LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjyqi i Metës/ Bushka: Shkarkojeni! Ka shkelur kompetencat, mos bëhet precedent

7 February 2022, 11:18 Nga DOSJA
Gjyqi i Metës/ Bushka: Shkarkojeni! Ka shkelur kompetencat, mos bëhet

TIRANË– Rinis seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta. Seanca ka nisur me argumentat e një prej përfaqësuesëve të Kuvendit, Klotilda Bushka, e cila në argumentimin e saj parashtroi të gjitha arsyet pse sipas saj gjyqtarët duhet të shkarkojnë Ilir Metën. Sipas saj, Meta kishte shkelur rëndë Kushtetutën; kishte mbajtur anë në zgjedhjet parlamentare, e po ashtu kishte sulmuar ashpër ndërkombëtarët e vendit. Po ashtu, ajo pretendon se të gjitha këto ndërhyrje janë bërë për të nxitur dhunë.

“Askush nuk mund të shpikë demokracinë, por ka detyrimin që të respektojë Kushtetutën. Duhet ndëshkuar kultura e pandëshkueshmërisë. Është dhënë këtu si argument sjellja e Presidentit rumun, ndërkohë që janë jo të duhura pasi në Rumani protestën e organizoi populli, ndërsa këtu te ne vetë Meta. E vërteta është se kjo sjellje diskrediton figurën e zyrtarit të lartë. Presidenca nuk i është përgjigjur pyetjeve tona. E mbyll duke rikthesuar se ky duhet të jetë proces për vendosje standardi. Që jep goditje kushtetuese ligjore për mosndëshkimi e zyrtarëve publik. Meta të shkarkohet se ka shkelur rëndë kushtetutën. Pasi në të ardhmen mos ketë të tillë precedent,”-tha Bushka.

ARGUMENTAT E PLOTË TË KUVENDIT:

Në përfundim të këtij procesi mund të themi se janë provuar shkeljet e rënda Kushtetuese nga presidenti. Është provuar faji. I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese të miratojë shkarkimin e Presidentit Meta. Askush s’mund të jetë mbi ligjin. Është detyrë e Kuvendit mbrojtja e Kushtetutës, të cilën Presidenti e ka shkelur. Meta ka shkelur nenin 86 pika 1 e Kushtetutës për neutralitet, ka denigruar figura politike dhe qeveritare, ka shkelur nenin 89 të Kushtetutës. Është sjellë si opozita e mazhorancës duke vepruar si anëtar partie. Ka shkelur betimin e bërë mbi Kushtetutë, që është shumë e rëndë. Është betuar se do t’i bindet Kushtetutës por e ka shkelur. Sjellja e Metës ka qenë aktive përsëritëse, ka dhënë intervista duke mbajtur qëndrime kundër një force politike, duke u kërkuar zgjedhësve të mos e votojë maxhorancën. Presidenti ka tejkaluar kompetencat për politiken e jashtme. Ka ndërmarrë sulme kundër diplomatëve të akredituar në Republikës e Shqipërisë. Ka përhapur akuza të rreme, ka thënë se SHBA është e aftë të kryejë krime kundër tij. Ka ndërhyrë në pavarësinë e gjyqësorit, ka sulmuar prokurorë e gjyqtarë. Kemi parasysh edhe përplasjet te FRD me Bashkinë Tiranë. Ka ndërhyrë edhe në punët e KQZ-së apo të Policisë së Shtetit. Ka ndërhyrë edhe te Gjykata Kushtetuese. Fakti se këto organe s’kanë reaguar, kjo nuk do të thotë që Parlamenti duhet të heshtë. Presidenti ka pasur gjuhë urrejtjeje dhe përçarëse, si përshembull situatat e vetëgjyqësisë. Presidenti ka dhënë model negativ. Ka inspiruar dhunë. Një vendim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese thotë se çdo zyrtar që shkel Kushtetutën nuk mund të vazhdojë me detyrën e tij. Nuk ka asnjë praktikë në botë që të të ketë sjelljen e Metës dhe të kosniderohet normale. Në Shqipëri kemi rastin edhe të presidentit Topi që iu shfaq vota haptazi dhe partia e quajti tradhtar e nuk reagoi siç ka bërë Meta. Metës i është dhënë mundësia për t’u mbrojtur ai zgjodhi të mos merrte pjesë. Juristët e Presidentit nuk thanë çfarë do ndryshonte në qoftë se do të kishte më shumë kohë seç i dhamë ne. Rikonfirmimi nga një Kuvend në tjetrin nuk qëndron. Pasi shteti ka vijueshmëri. Po te ishte kështu as Meta s’do ishte president. Pasi është zgjedhur nga një tjetër Parlament. Në vitin 2019 e njohu parlamentin si legjitim, por me të njëjtët deputetë 2 vite më vonë ndryshoi qëndrim. Meta e di mjaft mirë se Kuvendi s’ka asgjë me të, s’ka luftë. Po ushtrojmë kompetencën tonë. Përpjekja për të justifikuar sjelljen e tij për shkak të kushteve politike është shkelje. Nuk ka asnjë nen në Kushtetutë që justifikon këto sjellje si Kreu i Shtetit dhe Përfaqësuesi i Unitetit të Kombit. U përmend zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm por nuk u ankuan asnjëherë në Gjykatë për këtë gjë. Presidenti asnjëherë nuk shkoi në Kushtetuese që të mbrojë dekretet e tij. U përmendën ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por Meta asnjëherë nuk shkoi në Gjykatën Kushtetuese. Ai nuk ka pasur si qëllim mbrojtjen e Kushtetutës. Askush nuk mund të shpikë demokracinë, por ka detyrimin që të respektojë Kushtetutën. Duhet ndëshkuar kultura e pandëshkueshmërisë. Është dhënë këtu si argument sjellja e Presidentit rumun, ndërkohë që janë jo të duhura pasi në Rumani protestën e organizoi populli, ndërsa këtu te ne vetë Meta. E vërteta është se kjo sjellje diskrediton figurën e zyrtarit të lartë. Presidenca nuk i është përgjigjur pyetjeve tona. E mbyll duke rikthesuar se ky duhet të jetë proces për vendosje standardi. Që jep goditje ligjore për mosndëshkimi e zyrtarëve publik. Meta të shkarkohet se ka shkelur rëndë Kushtetutën. Në të ardhmen mos ketë të tillë precedent.

LAJMI KRYESOR: Shkarkimi i Metës në GJK/Presidenca: Meta mbi palët, u sulmua! PS: Rama, rol politik

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klotilda bushka shkarkimi i metes 2 klotilda bushka shkarkimi i metes 2

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin