LIVE UPDATES
Bota

REL: Lajcak dhe Escobar në Kosovë, presion për dialogun dhe Asociacionin

1 February 2022, 17:05 Nga DOSJA
REL: Lajcak dhe Escobar në Kosovë, presion për dialogun dhe

KOSOVË- I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë vazhduar të martën vizitën në Kosovë me takime me përfaqësues të partive opozitare. Një ditë më herët, dy diplomatët kanë takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. Ata kanë inkurajuar udhëheqësit e Kosovës që të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duke thënë se ky proces do ta afrojë Kosovën edhe më pranë BE-së.

Përfaqësuesit e partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thanë se në takim me diplomatët perëndimorë kanë shprehur mbështetje për dialogun si mekanizëm që siguron njohjen e ndërsjellë, pa e cenuar, sipas tyre, sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar bisedime në nivel të lartë qysh në korrik të vitit të kaluar. Çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe shihet si shkak i bllokadës. Formimi i këtij asociacioni është paraparë me një marrëveshje që Kosova dhe Serbia kanë arritur në vitin 2013.

Pse Asociacioni është problematik për Kosovën?

Qeveria e tanishme e Kosovës, e udhëhequr nga Kurti, thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion me bazë njëetnike. Serbia, në anën tjetër, insiston që në kuadër të dialogut, të bisedohet për Asociacionin, para se të diskutohet për ndonjë temë tjetër – gjë të cilën Kosova nuk e pranon. Njohësit e çështjeve politike në Prishtinë e shohin vizitën e Escobarit dhe të Lajçakut si presion të SHBA-së dhe të BE-së mbi Kosovën, për të rinisur dialogun me Serbinë dhe për të formuar Asociacionin.

Në prag të vizitës së tyre, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ka modele, për të cilat SHBA-ja mendon se mund të funksionojnë për këtë asociacion dhe se Qeverisë së Kosovës i është kërkuar që t’i shqyrtojë ato. Ai nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtyre modeleve, por Kurti, gjatë një konference të përbashkët për media me Escobarin dhe Lajçakun, ka thënë se është i gatshëm t’iu përgjigjet kërkesave dhe nevojave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë atyre serbë.

“Do të marrim praktikat më të mira aktuale edhe të Kosovës, por edhe të Bashkimit Evropian, e duke pasur në vëmendje edhe praktikat dhe mënyrat, të cilat i zbaton Serbia, sepse nuk duhet të kemi askund qytetarë apo komunitete që janë të privilegjuara, e diku tjetër të diskriminuara”, ka thënë Kurti.

Demhasaj: Deklarata e Kurtit nxori në pah presionin ndaj tij

Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare “Çohu”, me bazë në Prishtinë, thotë se deklarata e Kurtit ka zbuluar se ekziston një lloj presioni ndaj tij, lidhur me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Fakti që Kurti u shpreh se është për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës dhe që të gjithë të jenë të barabartë, në njëfarë mënyre tregon se ka presion për Asociacionin. Tash, mbetet të shihet për më shumë informacione ditëve të tjera. Por, me gjasë, kërkesa kryesore e zotit Escobar dhe e zotit Lajçak është që ai [Kurti] duhet të tërhiqet nga pozicionet momentale që ka”, thotë Demhasaj për Radion Evropa e Lirë.

Nga kabineti i kryeministrit Kuti kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se gjatë takimeve të djeshme midis Kurtit dhe diplomatëve perëndimorë “nuk ka pasur kërkesa specifike” në lidhje me çështjen e Asociacionit. Sipas analistit Imer Mushkolaj, qëndrimet tashmë të shprehura nga SHBA-ja se nuk do të cenohet integriteti dhe sovraniteti i Kosovës, si dhe ato të BE-së se nuk është e interesuar për një Republikë Sërpska në Kosovë, japin sinjale se po kërkohet zgjidhje.

Më 30 janar, Lajçak ka deklaruar për Gazetën Express në Kosovë se Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet, porse askush nuk e do një tjetër Republika Sërpska – duke iu referuar kështu entitetit me shumicë serbe në Bosnje e Hercegovinë. Sipas Mushkolajt, zgjidhja që po kërkohet tani është ndërmjet Marrëveshjes së vitit 2013 për Asociacionin dhe qëndrimit të Kurtit se Asociacioni nuk do të themelohet fare.

“Kam përshtypjen që të dy ndërmjetësit janë duke kërkuar zgjidhje midis këtyre dy ekstremeve dhe që do të mund të rezultonte me një organizim të ri – të mos e quaj asociacion – që do të mund të krijohej në Kosovë. Unë jam skeptik se mund të ndodhë një gjë e tillë, por më tepër besoj se do të kemi të bëjmë me një shpërndarje të më shumë të drejtave në fusha të caktuara për serbët. Nuk do të kishte një emër të veçantë, por, në praktikë, do të mund t’i shtonte të drejtat e tyre”, thotë Mushkolaj.

A do të bëjë Kosova kompromis?

Arton Demhasaj thotë se presioni ndaj Qeverisë së Kosovës, mund ta bëjë kryeministrin Kurti të lëvizë nga qëndrimi i ngurtë që ka kundër formimit të Asociacionit.

“Nga pala jonë [e Kosovës], me gjasë, mund të ketë lëvizje nga pikat ku janë, për shkak se, në rast se Escobar vjen dhe premton që marrëveshja finale [me Serbinë] duhet të përfundojë me njohje reciproke, atëherë, në këmbim të kësaj, mendoj që ata do të kërkojnë diçka. Gjasat maksimale janë që të kërkohet një lloj asociacioni”.

“Tash, se çfarë ka për të qenë ky asociacion, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit apo do të vijë ndonjë model tjetër, prej atyre që u përmenden ditëve të fundit, mbetet të shihet. Por, me shumë gjasë që Kosovës do t’i bëhet presion i madh që në këmbim të njohjes, të japë Asociacionin”, thotë Demhasaj.

Mushkolaj nuk pret që kryeministri Kurti të heqë dorë nga qëndrimi i tij kundër formimit të Asociacionit – së paku jo tash për tash. Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka për qëllim që çdo marrëveshje, që do të nënkuptonte zbatimin e më shumë të drejtave për serbët e Kosovës, ta shtyjë deri në njohjen nga Serbia ose që një gjë e tillë të bëhet pjesë e pakos së marrëveshjes përfundimtare.

“Assesi tash, kur Serbia nuk e njeh Kosovën, sepse një organizim i tillë [më shumë të drejta për serbët] do të ishte i rrezikshëm për integritetin dhe sovranitetin e vendit”, thotë Mushkolaj.

Edhe Demhasaj, edhe Mushkolaj vlerësojnë se një pjesë të përgjegjësisë për mosavancimin e Kosovës dhe të Serbisë në dialog, brenda një afati solid kohor, e ka Bashkimi Evropian. Sipas tyre, qasja e BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, për moszgjerim deri në një afat të pacaktuar, i ka destimuluar Kosovën dhe Serbinë që t’i rrisin përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, ka nisur në vitin 2011. Deri më tash, në kuadër të këtij dialogu, janë arritur 23 marrëveshje në nivel teknik dhe politik, por jo të gjitha prej tyre zbatohen në terren. Escobar dhe Lajçak do të vazhdojnë të udhëtojnë të mërkurën drejt Serbisë, për takime me udhëheqësit e atjeshëm.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti arton demhasaj gabriel escobar imer mushkolaj mirosllav lajçak vjosa osmani albin kurti arton demhasaj gabriel escobar imer mushkolaj mirosllav lajçak vjosa osmani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin