LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Relacioni sekret i kolonelit të Sigurimit: Në kampin e Çermës, emigranti nga Dibra…

3 May 2022, 06:21 Nga DOSJA
Relacioni sekret i kolonelit të Sigurimit: Në kampin e

Pjesa e katërt

Publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja voluminoze (formulare, hetimore dhe gjyqësore), e Myrteza Bajraktarit me origjinë nga Gostivari, i cili pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Tetovës, në vitin 1952, filloi studimet e larta në Universitetin e Shkupit, në degën e Filozofisë, ku krahas mësimeve ai u punësua edhe si gazetar në gazetën “Flaka e Vllaznimit” që botohej në Shkup, nga ku e largojnë shpejt, pasi botoi një artikull ku dilte hapur kundër shpërnguljes së shqiptarëve të Jugosllavisë, për në Turqi dhe si rezultat, u emërua si mësues në shkollën 7-vjeçare “Shaban Zeneli” të Kumanovës. Arrestimi i Myrtezait nga UDB-ja në vitin 1952, pasi ai bënte pjesë në një organizatë të fshehtë të quajtur, ‘Organizata Nacional-Demokrate Shqiptare’ dhe dënimi i tij me shtatë vite burg politik, të cilat i vuajti në burgun e Nishit dhe të Idrizovës. Arratisja nga Jugosllavia dhe ardhja në Shqipëri, ku pasi qëndroi disa kohë në kampin e internimit në Seman të Fierit, i’u dha e drejta e shkollës së lartë, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, por pasi refuzoi emërimin në qytetin e Beratit, në vitin 1971, arrestohet dhe dënohet me shtatë vite burg politik, me akuzën “agjitacion e propagandë”. Dalja nga burgu dhe lënia pa punë deri në shembjen e regjimit komunist dhe emërimi i tij si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Zvicër, deri në vitin 1993, si dhe më pas zgjedhja e tij si Kryetar Nderi i Lidhjes Shqiptare në Botë, për vendet e Beneluksit, ku ai punoi për çështjen e Kosovës, deri sa u nda nga jeta më datën 11 dhjetor 2020. E gjithë dosja e plotë e Myrteza Bajraktarit, me emrat e funksionarëve dhe oficerëve të Sigurimit të Shtetit, pseudonimet e bashkëpunëtorëve, “kolegëve” e “bashkëpatriotëve” që e ndiqnin dhe survejonin, provokatorët në qelitë e hetuesisë, dëshmitarët që i dolën në gjyq, letrat dërguar Enver Hoxhës dhe instancave të larta zyrtare ku kërkonte pafajësinë e tij, etj., etj., publikohet për herë të parë nga Memorie.al

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456789PreviousNext
Dokumenti sekret me relacionin e Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, kapiten Ibrahim Nasku dhe shefit të Seksionit të Parë, Ramadan Cana, lidhur me planin e masave agjenturalo-operative për ndjekjen e survejimin e shtetasit jugosllav, Myrteza Bajraktari në Kampin e Semanit

R E L A C I O N

Sekret

Mbi zbatimin e detyrave të planit të masave agjenturiale – operative të objektit Myrteza Bajraktari për 6 mujorin e parë.

Në detyrat e ngritura të planit të masave operative – agjenturore të gjashtëmujorit të kaluar, në drejtim të këtij objekti rezulton si më poshtë:

Pothuajse në përgjithësi detyrat e ngritura në këtë plan, nuk janë realizuar për arsye se gjatë kohës së vënies së tij në përpunim aktiv, nuk ka asnjë të dhënë agjenturore dhe asnjë material tjetër në ngarkim të këtij objekti.

Lidhur me pikëm e parë që bën fjalë për drejtimin e B.p. “Drini” nga ana jonë ky B.p. është drejtuar por nuk ka dhënë ndonjë gjë për objektin në fjalë. Këto nuk janë zbatuar se para disa ditësh është liruar nga Semani, megjithëse kjo punë është bërë para disa ditësh.

Po kështu për pikën e dytë, që bën fjalë se me kë shoqërohet ai në Seman, dhe për këtë pikë nuk janë realizuar kombinacionet, pasi nuk ka asnjë shënim operativ ose shënime të tjera që nga ajo kohë që ky objekt është vënë në përpunim dhe deri më sot. Po kështu dhe për drejtimin e B.p. “Kosovari” për detyrat që i janë dhënë në drejtim të këtij objekti, nuk janë realizuar, për shkak sepse në drejtim të këtij objekti, nuk kemi asnjë të dhënë.

Përveç detyrave që janë ngritur në këtë plan, dhe që nuk kanë gjetur zbatim, për faktin se objekti gjatë kohës së ardhjes së tij në Seman, ka qëndruar i veçuar dhe i pashoqëruar, me përjashtim të vëllezërve Llazana dhe 2-3 emigrantëve të tjerë që ka muhabet.

Për këtë qëllim në të ardhmen, mbeten detyra kryesore që të aktivizohet dhe të drejtohet agjentura me detyra të caktuara me qëllim që të bëjmë të mundur për të zbuluar veprimtarinë e tij armiqësore.

Këto janë konkluzione të planit të masave agjenturore – operative, të këtij objekti për gjashtëmujorin e kaluar të vitit 1963.

Datë 30.11.1963

Punëtori Operativ Shefi i Seksionit të Parë

Kapiten Ibrahim Nasku Major Ramadan Canaj

Dokumenti sekret me relacionin e përpiluar nga punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Kapiten i Parë, Odhise Gjylameti, lidhur me të dëshmitë e dhëna nga Munduh Hamza Nurçe, për Myrteza Bajraktarin

Material i nxjerrë nga relacioni i pyetjes së të riatdhesuarit Menduh Hamza Nurçes në Lushnje.

I përmenduri deponon si më poshtë:

Kur po përgatisja dokumentet me ardhë këtu, më takoi një arsimtar i quajtur Xhemali……..dhe është prej Racice që ka qenë arsimtar në katundin tonë dhe kjo na bëri të njiheshim.

Një ditë më tha se: i kam ca fjalë me ty, por kur të bëhesh gati për të ikur, se kam frikë mos më arrestojnë. Më vonë, kur unë u bëra gati me ardh këtu, u nisa për në katundin e tij dhe ai ishte nis për të më takuar mua. U takuam rrugës.

Pasi u përshëndetëm ai, më tha që do të më japi një porosi që unë duhet t’a thoja në vendin e duhur dhe se ti do të më japësh më parë fjalën që këto biseda që do bëhen mes nesh, do të ngelen këtu. Mbasi ja dhashë fjalën ai më tha se, në Shqipëri ka shkuar një farë Myrteza Bajraktari nga Gostivari dhe se atje është i lirë. Më duket se ky është agjent i dërguar nga jugosllavët, dhe se kur unë kam qenë në burg atë, e sollën si spiun që të vërtetonin qëndrimin tim.

Por ti nuk e din se sa i poshtër dhe i zgjuar është ai. Më vonë kur dola nga burgu e pashë që Myrtezai ishte i lirë dhe jo vetëm kaq por ditën rrinte me ata të UDB-së. Kur kam qenë në burgun e Idrizovës mora vesh që ai, iku në Shqipëri por fëmijët e tij i mbajnë këtu me rrogë. Pasi e ndigjova, i thashë se do ja plotësoja dëshirën.

Myrteza Bajraktari, i biri i Fahriut dhe i Remzijes, lindur në 1933 në Gostivar, fshatar i varfër, me profesion arsimtar, me kombësi shqiptare e shtetësi jugosllave, i emigruar në 17.6.1962 në sektorin e Peshkopisë, ka deklaruar në hetuesi, se; ka bashkëpunuar me UDB-në, por nuk pranoi se është dërguar me detyra prej tyre në Shqipëri.

Dhe si i tillë, i dyshuar si agjent i mundshëm jugosllav, u dërgua me banim në Seman të Fierit ku është edhe sot.

Tiranë më 30.12.1963

Puntori Operativ

Kapiten i Parë Odhise Gjylameti

Dokumenti sekret me raportin e hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimet të Shtetit, Kapiten Ibrahim Hasku, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Shqiponja”, lidhur me bisedat e zhvilluara nga Myrteza Bajraktarit në Kampin e Semanit

Marrë nga P.Op. Kapiten Ibrahim Hasku

Dhënë nga B.P. “Shqiponja”.

Dhënë më datën 9.4.1964

R A P O R T

Në datën 23.3.1964, në dhomën e madhe ishin duke biseduar, Myrteza Bajraktari, Rexhep Llazana, Gani Ahmetaj, dhe ai. Në bisedë e sipër ra muhabeti për prodhimin e Kombinatit të Tekstileve në Tetovë, dhe Myrtezai tha se vendin e parë e zë Jugosllavia për prodhimin e stofrave, sidomos dhe për cilësinë e tyre. Madje zënë vendin e parë në Ballkan. Rexhepi i thotë se edhe në Tiranë, në kombinatin e tekstileve, prodhohen stofra të mira. Myrtezai i thotë se ato nuk janë asgjë pasi kualiteti i tyre nuk është i mirë. Ai, thotë se kur erdha në Shqipëri, solla tre palë kostume të mira me cilësi të mirë, që nuk gjendeshin në Shqipëri.

“Shqiponja”

D E T Y R Ë

Të qëndrosh afër Myrteza Bajraktarit dhe të bisedosh vazhdimisht lidhur me qëndrimin e tij në Seman. Ndigjo mendimin e Myrtezait dhe nëse nuk i jepet liri për të dalë nga Semani, forco shoqërinë me të.

Masat operative

Informata të shtypet në tre kopje, një kopje të vendoset në dosjen e Myrteza Bajraktarit, nji kopje të vendoset në dosjen e Rexhep Llazanës, dhe një kopje në dosjen e Gani Ahmetit.

Vlerësimi i të dhënës: Myrtezai ka ardhur në Shqipëri në vitin 1962. Ai, është në përpunim aktiv dhe ka dyshime që të jetë dërguar nga Zbulimi Jugosllav.

Rexhepi është në përpunim 2/B dhe për këtë ka dyshime si agjent të zbulimeve të huaja. B.P. në të dhënat e tij nuk besohet shumë, nuk është i sinqertë, dhe i shton gjërat së tepërmi.

Puntori Operativ

Kapiten Ibrahim Hasku

Dokumenti ‘Tepër sekret’ i hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Kapiten i Parë, Odhoise Gjylameti dhe i miratuar nga Kryetari i Degës së Parë të Sigurimit të Shtetit, Kolonel Zylfi Lami, me planin e punës për ndjekjen dhe survejimin e emigrantit jugosllav, Myrteza Bajraktari në Kampin e Semanit

Tepër Sekret

Tiranë më 25.3.1965

Aprovohet

Kryetari i Degës së Parë

Kolonel Zylfi Lami

PLAN PUNE

“MBI KRYERJEN E DISA VERIFIKIMEVE NË DREJTIM TË EMIGRANTIT KOSOVAR, MYRTEZA BAJRAKTARI”.

Myrteza Fahri Bajraktari, lindur në 1933 në qytetin e Gostivarit, me profesion arsimtar, me kombësi shqiptare e shtetësi jugosllave, në datën 17.6.1965, ka emigruar në R.P. të Shqipërisë dhe është vendosur në Qendrën e Emigracionit në Seman të Fierit.

Gjatë kohës që zhvillohej hetuesia me të në Qendrën e Filtrimit të Shijakut, Myrtezai ka pranuar se kur ka qenë në Jugosllavi është vënë në shërbim të UDB-së. Ndërsa këtu ka ardhur i dërguar nga një organizatë anti-titiste, që ky ka pas formuar në Gostivar me emrin “Shkëndija”.

Sipas tij këtu, ka ardhur me detyra të organizatës me qëllim për të kërkuar ndihma dhe armë nga qeveria jonë, dhe të kthehej përsëri në Gostivar, për të organizuar kryengritjen. Ai, ka thënë që; bashkë me të në organizatë, ka qenë dhe J. L. nga Dibra e Madhe, i cili në 14.9.1963 ka emigruar në vendin tonë.

J.L. ka lindur në 1938, në Dibër të Madhe, me profesion bujk, arsim 8 vjeçar, me kombësi shqiptare e shtetësi jugosllave, me banim në qendrën e emigracionit në Çermë të Lushnjes.

I përmenduri në qendrën e filtrimit të Shijakut, ka deponuar për ekzistencën e organizatës dhe për rolin e Myrtezait në të.

Ai, deklaroi se Myrtezai e kishte ngarkuar që të vinte në Shqipëri dhe të kërkonte ndihma dhe armë. Ndërsa J.L. vetë, nuk ishte në dijeni të ardhjes së Myrtezait në Shqipëri, përpara tij.

Me qenë se qëndrimi i tij në Qendrën e Emigracionit ka qenë i mirë, dhe ai ka dhënë disa materiale për organet tona, në datën 14.4.1964, ai u rekrutua si B.p. i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Molla”, dhe puna e tij vlerësohet e mirë.

Për të sqaruar çështjen e kësaj organizate dhe pozitën e të përmendurve, pasi ka shumë dyshime që të jemi përpara një loje të UDB-së, dhe Myrteza Bajraktari ka mundësi që të jetë dërguar si agjent i tyre, do të ndërmerren këto masa:

Të organizohet takimi me B.p. “Molla”, i cili të pyetet dhe njëherë për organizatën dhe pjesëtarët e saj, dhe t’i kërkohet me hollësi gjithçka që ai din mbi Myrtezain. Mbas kësaj të bëhet krahasimi me ato që ai ka thënë në kohën e emigrimit, për të nxjerrë kontradiktat, që mund të ketë midis thënieve të tij.
Në rast se nuk do të lindin dyshime dhe ai do t’i mbahet thënieve të tij, B.p. “Molla”, të përgatitet me një vijë sjelljeje dhe të takohet me Myrteza Bajraktarin, qoftë në Lushnje ose Fier dhe biseda e tyre të përgjohet me T.O.
Të merret takim me të riatdhesuarin Menduh Nurçe që banon në Lushnje dhe të pyetet se çfarë din mbi Myrteza Bajraktarin. I përmenduri në këtë rast, të pyetet dhe për dy-tre persona të tjerë, me qëllim që ai të mos dyshojë se për kë interesohemi ne.
Po ashtu, pasi të merret vendimi i sektorit përkatës, të organizohet pyetja e të riatdhesuarve Myzafer Afce, Ahmet Pere, Shefqet Telhaku, etj. Ata të pyeten se çfarë dinë rreth Myrteza Bajraktarit. Po kështu dhe këta, të pyeten për dy-tre persona të tjerë, që të mos ju lindin dyshime.
Në përfundim në varësi me materialet dhe situatën e re që do dali me të përmendurin, të përcaktohen masat e mëtejshme që duhen marrë.
Ngarkohet me zbatimin e këtij plani, Dega e Fierit dhe Kapiteni i Parë, Odhise Gjylameti. Memorie.al

Tiranë më 25.3.1965

Puntori Operativ Shefi i Seksionit të Katërt

Kapiten i Parë Odhise Gjylameti Kapiten i Parë Ilo Noti

Vijon numrin e ardhshëm

Memorie.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

dikur dikur dashnor kaloci dashnor kaloci

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin