Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gasperini kërkon një përforcim cilësor për sulmin dhe talenti i Real Madridit është sërish në radarët e verdhekuqve. Pak minuta në fushë dhe dëshira për më shumë hapësira mund ta bëjnë të mundur një largim në merkaton e dimrit.

ITALI - Roma nuk ka hequr dorë nga Endrick. Sulmuesi 20-vjeçar i Real Madridit është rikthyer në listën e objektivave të klubit italian për merkaton e janarit 2027, ndërsa Gian Piero Gasperini kërkon të përforcojë repartin ofensiv.
Verdhekuqtë kishin tentuar të afronin brazilianin edhe gjatë verës, por atëherë marrëveshja nuk u realizua. Sipas raportimeve, José Mourinho kishte këmbëngulur për ta mbajtur lojtarin në Madrid. Tashmë, situata mund të marrë një tjetër drejtim, pasi Endrick nuk ka gjetur hapësirat e dëshiruara në pjesën e parë të sezonit.
Një largim në formë huazimi mund të ishte zgjidhja për të gjithë palët. Roma do të përfitonte nga shërbimet e një talenti me potencial të madh, ndërsa sulmuesi do të kishte mundësinë të luante më rregullisht dhe të vijonte zhvillimin e tij. Edhe përvoja e mëparshme në Lyon shihet si një precedent që mund të ndikojë në vendimin e tij.
Vetë Endrick ka folur për të ardhmen, duke theksuar se dëshiron të japë maksimumin për Real Madridin, por pa fshehur ambicien për të pasur më shumë minuta në fushë.
“Gjithmonë do të jap gjithçka për Real Madridin, sepse klubi vjen para çdo gjëje tjetër. Me vëmendjen dhe dashurinë që Mourinho më tregon, jam edhe më i motivuar të jap gjithçka”, është shprehur braziliani.
Megjithatë, mesazhi i tij për të ardhmen lë hapur disa mundësi: “Jam vetëm 20 vjeç dhe do të shoh se si do të zhvillohen gjërat. Dua vetëm të luaj, të jem i lumtur dhe të ndihmoj shokët e skuadrës. Nuk e di çfarë do të ndodhë në janar. Është në duart e Zotit. Thjesht po kërkoj atë që është më e mira për karrierën time”.
Endrick ka theksuar gjithashtu se do të vazhdojë të punojë me përulësi dhe të bëjë gjithçka për të avancuar në karrierë. Në Romë i ndjekin me interes këto zhvillime, ndërsa Gasperini shpreson që merkatoja e janarit t'i sjellë një përforcim të rëndësishëm në sulm.
Për momentin, nuk ka një marrëveshje apo negociata të konfirmuara, por dëshira e futbollistit për të luajtur më shumë mund ta kthejë këtë pistë në një nga historitë më interesante të merkatos së dimrit.
B.T (Dosja.al)
ARABIA SAUDITE - E ardhmja e trajnerit te Al Hilal, mbetet e hapur, pavarësisht raportimeve se nuk dëshiron të rinovojë kontratën q&eu...
ITALI - Interi po planifikon të ardhmen duke u mbështetur te lojtarët që konsideron pika të forta të skuadrës. Në plane...
TIRANE - Të luash për Kombëtaren shqiptare kërkon talent, përkushtim dhe bashkëpunim në fushë, por duket se komunikimi ...
Marc Cucurella në shtator kundër Interit në Ligën e Kampionëve SPANJE - Marc Cucurella ka shprehur bindjen se Real Madridi ësht&...
SPANJE - Barcelona ka marrë sinjale shumë pozitive për Dani Olmon. Mesfushori ofensiv po përparon mirë në procesin e rikuperimit ...
SPANJE - José Mourinho ka një arsye tjetër për t'u krenuar me aventurën e tij në Spanjë. Statistikat e trajnerëve q&e...
HOLANDE - Kombëtarja e Holandës do të përballet me dy mungesa të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme të Ligës ...
ARGJENTINE - Një tjetër episod i tensionuar ka përfshirë Mauro Icardin dhe Wanda Narën në Argjentinë. Më 6 nëntor,...
FRANCE - Clairefontaine ka përjetuar një atmosferë të veçantë me rikthimin e Zinedine Zidane pranë kombëtares francez...
GJERMANI - Vincent Kompany është në rrugën e rikuperimit dhe Bayern Munich pret ta ketë sërish në stol në ditët e ...