"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Reshjet e dendura të shiut në Elbasan, rrëshqitje dherash dhe inertesh në disa akse
11 December 2021, 09:35Nga DOSJA
ELBASAN – Reshjet e shiut kanë pushtuar Qarkun e Elbasanit, ndërsa në lartësi mbi 1000 metra ka pasur reshje dëbore. Në akset rrugore nacionale kemi pasur prani të inerteve e aluvioneve por që nuk kanë ndikuar në qarkullimin e mjeteve, përkatësisht në Elbasan-Qafë Thanë te kthesat e Murrashit, Gramsh-Moglicë, Elbasan-Rrogozhinë në segmentin Paper –Bishqem. Në aksin Librazhd-Steblevë ka prani dëbore 10cm deri 20 cm, kryesisht në segmentin Klenjë- Steblevë. Pjesa e rrugës Shirgjan Kacivel në Kacivel ka pasur bllokim të njërës anë nga rënia e një masivi dheu.
Prurjet e lumenjve e të përrenjve kanë qenë deri mesatare pa sjellë probleme. Furnizimi me energji elektrike ka qenë me problematika të vogla me ndërprerje tek fidrat 6 e 7 për Njësinë administrative Rrajcë e Stravaj, Fidri 3 në njësinë administrative Orenjë e Lunik, si dhe disa kabina ne Njësinë administrative Funar.
VLORË – Banorët e fshatrave të Lumit të Vlorës po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rritjes së prurjeve ...
DIBËR – Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe bore. Në lartësi mbi 800 metra ka patur reshje dëbore. Trashësia në zonat e the...
PUKË – Bashkia e Pukës ka lëshuar një apel për të gjithë ata qytetarë, të cilët kanë parkuar mjetet e tyre në rrugë. Me anë të një postimi Bashkia sh...
LEZHË – Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Qarkun e Lezhës, ndërsa deri më tani mësohet se niveli i ujërave në lumenjtë Drin, Gjadër, Mat dhe ...
KUKËS – Moti i keq me reshje të dendura dëbore kanë përfshirë Qarkun e Kukësit, ku mësohet se lartësia borës në Shishtavec ka shkuar në 15 cm, në Val...
VLORË– Moti i keq me reshje të dendura shi dhe erë të fortë ka dëmtuar urën e fshatit Mesaplik në Selenicë, dukë e nxjerrë atë jashtë funksionit. Për...