"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Art&Argëtim
Restoranti i Nusret kërkon kuzhinierë,paga sa çmimi i një pureje me patate
2 November 2021, 13:19Nga DOSJA
LONDER– Restoranti i Nusret-it në Londër është në kërkim të një shefi për të punuar në kuzhinën e tyre. Sipas MyLondonreklama pretendon të ofrojë një “rrogë konkurruese”, megjithëse thuhet se kandidatit do t’i paguhet një tarifë për orë prej 12 £ plus bakshishe, kjo page është e njëjtë me çmimin e një pureje me patate në menunë e restorantit.
Njoftimi për vendin e lirë të punës u bë në Caterer.com , në reklamën e Salt Bae thuhet: “Mundësi e mahnitshme për një shef me përvojë De Partie për t’iu bashkuar ekipit të Nusret në restorantin e ri në Londër!”
“Si një kuzhinier De Partie, ju do të punoni me më të mirë nga Britania e Madhe dhe jashtë saj.”
“Ju do të luani një rol jetik në një ekip të madh dhe do të mbështesni nga kryekuzhinierin gjatë shërbimit.
“Kandidatit të përzgjedhur i ofrohet një pagë shumë konkurruese dhe mundësi të shkëlqyera për të zhvilluar një karrierë globale. “Dërgoni CV-në tuaj!”
Nusreti u bë viral në internet në vitin 2017, pas fotos së tij duke hedhur kripën në një mënyrë të pa pare më parë, duke e rrëshqitur atë nëpër krahë. Nga ana tjetër shumë nga restorantet e Londrës kanë luftuar për të punësuar dhe mbajtur staf, pasi shumë persona janë larguar nga Mbretëria e Bashkuar duke luftuar për një të ardhme më të mire.
SHBA– Monedha dixhitale e frymëzuar nga seriali “Squid Game” në Netflix ka humbur pothuajse të gjithë vlerën e saj pasi u zbulua se ishte një mashtrim i m...
BRAZIL– Ditën e premte një papagall u kap duke zënë here pas here pamjet e një kamere rrugore, mbi një autostradë në Curitiba, të Brazilit.Papagalli ̶...
TIRANË– Monika Lubonja ka treguar për disa prej banorëve një moment sa qEsharak aq edhe të sikletshëm të jetës së saj. Mbrëmjen e djeshme ajo i trego...
SHBA– Këngëtari Jon Bon Jovi anuloi koncertin në Florida pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, para shfaqjeje së të shtunës. Bon Jovi është “plotësisht...