"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
PD mbyll zgjedhjet, Vokshi: Mbi 39 mijë pjesëmarrës, 8 gra kryetare, kemi mangësi
28 April 2022, 11:01Nga DOSJA
TIRANË– Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka përfunduar procesin e zgjedhjeve në të gjitha degët E Partisë Demokratike, përveç dy prej tyre. Bëhet fjaslë për degën e Malësisë së Madhe dhe njësinë numër 12 në Tiranë. Në një konferencë për mediat, Albana Vokshi bëri me dije se ushtruan të drejtën e votës 39.512 anëtarë ndërsa për herë të parë u zgjodhën 8 zonja kryetare. Ajo foli dhe rreth problematikave por tha se çdo gjë do të zgjidhet brenda 30 prillit.
Pjesë nga fjala e Vokshit:
Sot mund të themi që në 70 degë të PD ka përfunduar procesi zgjedhor. Janë 39512 anëtarë që kanë ushtruar të drejtën e votës. Interesi i demokratëve ishte i lartë. Menaxhimi ka qenë shumë i mirë. Ka pasur fluks të madh në një pjesë të madhe të degëve. Konkurrenca ishte shumë e lartë, duke sjellë cilësi të lartë të përzgjedhjes. 190 ishin kandidatët, 27 ishin zonja në të gjitha degët ku janë zhvilluar zgjedhjet. Është pjesëmarrje më e madhe se në 13 qershor. Interesi i demokratëve ka qenë i lartë për këtë proces zgjedhor. Menaxhimi ka qenë shumë i mirë nga grupet e punës në çdo degë. Kanë qenë 192 kandidatë, 27 kandidatë kryetare. Për herë te parë janë zgjedhur 8 zonja kryetare. Do vazhdojmë që të kërkojmë që gratë të duan të garojnë për postet e kryetarëve. Ka degë, mund të përmend atë të Matit, ku është zgjedhur një zonjë, Denisa Vata. Ka modele të mira të zonjave dhe pjesa tjetër, rritja e pjesëmarrjes së grave është akoma më e lartë. Janë zgjedhur krytarët e tyre në çdo hallkë të hierarkisë, për herë të parë nuk ka pasur asnjë imponim nga lart, është vetë anëtarësia që ka propozuar, përzgjedhur dhe votuar kryetarët e degëve, kjo është për tu përshëndetur. Zgjedhjet bëhen me një anëtar, një votë, pushteti ka kaluar realisht nga kryetarët tek anëatrësia.
Partia Demokratike pret të mbajë Kuvendin më 30 prill, kur pritet të vendoset data e zgjedhjes së kryetarit të partisë. Një natë më parë, ish-kryeministri dhe lideri historik i PD-së tha se data 21-22 maj do t’i propozohet Kuvendit Kombëtar të PD-së për këtë gjë.
ITALI- Pesë persona janë arrestuar në Itali, mes tyre dhe një shqiptar nën akuzën e një grupi të organizuar në disa vjedhje të kryera në harkun kohor prej një v...
ITALI- Një 25-vjeçar shqiptar, me precedentë penal dhe pa dokumenta në Itali, u arrestua nga Karabinierët e Bolonjës pasi ju gjendën 13 kg kokainë.Sipas ...
SHKODËR– Makina e efektivit të policisë së Shkodrës, Dritan Turhanit është djegur mbrëmjen e djeshme. Ka dyshime se ngjarja mund të ketë lidhje me de...
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ashpërsuar rregullat e sigurisë. Shoferët që humbin të gjitha pikët nuk do t’i...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu lëshua sot opozitës në një larmi epitetesh dhe krahasimesh. Edhe pse të gjitha ishin fyerje të pastra, lajmi i mirë është që kr...
BRITANI E MADHE-Një 18-vjeçar shqiptar është shpallur i humbur në Merton të Anglisë, që prej datës 31 Mars. Policia është në kërkim të një adoleshentit. ...