LIVE UPDATES
Bota

Refugjatët ukrainasit priten me krahë hapur në Poloni

21 March 2022, 07:46 Nga DOSJA
Refugjatët ukrainasit priten me krahë hapur në Poloni

Çdo refugjat ukrainas në Poloni ka qasje në tregun e punës si dhe në sistemin shëndetësor dhe social. Para zyrave të regjistrimit ka radhë të gjata. Por e ardhmja e migrantëve të rinj është e pasigurt.

Për refugjatët ukrainas në Poloni, fjala magjike këto ditë është “PESEL”. Është shkurtesa e numrit polak të sigurimeve shoqërore. Qeveria polake u ka premtuar të gjithë refugjatëve të luftës nga Ukraina fqinje qëndrim deri në 180 ditë dhe akses në tregun e punës, sistemin shëndetësor dhe përfitimet sociale. E gjithë kjo mundësohet nga PESEL. Tabela më e madhe e regjistrimit ku refugjatët mund të aplikojnë për një numër PESEL ka qenë që nga e shtuna (19 mars) në Stadiumin Kombëtar në Varshavë.

Që një ditë më parë aty ishin krijuar radhë të gjata. Termose me çaj të nxehtë u vunë në dispozicion në portën e stadiumit. “Do të pres këtu sa të ketë nevojë. Më duhet leja e punës, më duhet të gjej punë dhe sa më shpejt të jetë e mundur,” tha për DW Viktoria, 24 vjeç.

Të nesërmen në mëngjes, rreth orës 9 të mëngjesit, specialistja e IT nga Kievi arrin të hyjë në stadium. Gjatë natës, ajo mbante radhë me miqtë e saj dhe ndërkohë flinte në makinë në parkingun e madh përballë stadiumit. Numrin PESEL të saj ajo pritet ta marrë brenda pak ditësh. Ata që mbërrinin në stadium pas orës 7 të mëngjesit nuk kishin asnjë shans për t’u shërbyer të njëjtën ditë. Vullnetarët kishin përgatitur byzylykë ngjyrë vjollce dhe ua shpërndanin atyre që e kishin të garantuar radhën ditën e nesërme.

Sfidë për administratën polake

Më shumë se dy milionë refugjatë ukrainas ndodhen aktualisht në Poloni. Të mërkurën dhe të enjten, ditët e para të operacionit të regjistrimit, u regjistruan 123 mijë prej tyre. Pikat shtesë të regjistrimit – si ajo në stadiumin kombëtar – dhe autobusët e regjistrimit që do të shkojnë në qendrat e strehimit të refugjatëve duhet të përshpejtojnë operacionin. Shërbimet bashkiake dhe komunale që zakonisht caktojnë numrat e sigurimeve shoqërore janë të mbingarkuara.

Në qytetin polak Przemysl, pranë kufirit me Ukrainën, zyra komunale po punon me kapacitet të plotë, por me vetëm katër aparate për marrjen e gjurmëve të gishtave dhe shtatë nëpunës civilë gjithsej – kohët e pritjes janë të gjata edhe këtu. Oxana Kolesnyk ka punuar si nëpunëse banke. “Unë nuk flas polonisht dhe ndoshta nuk do të jetë e mundur të punoj në ndonjë bankë – e pres këtë. Por më duhet të gjej një punë shpejt për të garantuar jetesën time dhe të tim biri,” thotë ajo. Kur u largua, ajo mori pasaportën, e cila lehtëson formalitetet. Për personat që ikën nga lufta pa dokumente identiteti, procedurat janë më të gjata. Edhe ata janë të mirëpritur në Poloni, megjithëse identiteti i tyre nuk mund të verifikohet plotësisht.

Pasiguri në vendin e ri

Ligji i posaçëm i miratuar së fundmi nga Parlamenti u garanton njerëzve që janë larguar nga vendi qasje në tregun e punës, kujdesin shëndetësor dhe përfitimet sociale, duke përfshirë pagesat mujore familjare prej 110 euro për fëmijë. Të sapoardhurit marrin 70 euro si kompensim mirëseardhjeje, pas kësaj duhet të organizohen për të mbajtur veten. Një ligj i posaçëm u garanton më tej qytetarëve polakë që presin ukrainasit ekuivalentin e 9 eurove në ditë për shpenzimet.

Alexandra Stefaniv nga Lviv ulet në dhomën e pritjes, i afërmi i saj polak Leon Bortnik e ndihmon për aplikimin e saj. Sipërmarrësi logjistik nga Przemysl kujdeset për prindërit e tij ukrainas në një apartament të trashëguar së fundmi, i cili deri tani ishte ende bosh. “Papritmas mora një telefonatë nga motra e nënës sime, e cila jeton në Ukrainë. Ajo më pyeti nëse do ta mirëprisja atë dhe familjen e saj të ardhshme. Ka vetëm një përgjigje të mirë për këtë,” tha Bortnik për DW.

Ai dëshiron të ndihmojë Aleksandrën të gjejë punë, ai njeh shumë njerëz në zonë. Për këtë grua 46-vjeçare, e ardhmja e saj është një pikëpyetje. “Jam e humbur, nuk e kam idenë se çfarë do të bëj në Poloni. A duhet të kërkoj punë? Por ende shpresoj që lufta të përfundojë së shpejti dhe të mund të kthehem në shtëpi,” thotë ajo. Burri i saj mbeti në Lviv, dhe ajo vetë nuk kishte planifikuar kurrë të emigronte nga Ukraina.

Vala e madhe migratore – fenomen i kohëve të fundit

Që nga fillimi i luftës kanë emigruar 3.3 milionë ukrainas, shumë prej tyre në Poloni. Para kësaj, Polonia me 38 milionë banorë kishte më shumë se një milion emigrantë ukrainas, që qenë larguar nga vendi i tyre që nga aneksimi i Krimesë në 2014.

Në vitin 2021, 90% e të anketuarve në një anketë nga Qendra për Kërkimin e Paragjykimeve në Universitetin e Varshavës thanë se i pranojnë ukrainasit si kolegë dhe fqinjë. Në dekadat e fundit, emigrantët në Poloni ishin një pjesë e vogël e shoqërisë. Përveç emigrantëve ukrainas që nga viti 2014, nuk ka asnjë grup migrantësh të përmasave të krahasueshme.

Krahasuar me vendet e tjera të BE, Polonia është e mbyllur për emigrantët. Vala aktuale e refugjatëve është një fenomen krejtësisht i ri. Pas më shumë se tre javësh ndihme reciproke, gjatë së cilës refugjatët ukrainas të luftës u mirëpritën krahëhapur, gjithnjë e më shpesh në media shtrohet pyetja se si do t’u shërbejë miliona njerëzve të tjerë sistemi tashmë i mbingarkuar i kujdesit social dhe shëndetësor. Në disa këshilla prindërish, po rritet pakënaqësia për perspektivën e mbipopullimit të klasave të shkollave.

Dr. Agnieszka Lada-Konefal, Zëvendësdrejtore e Institutit Gjerman të Polonisë në Darmstadt, flet për një sfidë të madhe për administratën dhe shoqërinë, e cila sigurisht do ta transformojë vendin. “Polakët duhet të mësojnë të jetojnë me njerëz që janë paksa të ndryshëm.

Që vitet e fundit shumë polakë e kanë pasur këtë eksperiencë, edhe me ukrainasit, dhe kjo përvojë ka qenë pozitive”, shpjegon ajo për DW. Kjo vlen edhe për nxënësit e shkollave, të cilët do të kenë shokë klase nga gjuhë dhe kultura të ndryshme, por edhe me përvoja të vështira lufte.” Fëmijëve dhe të rinjve do t’u duhet të pajtohen me këtë. Atyre do të duhet të mësojnë të jetojnë me të tjerët, të hapen. Do të thotë zhvillim”.

Por disa pjesë të shoqërisë mund të ndihen të mbingarkuara nga vala e madhe e migrimit. “Është e vështirë të thuhet a do të jetë në gjendje ta pranojë këtë dhe të mësojë të jetojë me këtë, po të jenë të larta dhe kriza dhe lufta të zgjasin për një kohë të gjatë”. Politologia paralajmëron se vala e migrimit nga Ukraina mund të përdoret nga populistët për të “përhapur urrejtje dhe neveri”.

Marrë nga DW.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi refugjatet ukrainas ne poloni lufta ukraine-rusi refugjatet ukrainas ne poloni

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin