"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
VD-Rindërtimi/ Kryebashkiakja e Kurbinit shpërthen në lot në mes të fjalimit
28 December 2021, 16:05Nga DOSJA
LAÇ- Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara është emocionuar shumë saqë e ka ndërprerë fjalën disa herë, gjatë shpërndarjes së shtëpive për njerëzit e prekur nga tërmeti. Gjatë fjalës së saj, ajo u përlot, ndërkohë që ka përgëzuar banorët për banesat e reja. Ajo gjihashtu shtoi se rindërtimi në Kurbin po ecën më ritme në shpejta, duke theksuar se po punohet për rindërtimin e një lagjeje të re.
“Më lejoni të falenderoj një person të veçantë, që ka qëndruar krahë meje në çdo minutë, Lindita Nikolla. Një falënderim të veçantë… (përlotet) emocionet më kanë pushtuar, shkon për bashkinë Kurbin. Ti gëzoni shtëpitë e reja që janë shumë më të sigurta se ato që kemi pasur dy vite më përpara, ky vit i ri do ngelet në kujtesën tuaj gjatë se do jetë viti më i bukur që solli dhuratën më të bukur për ju. Kjo lagje është fryt i bashkëpunimit me miqtë tanë turq. Si sot para dy vitesh bashkë me Kryeministrin kemi vizituar 7 gërmadha të mbetura, biseda të gjata telefonike dhe ishte i vetmi nga ne që në çdo takim ngjallte shpresë për çdokënd. Kryeministër faleminderit që ke qëndruar pranë nesh në kohët më të vështira. Pak metra më larg po punohet për ndërtimin e një lagje të re, me 200 apartamente, një investim 100% i qeverisë shqiptare dhe donacione të BE. kanë përfunduar 6 shkolla e kopshte, janë në proces edhe 5 të tjera. Po ecet me ritme të shpejta për rindërtimin e spitalit në Kurbin. Ju siguroj se procesi i rindërtimit nuk do të ndalet në asnjë moment”, tha Cara.
KURBIN – Zv/kryeministri i Shqipërisë Arben Ahmetaj tregoi një moment nga biseda midis kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdog...
FIER – Kryetari i grupit parlamentar të mazhorancës dhe përfaqësuesi politik për Fierin Taulant Balla u shpreh së fundmi se ka ardhur koha për të ashpërsu...
TURQI- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të vijë së shpejti në Shqipëri për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara ...
TIRANË – Nënkryetarja e Partisë Demokratike në një deklaratë për shtypa ka thënë se skandali i publikimit të pagave të qytetarëve shqiptarë, mes të c...
TIRANË– Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami u shpreh për gazetarët se shërbimet që ofrohen ndaj publikut nuk do të cënohen me ha...
TIRANË – Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, ka folur në prezantimin e hartës së re gjyqësore, ku është shprehur se, kjo hartë ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e quan shortin e ndarjes së apartamenteve të procesit të Rindërtimit të drejtë dhe transparent. Teksa ka ndarë pamje ng...