidhet me ligjin për Dhomat e Specializuara dhe mandatin e saj. Propozimi specifikonte që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar “të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese në kuadër të Speciales u kishte dhënë afat palëve që deri më 19 tetor t’i dërgojnë opinionet e tyre lidhur me amandamentin e propozuar nga Thaçi.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci zyra e prokurorit te specializuar në hagë hashim thaci zyra e prokurorit te specializuar në hagë

Sondazh

Bota 20 October 2020, 18:14

SERBI-Ditën e sotme, presidenti Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim në orën 5 të pasdite me zyrtarët e partisë SNS, i cili ka zgjatur gjysmë o...

Bota 20 October 2020, 17:07

Ministria ruse e Mbrojtjes hap zyrë në Serbi

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi se ka nisur procedurën për hapjen e zyrës përfaqësuese të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, në përputhje me një marrëveshje ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin