"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Rrëfimi i fermerit në Kamerras: Fëmijët e duan punën time
16 November 2021, 19:54Nga DOSJA
DURRËS – Në Durrës nuk gjen vetëm plazhin. Këtu jemi në fshatin Kamerras të Durrësit, Luan Hasa prej 30 vitesh punon tokën e tij.
“Zakonisht merrem me domate dhe speca, sipërfaqe kam 3 dynum e gjysmë. Tregun më të shumtën e çoj në Tiranë, çmimi i kësaj domateje sot është 80 Lekë të reja. Ky është çmim shumë i mirë. Gjithsej domate dhe speca unë prodhoj 500 kuintal, që në vlerë parash i bie 30 mln Lekë të vjetra në vit kjo shumë është shumë e kënaqshme”.
Tregu nuk është problem për Luanin, edhe pse për të shitur prodhimin e tij bujqësorë atij në shumë raste i duhet të punoj mbi 20 orë në ditë.
“Një herë në dy ditë shkoj në treg në orën 12 të natës nisëm nga këtu dhe dërgoj arkat me domate tek tregtarët, aq sa duan ata. Më pas kthehem në shtëpi nga ora 3 e mëngjesit fle gjumë deri në orën 7 të mëngjesit më pas vij këtu në serë. Fëmijët e duan duan këtë punë, edhe pse unë jetoj shumë mirë. Djali im duhet të merret më këtë punë se kam 30 vjet që punoj tokën, fëmijët tim e gënjen mendja që mund të gjej më mirë se këtu”.
Për domaten rose dhe specat kërkesat janë në çdo muaj të vitit. Për këtë arsye Luani hoqi dorë nga kulturat e tjera bujqësore. Luani thotë se bujqësia të siguron jetë të mirë nëse do natyrën, në të kundërt toka nuk të jep prodhim bujqësor.
TIRANË – Varësinë nga rrjetet sociale nxënësit e shfaqin edhe gjatë orëve të mësimit.Pa u shqetësuar nxënësit bullizojnë në shkollë.Pavarësisht se pë...
TIRANË – Presidenti i vendit Ilir Meta sulmoi hapur kryetarin e PD-së Lulzim Basha pas deklaratave të kryedemokratit se do të shkatërrojë trekëndëshi...
Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin e mbledhjes së firmave nga ish lideri i PD-së Sali Berisha për të thirrur Kuvendin Demokrat në 11 ...
FIER- Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, gazetari Spartak Koka solli dëshinë e një banori nga fshati Grecalli i Fierit, aty ku 38-vjeçari Klod...
GREQI- Atentat ndaj shqiptarit në Greqi! Mbrëmjen e sotme, në Nice të Greqisë, një makinë në lëbizje ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj dy personave, të dy me...