LIVE UPDATES
Aktualitet

Regjimi i ashpër ‘41 Bis’/ Bëhen gati 20 qelitë e izolimit në burgun 313, hapen në shtator

31 August 2019, 14:27 Nga DOSJA
Regjimi i ashpër ‘41 Bis’/ Bëhen gati 20 qelitë e

TIRANË- Prokuroria e posaçme SPAK do edhe pak muaj që të nisë, por jo regjimi i ashpër 41 Bis, që do të vendosë në vështirësi burgosjen e eksponentëve të krimit të organizuar. Autoritetet parashikojnë që brenda muajit shtator regjimi i ashpër 41 Bis do të aplikohet në paraburgimin 313, në të cilin gjatë këtyre ditëve ka përfunduar instalimi i aparaturave që do të regjistrojë bisedat telefonike të këtyre personazheve, si dhe janë bërë gati 20 qeli.

Një burim pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda i konfirmoi Top Channel se pas një takimi të zhvilluar me këtë qëllim mes gjashtë zyrtarëve që nga Shërbimi Informativ deri tek zyrtarë të Shërbimit Penitenciar, është vendosur që 41 Bis të japë efektet e para për pak ditë. Sipas ligjit, autoriteti që firmos mbi regjimin e ashpër është ministri i Drejtësisë, dhe për këtë shkak Etilda Gjonaj ka zhvilluar një takim të posaçëm pas bërjes gati të qelive për 41 Bisin.

Një burim i sigurtë në këtë takim tregoi se ministrja ka kërkuar informacion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka nën proces dy çështje të tilla që pritet t’i dorëzohen ministres me kërkesën e arsyetuar për 41 Bis, por që është bazuar mbi informacionin e marrë nga Shërbimi informativ dhe drejtoria e burgjeve. Për shkak se çështja është ende në proces nuk jepet identiteti i këtyre personave të cilët dyshohet se kontaktojnë dhe ndërveprojnë nga burgu dhe jo vetëm me ushtarët e tyre, por edhe me anëtarë të grupeve të tjera. Më herët edhe drejtori i Përgjithshëm, Agim Ismaili deklaroi për Top Channel se aplikimi i regjimit të ashpër është çështje ditësh dhe se nuk do të pritet SPAK.

Por në fakt gjatë verës drejtoria e Përgjithshme e burgjeve lëshoi një urdhër për vëzhgimin paraprak ndaj disa të dënuarve dhe të paraburgosurve të dyshuar për 22 nga veprat që janë kompetencë e 41 Bisit, që nga pjesëmarrja në organizatë e grup kriminal deri tek terrorizmi. Siç duket ky informacion është përcjellë  tashmë në drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për ata persona që mendohet se vazhdojnë të mbajnë kontakte. Por një burim i sigurtë pranë sistemit penitenciar shpjegoi për Top Channel se pavarësisht parashikimit prej shifrës së deklaruar zyrtarisht prej 270 të burgosur që përfshihen në regjim të ashpër, 41 Bisi do të aplikohet vetëm për ata që ndërkohë ka dyshime se vazhdojnë të mbajnë gjallë lidhjet kriminale.

41 Bis i huazuar nga Italia përfshin një radhë të gjatë ndalimesh për të burgosurit që nga kontrolli i korrespondencës, reduktimi i qëndrimit në ajrim, deri tek izolimi nga të dënuarit e tjerë dhe telefonatat dhe takimet e regjistruara. Për një masë të tillë të ashpër i dënuari ka të drejtë ta kundërshtojë gjyqësisht pranë GJKKO, por që derisa Gjykata e Posaçme të ngrihet, mund t’i drejtohet Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Marrë nga Top Channel

dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu 313 qelite e izolimit regjimi 41 bis burgu 313 qelite e izolimit regjimi 41 bis

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin