"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
VD-Rama me furnizuesit: Bord për naftën. Transparencë çdo ditë, kush s’e bën humbet pikën
11 March 2022, 07:38Nga DOSJA
TIRANË– Nesër pasdite, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin me parë me Bordin Kombëtar të Administrimit të Karburantit në vend. Në mbledhjen e sotme në Kryeministri së bashku me furnizuesit e naftës, Rama tha se situata e jashtëzakonshme e krijuar imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit, duke u “ngrirë” edhe eksportin të gjithë furnitorëve vendas. Në fjalën e tij, Rama prezantoi edhe anëtarët e Bordit; dy ministrat (Energjitikës dhe Financave); Drejtori i Tatimeve&AKU, e 5 furnitorë, që do i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre. Gjithashtu në takimin e sotëm me ta, Rama tha se ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të angazhohet për të krijuar rezervën shtetërore të naftës duke përdorur “Albpertol”. E po ashtu, nga nesër do të nisin kontrollet në terren ndaj furnizuesve të naftës për të kontrolluar nëse kanë gjendje rezervën e sigurisë së naftës, detyrim ligjor ky sipas VKM së vitit 2004. Sipas Ballukut, rezerva që duhet të kenë furnizuesit duhet të jetë e barabartë me 90 ditë shitje, në të kundërt masa e gjobës do të jetë 50% sa kuota e përcaktuar për rezervën e sigurisë.
Reagimi i kryeministrit vjen pas një presioni të fortë publik dhe një vale protestash që kanë shpërthyer në të gjithë vendin. Nafta kapi rekordin mbrëmjen e djeshme ku u regjistrua çmimi rekord prej 290 lekë për litër. Protestat e qytetarëve kanë detyruar shitësit e naftës të bëjnë një reflektim në çmim, ku sot ka nisur rënia. Çmimi për litër sot është 223 lekë të reja.
LUSHNJE– Ky është momenti kur fermerët e Lushnjes janë përplasur me policinë e shtetit. Që në orët e para të mëngjesit, fermerët kanë bllokuar zonë e njoh...
MAL I ZI- Rritja e menjëhershme e çmimit të karburantit në vend ka nxitur qytetarët e Shkodrës që të shkojnë në shtetin fqinj në Malin e Zi për të mbushu...
LUSHNJE– Policia e shtetit ka vënë nën hetim 7 persona pasi sipas tyre kanë bllokuar rrugën ditën e djeshme. Personat janë vënë nën hetim për shkak të pro...
TIRANË-Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al e hap me njoftimin që ka dhënë kryeministri Edi Rama për rritjen e natës,...