LIVE UPDATES
Bota

Rreziku i madh që vjen nga Kina për ekonominë gjermane, shkak është edhe COVID-19

3 September 2021, 07:49 Nga DOSJA
Rreziku i madh që vjen nga Kina për ekonominë gjermane, shkak

Kina ishte ekonomia e parë e madhe që doli fuqishëm nga pandemia e koronas me të gjitha bllokimet dhe kufizimet e saj. Kjo i bën sinjalet më të fundit ekonomike nga Kina edhe më shqetësuese – jo së fundi për Gjermaninë, pasi Kina është partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë.

Tkurrje në vend të rritjes

Në mes të javës, treguesi i ndjenjës i regjistruar nga revista e biznesit “Caixin” rezultoi çuditërisht i dobët. Me 49.2 pikë zhgënjyese, ai gjithashtu kaloi një barrierë të shëndoshë: vlerat nën të ashtuquajturin prag ekspansioni prej 50 pikësh tregojnë një tkurrje të aktivitetit ekonomik.

Ditë më parë, Indeksi i Menaxherëve të Blerjeve të shtetit për sektorin e shërbimeve kishte rënë tashmë nën pragun 50 – për herë të parë që nga shkurti 2020, kur Kina ishte në një mbyllje kombëtare.

Kosto e lartë e strategjisë “zero covid”

Në kërkim të shkaqeve për periudhën e papritur të dobësisë në ekonominë kineze, po vijnë në fokus masat e ashpra kundër koronës në Republikën Popullore. Kina ka një politikë të tolerancës zero ndaj virusit – me teste masive, mbyllje, kufizime në udhëtime dhe një sistem të rreptë karantine. Me çdo shpërthim të ri, kostot ekonomike të kësaj strategjie “zero covid” rriten.

“Ato godasin veçanërisht sektorin e shërbimeve, degë të tilla si transporti dhe logjistika, si dhe turizmin dhe gastronominë,” i tha Wan-Hsin Liu, eksperte kineze në Institutin e Kiel-it për Ekonominë Botërore (IfW), televizionit publik gjerman.

Në këtë kontekst, kohët e fundit shkaktoi një zhurmë të madhe mbyllja e përkohshme e portit të dytë më të madh të Kinës të kontejnerëve, Ningbo, pas vetëm një rasti korona në mesin e stafit.

Kundërshti më të forta konjukturore

“Ka pak dyshime se ekonomia kineze po përballet me një ngadalësim të mëtejshëm si rezultat i virusit dhe rregullimit nga politikanët,” është i bindur analisti i Commerzbank-ës Hao Zhou. Toleranca zero ndaj infeksioneve virale do të dëmtojë më tej ekonominë. Ekonomia kineze po përballet me kundërshti të forta.

Veçanërisht konsumi i brendshëm është nën presion, siç tregojnë të dhënat e dobëta të menaxherëve të blerjeve në sektorin e shërbimeve. Shitjet e makinave ranë 15 përqind nga viti në vit në tre javët e para të gushtit. Përfundimi është se tregu duhet të përgatitet për një minus të qartë në shitjet me pakicë në gusht, thekson ekonomisti Hao Zhou.

Një rrezik për ekonominë gjermane

Ky është një lajm i keq për ekonominë gjermane, pasi Kina ka qenë partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë që nga viti 2015. Vështirësi të reja në transportin detar, për shembull për shkak të mbylljes së terminaleve në Kinë, do të godisnin gjithashtu shumë kompani gjermane, shpjegon eksperti i IfW Liu.

“Kompanitë që blejnë pajisje elektrike, mallra të konsumit dhe lodra nga Kina dhe duan t’i shesin ato në Gjermani, për shembull në kohën e Krishtlindjeve, ka të ngjarë të jenë të parat që do të ndjejnë vështirësitë e transportit.”

Vetëm një fenomen i përkohshëm?

Por ka edhe shpresë: “Nëse masat kundër koronas funksionojnë mirë në Kinë, atëherë ndikimi në ekonominë gjermane gjithashtu duhet të jetë mjaft i kufizuar,” thekson ekonomisti Liu. Atëherë ngadalësimi i fundit ekonomik i Kinës do të ishte “më shumë një fenomen i përkohshëm, siç u vërejt edhe në pranverën e vitit 2020”.

Vëzhguesit e tjerë gjithashtu presin që situata ekonomike të përmirësohet së shpejti, pasi autoritetet kineze tani kanë vënë nën kontroll shpërthimin e fundit të koronës në shumë provinca, sipas të dhënave zyrtare.

“Meqenëse Kina i ka hequr në masë të madhe kufizimet për virusin që nga fundi i gushtit, ekonomia duhet të rimëkëmbet disi nga shtatori e tutje,” thotë ekonomisti i Commerzbank-ës Hao Zhou. “Pra, duke përjashtuar ndonjë shpërthim tjetër të madh të virusit, ekonomia mund të ketë pësuar vetëm një dështim të përkohshëm në tremujorin e tretë dhe të rimëkëmbet në tremujorin e katërt.”

Ofensivë e madhe rregullatore

Megjithatë, as kompanitë kineze dhe as ato gjermane nuk duhet të shpresojnë për masa stimuluese ekonomike në një shkallë të madhe. Fokusi i politikës ekonomike kineze është aktualisht diku tjetër: Pekini po i shtrëngon prej muajsh masat rregullatore.

Në luftën e tij kundër borxhit dhe tepricave në sektorin e pasurive të paluajtshme, si dhe kundër fuqisë së kompanive të mëdha të teknologjisë, Pekini ka të ngjarë të vazhdojë të mbështetet në masa për të ngadalësuar ekonominë. Në korrik, prodhimi i çelikut ra në nivelin e tij më të ulët në 15 muaj pasi qeveria kineze njoftoi se do të prodhonte më pak çelik për arsye të mbrojtjes së klimës.

Përtej variantit delta të koronavirusit, furia e re rregullatore e Pekinit është ndoshta rreziku më i madh për ekonominë e Kinës dhe partnerët e saj tregtarë për momentin.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ekonomia e kines ekonomia e kines

Sondazh

Bota 3 September 2021, 07:39

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell e quajti përvojën e Afganistanit një “katalizator”, një nga ato ngjarje historike, që ndryshojnë politik...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin