LIVE UPDATES
Bota

REPORTAZHI: Kosova heton mundësinë e identifikimit gabimisht të viktimave të masakrave

13 December 2020, 10:23 Nga DOSJA
REPORTAZHI: Kosova heton mundësinë e identifikimit gabimisht të

KOSOVË – Pasditen e 7 gushtit 1999, pas shtatë ditëve dërmuese në pritje të zhvarrimeve të trupave në varrezat e qytetit e Pejës, Shahe Berisha kishte parë me kujdes çdo trup që u nxor nga një varr masiv,  në përpjekje të identifikojë trupin e bashkëshortit të saj, Ramizit.

Shumica e kufomave, të varrosura njëra mbi tjetrën, kishin mbetur të padëmtuara dhe Berisha kujton se si e njohu trupin e Ramizit.

“Ai kishte një plumb në fyt dhe gjashtë në bark. Mjekra e tij ishte rritur pak në varr dhe njëri dhëmb i ishte thyer”, kujton ajo, duke folur në oborrin e saj në Lubeniq, një fshat rreth 10 kilometra nga Peja.

“Ia njihja rrobat. Për katër muaj nuk kisha harruar asgjë  të tij. E mbaj mend këmishën e tij që nga momenti kur ai më dha djalin tonë shtatë muajsh dhe u largua me burrat e tjerë”, shtoi ajo.

Ramiz Berisha, në atë kohë 28 vjeç, ishte në mesin e 64 burrave, grave dhe fëmijëve që u morën nga forcat serbe në Lubeniq dhe u vra vetëm disa metra larg shtëpisë së tij më 1 prill 1999.

Ai ishte në mesin e 12 trupave të parë që u gjetën në gropë masive në varrezat e qytetit perëndimor, Pejës nga ekspertët e  Tribunalit të Hagës, që po kërkonin prova për aktakuzat për krime lufte në Kosovë ndaj liderëve ushtarakë dhe politikë të Serbisë.

“Shumica e trupave identifikoheshin lehtë. Ekspertët e mjekësisë ligjore më thanë se dhëmbi i Ramizit ishte thyer kur kishte rënë përtokë pas të shtënave. I dëgjova teksa thoshin se dy trupa ishin varrosur të gjallë, por nuk e kuptova dot se kush ishin”, thotë Shahe Berisha.

Trupat e shumicës së viktimave të tjera të masakrës së Lubeniqit u gjetën në tri lokacione tjera në fshat, në varrezat në Pejë dhe të tjerët në një qendër trajnimi policor në Batajnicë të Serbisë. Dymbëdhjetë prej tyre janë ende të zhdukur.

Por më shumë se 21 vjet pasi u gjetën, eshtrat e burrit të Shahes dhe të 11 viktimave të tjera mund të zhvarrosen përsëri.

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, i cili po hulumton rastet e mundshme të identifikimit të gabuar të trupave të viktimave, po planifikon të mbledhë mostrat e gjakut  nga familjarët për verifikim.

Rishikimi i  gabimeve të mundshme  në identifikim do të bëhet në tri masakra të kohës së luftës – në Lubeniq, në fshatin Bishtazhin të Gjakovës, ku 64 persona u vranë dhe u varrosën  nga forcat serbe në prill 1999, dhe atë në Lubishte afër Prizrenit, ku u vranë 54 civilë.

Megjithatë, njoftimi se nevojitet një verifikim i mëtejshëm ka përtërirë dhimbjen të familjarët e viktimave që deri më tani kanë besuar se të afërmit e tyre ishin identifikuar saktë para se të varroseshin.

“Ne duam të dimë të gjithë të vërtetën”

Monumenti për viktimat në vendin e masakrës në Lubeniq. Foto: Serbeze Haxhiaj/BIRN.

Kushtrim Gara, udhëheqës  i sekretariatit të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, ka thënë se vendimi për të rishikuar çështjen e Lubeniqit, për gjasat e ndonjë identifikimi të gabuar  është bazuar në analizën e informacioneve dhe dokumenteve të masakrës.

“Nga viktimat e Lubeniqit, 12 u varrosën pasi u identifikuan me metodën tradicionale”, shpjegon  Gara, duke iu referuar trupave të identifikuar përmes njohjes nga rrobat e tyre ose sendeve të tjera personale,dhe jo me analizën e ADN-së, proces që në atë kohë nuk ishte duke u aplikuar.

“Gjithashtu, eshtrat e 6 personave të gjetur në të njëjtat vende ku u gjetën viktimat e Lubeniqit janë ende në morgun e Prishtinës”, shtoi ai, duke iu referuar 6 viktimave mostrat e ADN-së të së cilëve nuk po përputhen me ato të familjarëve të 12 të zhdukurve nga masakra.

“Ne do t’u kërkojmë familjeve të atyre 12 personave të identifikuar me metodën tradicionale të japin mostrat e gjakut për të verifikuar nëse ndonjë prej tyre është identifikuar gabimisht”, shpjegoi ai.

Shahe Berisha thotë se është pothuajse plotësisht e sigurt që e identifikoi saktë burrin e saj: “Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Megjithatë, ne do të japim mostrat tona të gjakut. Duam të dimë të vëretetën e plotë”.

Ajo tregon se pa kujdes shumicën e trupave të zhvarrosur nga varri masiv dhe vërejti se “kishte disa që nuk mund të njiheshin se kush janë”.

Një pllakë gjigante me emrat e të vrarëve të masakrës është vendosur para derës së Miradije Rrustemajt në Lubeniq,  në vendin ku ata ishin ekzekutuar.

Si Shaha, Miradija  gjithashtu kaloi shumë ditë në varrezat në Pejë, duke pritur që të zhvarrosej trupi i burrit të saj, Salihut, i cili u vra në masakër.

Kunati i saj dhe shumë anëtarë të tjerë të familjes që u vranë në masakër u identifikuan, por jo Salihu,në atë kohë 40-vjeçare që është një nga dymbëdhjetë viktimat që ende janë zhdukur.

Ajo tha se nuk ka shumë shpresë që verifikimi i mostrave të gjakut do të mund të rezultojë në identifikimin e burrit të saj. “Megjithatë, kjo është një tjetër mundësi dhe ne duam që kjo të sqarohet”, tha ajo.

“Familjet duhet të japin mostrat e tyre të gjakut. Ne duam të shohim se çfarë ka ndodhur”, shtoi ajo.

“Mblodha një kovë me eshtra”

Muharrem Alimehaj me fotografi të të afërmve të tij që u vranë në masakrën në Lubeniq. Foto: Serbeze Haxhiaj/BIRN.

Pas përfundimit të luftës së Kosovës 1998-1999, në total 4,505 njerëz u regjistruan si të zhdukur.

Metodat  tradicionale të identifikimit kanë vërtetuar se përbëjnë rrezik për identifikim të gabuar, u përdorën për të identifikuar të paktën 4,000 viktima të kohës së luftës deri në vitin 2003, kur një marrëveshje mes Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur dhe misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, bëri të mundur aplikimin e identifikimit përmes ADN-s.

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur nga atëherë ka mbledhur 14,913 mostra gjaku nga familjet e 4,447 personave të zhdukur dhe, deri më tani, 2,568 prej tyre janë identifikuar.

Megjithatë, 1,878 mostra gjaku të siguruara nga anëtarët e familjeve të personave të zhdukur nuk përputhen me asnjë nga profilet e ADN-së të eshtrave të viktimave në morgun e Prishtinës.

“Ky numër i lartë i rastesh tregon se ka pasur një numër të konsiderueshëm identifikimesh të gabuara”, ka thënë  për BIRN Matthew Holliday, kreu i Komisionit Ndërkombëtar për Programin e Ballkanit Perëndimor për Personat e Zhdukur.

Holliday shpjegon se autoritetet dhe familjet e të zhdukurve duhet të shqyrtojnë mbledhjen e mostrave të gjakut, familjarët e të cilëve u identifikuan pa metodën e ADN-së.

“Kjo do të zbulonte identifikimet e gabuara që kanë ndodhur para futjes në përdorim të procesit të identifikimit përmes ADN-së”, tha ai.

Njëzet e tri familje të personave të zhdukur nuk kanë pranuar ende  të japin mostrat e gjakut duke refuzuar të pranojnë që anëtarët e familjeve së tyre u vranë pasi u morën nga forcat serbe.

“Deri në 20 persona të zhdukur mund të identifikohen përmes ADN-së, nëse familjet e personave të zhdukur japin mostrat e gjakut”, tha Tarja Formisto, një eksperte e mjekësisë ligjore për Misionin Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë( EULEX).

Një nga ata që ka refuzuar të japë mostrën e gjakut është 74-vjeçari Halil Hasani, nga fshati Çabër në Mitrovicën Veriore. Për më shumë se 21 vjet, ai nuk e ka humbur shpresën për të parë përsëri katër djemtë e tij të zhdukur.

Fadili, atëherë 32 vjeç, Gazmendi 24 , Armendi, 20  dhe Hasani  15 vjeçar u kapën më 8 qershor 1999, një ditë para se Serbia të nënshkruante marrëveshje me NATO-n për t’u tërhequr nga Kosova.

Hasani ende beson se djemtë e tij janë gjallë diku në Serbi dhe nuk u është përgjigjur kërkesave të autoriteteve për marrjen e mostrave të gjakut.

“Për shumë vite kam pasur informacione se ata janë gjallë”, tha ai, megjithëse nuk pranoi të tregonte se kush ia dha informacionin.

Kreu i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gerxhaliu,  shpjegon se korrigjimi i identifikimeve të gabuara të mundshme do të thotë që nga familjarët e viktimave do të duhet të merren mbi 20,000 mostra gjaku.

“Është një proces shumë kompleks dhe duhet të kemi një qasje delikate me familjet e viktimave që mund të jenë identifikuar gabimisht”, thotë Gerxhaliu.

Muharrem Alimehaj humbi gjashtë anëtarë të familjes në masakrën e Lubeniqit – nënën e tij Haten, në atë kohë  72 vjeç, vëllain Osmanin 37 vjeç, kunatën e tij me aftësi të kufizuara Ferdonen, 31 vjeçe, nipin e tij pesëvjeçar Leonardin dhe dy kushërinjtë, Hatmonen 34 vjeçare dhe Fatmirin 16 vjeçar.

Në korrik 1999, ata gjetën eshtrat e kunatës së tij Ferdones dhe e varrosën atë. Të gjithë të tjerët janë ende të zhdukur.

“Mblodha një kovë me eshtra dhe ia dhashë Institutit të Mjekësisë Ligjore. Por për 21 vjet,  nuk ka ndodhur asgjë”, tha Alimehaj për BIRN.

I kujdesshëm për atë që mund të pritet nga procesi marrjes së mostrave të gjakut, ai thotë se   duhet për identifikim të plotë të gjitha viktimave të masakrës.

“Ne do të presim nëse kjo iniciativë për mbledhjen e mostrave të gjakut do të sjellë ndonjë gjë. Megjithatë ne do të ndërtojmë varret. Le të mbeten hapur”, thotë ai.

Serbia rigjykon vrasësit e dyshuar

Masakra e Lubeniqit dyshohet se u krye nga anëtarë të Skuadrës 177 të Ndërhyrjes të Ushtrisë Jugosllave.

Nëntë anëtarë të skuadrës u dënuan në vitin 2014 për vrasjen e më shumë se 118 shqiptarëve të Kosovës në Lubeniq dhe tre fshatra të tjerë afër qytetit të Pejës -Qyshkë, Pavlan dhe Zahaq – në pranverën e vitit 1999.

Por Gjykata e Apelit në Beograd e anuloi vendimin vitin pasues dhe e dërgoi çështjen për rigjykim. Të pandehurit pretenduan pafajësi dhe gjyqi vazhdon ende.

Marrë nga BIRN

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova heton viktimat e masakrave kosova heton viktimat e masakrave


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin