LIVE UPDATES
Ekonomi

Rriten “tenderët në tavolinë”, në 2020 kontratat u fituan me oferta më të shtrenjta

29 March 2021, 05:08 Nga DOSJA
Rriten “tenderët në tavolinë”, në 2020 kontratat

TIRANË– Rindërtimi dhe situata e pandemisë kanë orientuar institucionet drejt tenderëve me negocim pa shpallje paraprake ndërkohë që nuk kanë munguar këto procedura edhe për shërbime të tjera jashtë këtyre dy aspekteve.

Raporti vjetor i Agjencisë së Prokurimit Publik për vitin 2020 tregon se në total ishin 416 procedura me negocim pa shpallje paraprake me një fond limit prej 6.2 miliardë lekësh apo rreth 50 milionë euro. Vetëm për rindërtimin rezultojnë 74 negocime pa shpallje paraprake me një fond limit prej 2.1 miliardë lekësh ndërkohë që për COVID 19 ishin 191 procedura me po 2.1 miliardë lekë si fond limit.

Tenderët me negocim pa shpallje paraprake janë kritikuar vazhdimisht për shkak të hapësirave që lenë për abuzime por duket se nën justifikimin e dy emergjencave të njëpasnjëshme institucionet kanë gjetur shteg për t’i vijuar.

Nga ana tjetër ajo që bie në sy në vitin 2020 është fakti që ofertat e bëra nga operatorët ekonomikë për të marrë përsipër punë, mallra apo shërbime kanë qenë më të shtrenjta duke rezultuar me një kursim më të ulët sesa në vitin 2019. Përqindja që zë vlera totale e fituar ndaj fondit limit të prokuruar në vitin e kaluar ishte 92.15 për qind teksa një vit më parë ishte 91.3 për qind. Kjo do të thotë se autoritetet kanë kursyer më pak para nga garat e hapura prej tyre në sistemin e prokurimit.

Çuditërisht punët apo shërbimet më të shtrenjta kanë ardhur në një vit kur treguesi i ofertave mesatare për një procedurë ka ardhur në rritje. Në vitin 2020 mesatarja e ofertave ka qenë më e lartë që do të thotë se në një procedurë ka pasur më shumë operatorë pjesëmarrës në raport me një vit më parë. Ndërsa mesatarja e ofertave për procedurë ishte 2.57 në 2020 në raport me 2.37 në 2019 “gara” nuk ka prodhuar oferta më të lira.

Në vitin 2020 ajo që bie në sy është kërcimi i fondit që ka shkuar për tenderë që është më shumë se 2 miliardë duke u dyfishuar në raport me vitin 2019.

APP ka nënvizuar se përqindja më e madhe e procedurave është zhvilluar në 6 mujorin e dytë të vitit. Këto shifra për vitin 2020 kanë qenë të imponuara edhe nga periudha e pandemisë së Covid-19, ku në tremujorin e parë dhe të dytë u pezulluan apo u riplanifikuan nevojat.

“Megjithatë, kërkohet një koordinim dhe përgatitje më e mirë planifikuese në procesin e buxhetimit dhe detajimit të fondeve, kryesisht sa i përket investimeve publike”, thuhet në raport./ N.Maho

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi tenderat ne 2020 tenderat ne 2020

Sondazh

Ekonomi 27 March 2021, 06:25

Marketingu në pandemi dhe trendi i giveaway

Industria e marketingut iu përshtat dinamikës së pandemisë në vitin 2020 e në vazhdim. Një nga trendet më popullore është “dhurimi” apo “lojërat shpërblyese”(gi...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin