LIVE UPDATES
Politike

Rekord botëror: Partia e Patozit regjistrohet nga Gjykata brenda pesë orësh

23 April 2019, 18:34 Nga DOSJA
Rekord botëror: Partia e Patozit regjistrohet nga Gjykata brenda pesë

TIRANË- Partia e sapokrijuar e Astrit Patozit u miratua dhe regjistrua në regjistrin e partive nga Gjykata e Tiranës brenda më pak se pesë orëve, nga paraqitja e kërkesës në gjykatë. Pa asnjë dyshim, është rekord botëror në legalizimin dhe regjistrimin e një partie të sapokrijuar.

Kjo procedurë jashtëzakonisht e shpejtë dëshmon se gjykata ka qenë në shërbim të Zotit Patozi për të ligjëruar partinë e tij, pa zbatuar procedurat dhe standardet ligjor.

Krijimi dhe veprimtaria e partive politike rregullohen nga Ligji për Partitë Politike, i cili përcakton disa kushte që duhen plotësuar dhe verifikuar nga gjykata për të regjistruar një parti. Për regjistrim duhen paraqitur në Gjykatën e Tiranës kërkesa për regjistrim, e cila duhet firmosur nga të paktën tre mijë individë, anëtarë themelues të partisë; statuti i miratuar i partisë; dhe kryetari i partisë, i cili është përfaqësuesi ligjor i saj.

Ndërkohë, dokumentacioni duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor, i cili përveçse verifikimit të përmbushjes së kushteve të mësipërme, duhet gjithashtu të verifikojë nëse statuti dhe dokumentat e tjera të partisë janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Kushtetuta e Shqipërisë, Neni 9/2, ndalon e krijimin e partive të cilat “mbështeten në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë”.

Në zbërthim të Kushtetutës, Ligji për Partitë Politike, Neni 7, zbërthen në detaje rastet kur nuk mund të krijohen partitë politike, përfshi ato kur funksionimi i saj bie ndesh me parimet demokratike dhe shtetin e së drejtës.

Në zbatim të Kushtetutës dhe të ligjit, pas dorëzimit të kërkesës nga personat e interesuar për të krijuar një parti, Gjykata duhet të shqyrtojë, formalisht dhe në thelb, përmbajtjen e statutit dhe të dokumentave të tjerë të propozimit, brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës.

Pjesë e shqyrtimit gjuhësor duhet të jetë edhe verifikimi i ekzistencës dhe orgjinalitetit të firmave të 3 mijë anëtarëve themelues. Ligji përcakton se për çdo anëtar themelues duhet të tregohen emri, mbiemri, numri personal i identifikimit, vendbanimi.

Nëse Gjykata ka dyshime në lidhje me ekzistencën ose saktësinë e të dhënave të anëtarëve themelues, ajo i lë partisë afat 20 ditor për të plotësuar apo saktësuar të dhënat.

Është e qartë se shqyrtimi gjyqësor kërkon kohë të konsiderueshme, ndaj edhe ligji i jep gjykatës 30 ditë të verifikojë të dhënat dhe të japë vendim për regjistrim të partisë politike.

Por në rastin e Zotit Patozi është zhvilluar një procedurë rrufe. Kërkesa për regjistrim është paraqitur sot paradite në Gjykatën e Tiranës dhe në mesditë çdo gjë ka qenë e përfunduar.

Le të supozojmë se kërkesa është paraqitur që në orën 08:00 të mëngjesit, ora kur hapet administrata e gjykatës, dhe le të supozojmë se regjistrimi ka përunduar në orën 13:00, kur Zoti Patozi ka bëri publik faktin e një posti në Facebook se partia e tij ishte regjistruar (ekziston mundësia që, në të vërtetë, kërkesa mund të jetë çuar më vonë se ora 08:00 dhe regjistrimi të jetë kryer më parë se ora 13:00. Kjo do të thotë se regjstrimi i partisë është bërë brenda pesë orëve.

Exit. al po rendit më poshtë të gjitha veprimet që kanë ndodhur brenda këtyre pesë orëve (ose së paku duhet të kishin ndodhur sipas ligjit).

— Kërkesa është dorëzuar në Gjykatën e Tiranës dhe më pas është protokolluar në zyrën e protokollit;

— Zyra e protokollit ia ka dërguar kërkesën Kryetarit të Gjykatës së Tiranës;

— Kryetari i Gjykatës ka hedhur shortin për të përzgjedhur gjyqtarin që do të shqyrtojë dhe vendosë për regjistrimin e partisë;

— Në varësi të kalendarit të çështjeve të gjyqtarit është përcaktuar data e shqyrtimit, që do të thotë se ka patur një gjyqtar që jo vetëm ka qenë i lirë sot, por e ka konsideruar prioritet të menjëhershëm këtë çështje;

— Dosja e kërkesës i është kaluar gjyqtarit të përzgjedhur dhe të gatshëm;

— Gjyqtari ka bërë të gjitha verifikimet fomale dhe në thelb, të sqaruara më sipër;

— Gjyqtari ka hartuar dhe firmosur vendimin;

— Vendimi ka shkuar për t’u vulosur dhe protokolluar në zyrën e protokollit;

— Vendimi është botuar në faqen zyrtare të Gjykatës së Tiranës. Sekretaria gjyqësore ka njoftuar palët për vendimin nëpërmjet ftuesit gjyqësor ose nëpërmjet rrugëvselektronike.

— Pala është paraqitur në gjykatë ka kërkuar në sekretari dhe ka marrë një kopje të vendimit.

Është përtej çdo dyshimi se asnjë nga këto veprime, e aq më pak të gjitha, nuk do të ndodhnin dot brenda ditës e jo më brenda pak orëve, nëse Gjykata e Tianës, administrata e saj, kryetari i gjykatës dhe gjykatësi i çështjes nuk do të ishin në dispozicion të Zotit Patozi.

Përtej kësaj, nuk ka asnjë mundësi praktike që gjykatësi të ketë kryer edhe shqyrtimin më minimal ligjor të dokumentave, prandaj mund të besohet se ai e ka nxjerrë menjëherë vendimin e regjistrimit.

Çdo qytetar që ka pasur sado pak punë me gjykatat mund të kuptojë fare mirë pamundësinë e kësaj procedure skajshmërisht të shpejtë dhe përtej edhe çdo lloj pritshmërie teorike ligjore.

Kjo lloj gadishmërie e të gjitha hallkave të Gjykatës Tiranë nuk mund të ishte e mundur pa një ndërhyrje nga nivelet më të larta të politikës. Se kush politikan i lartë i vendit ka qenë i interesuar që Zoti Patozi të pajisej me një parti — për të mundësuar regjistrimin në KQZ brenda të njëjtës ditë, që është afati i fundit për regjistrimin për zgjedhje — kjo mund të hamendësohet nga kushdo.

Në fund, vlen të theksohet edhe një fakt tjetër, jo pak i rëndësishëm. Partia Bindja Demokratike ka kryetar, i cili është regjistruar si i tillë në Gjykatë—madje edhe në KQZ, nëse partia është regjistruar sot për zgjedhjet lokale.

Asnjë parti nuk mund të regjistrohet pa deklaruar kryetarin në gjykatë dhe Bindja Demokratike nuk mund të jetë përjashtim—nëse është, regjistrimi i saj është i paligjshëm.

Prandaj, pretendimi publik i Zotit Patozi se partia e tij nuk ka kryetar, me shumë gjasa, është i pavërtetë, dhe, për rrjedhojë, duket se pohimi i parë publik i kësaj partie të re është i gënjeshtërt.

Bindja Demokratike, e kryesuar nga Astrit Patozi, u regjistrua sot në Gjykatën Administrative si parti politike. Po ashtu ajo u regjistrua në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. (Lexo këtu)

Marrë nga: Exit.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi gjykata e tiranes kqz regjistrimi i bindjes demokratike astrit patozi gjykata e tiranes kqz regjistrimi i bindjes demokratike

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin