"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Rivlerësimi i banesave, qeveria vendos afatin e ri për qytetarët
24 December 2021, 16:03Nga DOSJA
TIRANË – Shtyhet deri në 30 prill 2022 afati i procesit të rivlerësimit të banesave. Vendimi është marrë nga qeveria shqiptare nëpërmjet një akti normativ të marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Në aktin fundit normativ janë publikuar shtesat ligjore, ku theksohet gjithashtu se afati i ri “zbatohet edhe për kërkesat e dorëzuara pranë ASHK-së, të cilat nuk kanë përfunduar brenda datës 30 prill 2022, në rast se pagesa e tatimit për to bëhet para datës 31 korrik 2022.”
AKT NORMATIV PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.90/2019, “PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në ligjin nr.90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 1 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Në pikën 1, fjalët “… deri në datën 31 dhjetor 2021 …” zëvendësohen me “… deri në datën 30 prill 2022 …”;
2. Pas pikës 1 shtohet pika 1.1, me këtë përmbajtje:
“1.1. Parashikimi i pikës 1, të këtij neni, zbatohet edhe për kërkesat e dorëzuara pranë ASHK-së, të cilat nuk kanë përfunduar brenda datës 30 prill 2022, në rast se pagesa e tatimit për to bëhet para datës 31 korrik 2022.”.
Neni 2
Në nenin 5, fjalët “… dhe i shtrin efektet deri në datën 31 dhjetor 2021 …” zëvendësohen me “… dhe i shtrin efektet deri në datën 30 prill 2022 …”.
Neni 3
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
TIRANË – Gjatë konferencës për mediat, Kryeministri Rama ka denoncuar një gjyqtare që sipas tij po mban peng investimin në zonën e ish-gardës për ndë...
ELBASAN – Një makinë ka dalë nga aksi rrugor Elbasan-Librazhd. Automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj.Nuk dihet nëse ka persona të lënduar...
TIRANË– Pas skandalit të pagave të qytetarëve shqiptarë ka dhënë dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik i Tatimeve. Dorëheqja vjen pas publikimit ...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme një nismë të re, e cila ka në thelb këshillimin kombëtar me qytetarët. Në prezantimin e ni...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas publikimit të skandalit më të ri, atë të publikimit të mbi 530 mijë targa të automjeteve të qytetar...
TIRANË – Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj iu shmang pyetje nëse kryeministri Edi Rama do të thirret për të dhënë dëshmi në lidhje me skandal...