LIVE UPDATES
Politike

VIDEO- Rritja e çmimit të bukës/ Jorida Tabaku paralajmëron: Do thërrasim në seancë Autoritetin e Konkurencës, të trego

29 September 2021, 10:48 Nga DOSJA
VIDEO- Rritja e çmimit të bukës/ Jorida Tabaku

TIRANË– Deputetët e Partisë Demokratike, të pranishëm fizikisht në Komisionin e Ekonomisë, kërkuan ditën e sotme krijimin e kushteve për të patur një komunikim të rregullt. Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku u shpreh se ka thirrur një seancë dëgjimore Autoritetin e Konkurencës për rritjen e çmimit të bukës për të mësuar se çfarë ka ndodhur me rritjen e çmimit të bukës.


“Besoj se kam mbështetje të kolegëve socialistë përveç anëtarëve të PD-së këtu për të thërritur në një seancë dëgjimore Autoritetin e Konkurencës. Rritja e çmimit të miellit dhe bukës brenda një dite, marrja e një inisiative pa një hetim në treg, pa dalë me një konkluzion dhe me një raport nga Autoriteti i Konkurencës, por edhe situata e krijuar në përgjithësi me rritjen e çmimeve, na detyron ne si Komision të jemi të përgjegjshëm përpara atyre që na kanë votuar, të thërrasim këtu Autoritetin e Konkurencës, të na bëjë një prezantim të situatës, çfarë ka ndodhur me rritjen e çmimit të miellit brenda ditës, çfarë ka ndodhur me rritjen e çmimeve, të na japin një justifikim dhe të diskutojmë për ata që na kanë votuar”, tha Tabaku.

Deputeti i PD, Edmond Spaho, tha gjatë komisionit se zhvillimi i mbledhjeve online tregon se maxhoranca ka frikë nga debatet.

“Ndërkohë që hapen shkollat, ndiqen fizikisht nga nxënësit, hapen gjimnazet, universitetet, në një kohë mbledhjet e qeverisë zhvillohen me prani fizike, në një kohë kur Kuvendi me 140 deputetë me prani fizike ju insistoni që të zhvilloni punën e komisioneve të përhershme të Kuvendit, online. Kjo tregon vetëm frikë nga debatet. S’ka pse të keni frikë nga debati. Demokracia pa debat është e mbaruar”.

Sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu theksoi se opozita mbetet e vendosur për të qenë prezent në sallë fizikisht në komision, duke respektuar Kushtetutën dhe rregulloren.

“Bëjmë edhe një herë thirrje për reflektim. Shpresoj dhe besoj se edhe kolegët e tjerë të ishin prezent këtu për të ballafaquar dhe rrahur mendime profesionale në të mirë të qytetarëve. Ne do të vijojmë të jemi prezent në çdo mbledhje të komisionit duke bërë detyrën tonë dhe duke përfaqësuar interesat e qytetarëve që na kanë votuar. Kushtet janë mëse optimale, autobusët dhe stadiumet janë plotë, bare, restorante, qendra tregtare dhe u7k shoh asnjë arsye për të zhvilluar mbledhjen online”, tha Agalliu.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti dha një deklaratë për mediat pas mbylljes së njëanshme të mbledhjes. Ajo u shpreh se detyra e ture ëshë që të përfaqësojnë qytetarët në komisione ndaj do të jenë të pranishëm.

‘Në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Komisioni i Ekonomisë, ne kërkuam prezencën tonë fizike dhe sot ishim të gjithë pjesëmarrës këtu në komision. Dhe në mbledhjen më të parë të Byrosë së Kryetarëve kjo farsë e mbledhjes së komisioneve online do të marrë fund.  Kur sot janë të gjitha shkollat e hapura, universitetet, baret, teatrot; ne kërkojmë që puna në puna e deputetit të bëhet në terren. Ne sot ishim prezentë, sepse detyra jonë është të përfaqësojmë qytetarët shqiptarë për çështjet që ne mbulojmë në Komisionin e Ekonomisë, është një nga komisionet më të rëndësishme të Kuvendit. Kështu që ne sot ishim të prerë që prezenca jonë do të jetë këtu. U bëmë thirrje kolegëve tanë të PS-së, që përsëri edhe ata të na bashkohen tek nismat që kemi marrë, duke zbatuar të gjitha masat anticovid; vaksinimin e deputetëve, testet dhe prezencën me maska. Një tjetër problem që ne hasëm ishte padukshmëria e anëtarëve të komisionit nga Partia Demokratike pasi pjesa e ekspozimit ishte vetëm pjesa online, ku ne nuk dukeshim që ishim prezentë. Ne duam që t’i bëjmë të qartë të gjithë qytetarëve shqiptarë që PD është n lë terren është pjesë e komisioneve dhe ku ka për të bërë të gjitha projekt propozimet në të mirë të qytetarëve.’- tha Koti.

PS tërhiqet për Komisionet/ PD shkon fizikisht, Gjekmarkaj: S’mu dha fjala, situatë absurde! Balla: Javën e ardhshme kalojmë fizikisht!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike debati per komisionet parlamentare jorida tabaku partia demokratike debati per komisionet parlamentare jorida tabaku partia demokratike

Sondazh

Politike 29 September 2021, 09:53

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj deklaroi se vendimi i Partisë Socialiste për tu rikthyer në sallat e Kuvendit ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin