"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Rritja ekonomike, PD: S’është reale, e gjitha propagandë. Njerëzit më të varfër
30 September 2021, 16:17Nga DOSJA
TIRANË– Nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu ka komentuar rritjen ekonomike që prezantuan sot në një konferencë për shtyp zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delinda Ibrahimaj.
Me anë të një reagimi zyrtar, deputeti Agalliu shkruan se rritja ekonomike me 17.9% është e gjitha propagandë dhe nuk është shifër reale.
“Rritje ekonomike 17.9% në tre mujorin e dytë të 2021!!! Lajm bombastik për realitetin shqiptar. Shifra është impresionuese, por padyshim shumë larg të vërtetës së hidhur të tavolinave shqiptare. Të thuash jemi rritur 17.9% kur shqiptarët kërkojnë të largohen çdo ditë është propagandë. Të thuash jemi rritur 17.9% kur papunësia vret familjet shqiptare çdo ditë e më shumë është propagandë. Të thuash jemi rritur 17.9% kur shqiptarët konsumojnë gjithmonë e më pak nga shtrenjtimi i çmimeve është propagandë. Të thuash jemi rritur 17.9% kur pagat janë ulur si rezultat i efekteve negative në ekonomi të pandemisë dhe keq qeverisjes është propagandë. Ndoshta 17.9% jemi rritur, por të marrin parasysh paratë që ju vidhen shqiptarëve çdo dite nga koncesionet, PPP, korrupsioni në administratën publike, etj. Pasuria e një grushti njerëzish patjetër që ndikon në rritjen ekonomike por jo sepse shqiptarët janë më mirë. Sot, ata janë më të varfër se dje. 17.9% thjesht një propaganda,”-shkruan ai.
TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Evropia në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim zyrtar me ministrin e sapoemëruar të Drejtësisë, Ulsi Manja. ...
TIRANË- Qeveria vendosi miratimin e rregullave dhe të procedurave për trajtimin financiar të familjarëve të punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipëris...
KUKËS– Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka inspektuar sot nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën e fshatit në Malqenë. Gjatë inspektimeve, G...
TIRANË– Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka prezantuar shifrat e rritjes ekonomike në vend, duke bërë me dije se në janar të këtij viti, ishin fituar të...
TIRANË– Sektori i bujqësisë është i vetmi që ka shënuar bilanc negativë në tremujorin e dytë, por për zv.kryeministrin Arben Ahmetaj nuk ka krizë. E ...
TIRANË– Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar kërkesën për thirrjen në seancë dëgjimore të Autoritetit të Konkurences. Me 4 tetor, deputetë...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave.Në një pos...
TIRANË– Partia Demokratike ka dorëzuar ditën e sotme kërkesën në Kuvendin e Shqipërisë që të ngrihet Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Is...