LIVE UPDATES
Bota

Rritja e rasteve të reja me Covid-19/ SHBA rrezikon rikthimin e një vale të dytë të pandemisë

11 November 2020, 21:18 Nga DOSJA
Rritja e rasteve të reja me Covid-19/ SHBA rrezikon rikthimin e një

SHBA- Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo vendosi të mërkurën një raund të ri kufizimesh që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit ndërsa niveli i infeksioneve dhe shtrimeve në spital po rritet në shtetin që ishte epiqendra e shpërthimit në SHBA, në fazat e hershme të pandemisë.

Zoti Cuomo urdhëroi mbylljen e bareve, restorante dhe palestra në të gjithë shtetin duke filluar prej orës 10:00 në mbrëmje si dhe kufizoi në 10, numrin e njerëzve që mund të marrin pjesë në festa private.

Masat e reja, të cilat hyjnë në fuqi të premten, vijnë një ditë pasi Kalifornia dhe disa shtete të Amerikës qendrore forcuan kufizimet ndaj banorëve të martën në një përpjekje për të frenuar përhapjen e shpejtë të virusit.

“Ky është shansi ynë i fundit për të ndaluar një valë të dytë”, shkruante në një postim në twitter të mërkurën kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut Bill de Blasio.

Ndërsa numri i infeksioneve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve si pasojë e COVID-19-s po rriten në të gjithë vendin, po shtohen gjithnjë e më shumë sinjalet se një valë e dytë mund të përfshijë zonat në verilindje, të cilat ia kanë dalë deri tani të vendosin nën kontroll pandeminë pas goditjes që morën në pranverë.

CDC-ja ka raportuar rreth 240 mijë vdekje nga koronavirusi.

Shtetet e Bashkuara raportuan më shumë se 1,450 vdekje të martën, shifra më e lartë e regjistruar brenda një dite që nga mesi i gushtit, sipas një analize të agjencisë Reuters.

Në Nju Xhersi, një nga pikat e nxehta të hershme në SHBA, një rritje e madhe e rasteve në Newark, qyteti më i madh i shtetit, detyroi Kryetarin e Bashkisë Ras Baraka të zbatojë masa agresive, përfshirë një ndalim-qarkullimi për zona të caktuara.

Në Newark, niveli i rasteve pozitive me koronavirus u rrit në 19 për qind, më shumë se dyfishi i mesatares shtatë-ditore të shtetit prej 7.74 për qind siç tha zoti Baraka në një deklaratë të martën.

Guvernatori i Nju Xhersit Phil Murphy njoftoi disa kufizime të hënën si përgjigje ndaj rritjes së rasteve me COVID-19 në shtet dhe shpërthimit të rasteve pozitive mes banakierëve.

Në shtetin e Marilendit, ku shkalla e rasteve pozitive me COVID-19 u regjistrua 5.6 për qind të mërkurën, zyrtarët njoftuan për rritje të numrit të shtrimeve në spital.

Më shumë se 800 persona po trajtohen për koronavirus në spitalet e këtij shteti që nga e mërkura, numri më i lartë ditor që nga muaji prill sipas Mike Ricci, drejtori i komunikimit i Guvernatorit Larry Hogan.

Të martën një numër rekord njerëzish kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në disa shtete qendrore e perëndimore, përfshirë Alaskën, Indianën, Mizurin, Dakotën e Veriut, Uiskonsin dhe në shtetin Uajoming.

Zyrtarët në shtetet më të goditura nga virusi iu lutën banorëve të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi e të dëgjojnë këshillat e ekspertëve duke vendosur maska, duke larë duart dhe duke ruajtur distancën fizike.

Të martën Shtetet e Bashkuara regjistruan rreth 62 mijë raste shtrimesh në spital me COVID-19 , duke kaluar me më shumë se dy mijë raste, nivelin më të lartë të shënuar brenda një dite në mes të muajit prill.

Numri në rritje i pacientëve të shtruar me COVID-19 në të gjithë vendin ka krijuar probleme me kapacitetet pritëse të institucioneve shëndetësore, veçanërisht në disa shtete perëndimore të amerikane.

Disa spitale kanë ngritur çadra në parkingje për të trajtuar pacientët e shumtë me koronavirus, ose janë detyruar t’i transferojnë ata në spitale në zona të tjera të vendit.

Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën me më shumë se 10.1 milionë raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Vetëm të martën u njoftuan mbi 130 mijë raste të reja, sipas programit që ndjek përhapjen e COVID-19-s.

SHBA-ja raportoi më shumë se 1 milion raste të reja me COVID-19 në vetëm 10 ditët e para të nëntorit, mesatarisht më shumë se 110 mijë raste të reja në ditë.

Ndërsa pandemia përkeqësohet në të gjithë vendin, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë rishikuar udhëzimet lidhur me përdorimin e maskave. Agjencia federale njoftoi të martën se mbajtja e maskës jo vetëm që mbron të tjerët, por personin që e mban atë.

Marrë nga:VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Bota 11 November 2020, 19:31

Biden takohet me zyrtarët e tij të tranzicionit

SHBA- Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden po takohet me këshilltarët e tij të tranzicionit ndërsa vazhdon planifikimet për të marrë kontrollin e qeverisë k...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin