LIVE UPDATES
Bota

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Ndërkohë, zyrtarë evropianë i thanë Radios Evropa e Lirë se diplomati i lartë amerikan ka shprehur privatisht dyshime edhe për pjesëmarrjen e presidentit rus, Vladimir Putin, në samitin e G20-ës, që do të mbahet në dhjetor në Majami.

1 November 2026, 09:45 Nga G.M
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë,
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në Atlanta, më 31 tetor 2026: “Nuk po pretendojmë se jemi në prag të një marrëveshjeje përmes negociatave”.

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se nuk është i sigurt nëse është i mundur përfundimi i luftës në Ukrainë përmes negociatave. Ndërkohë, zyrtarë evropianë i thanë Radios Evropa e Lirë se diplomati i lartë amerikan ka shprehur privatisht dyshime edhe për pjesëmarrjen e presidentit rus, Vladimir Putin, në samitin e G20-ës, që do të mbahet në dhjetor në Majami.

Zyrtarët evropianë, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se Rubio u kishte shprehur privatisht homologëve perëndimorë dyshimet e tij për arritjen e një marrëveshjeje paqeje në muajt e ardhshëm. Këto diskutime u zhvilluan gjatë takimit dyditor të ministrave të Jashtëm të G20-ës në Atlanta, i cili përfundoi më 31 tetor.

Deklaratat publike të Rubios në konferencën përmbyllëse për media ishin dukshëm të rezervuara. I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse besonte se mund të arrihej një marrëveshje përmes negociatave, duke pasur parasysh se Moska nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj, ai tha se Uashingtoni ende po përpiqet të përcaktojë nëse një marrëveshje është e mundur.

“Nuk e di nëse paqja përmes negociatave është e arritshme në Ukrainë. Këtë po përpiqemi ta zbulojmë”, tha Rubio. “Nuk mendoj se dikush këtu po pretendon se jemi në prag të një marrëveshjeje përmes negociatave”.

Ai tha se të dërguarit e presidentit Donald Trump, përfshirë Jared Kushnerin dhe Steve Witkoffin, po i kushtojnë një pjesë të madhe të kohës çështjeve të Ukrainës dhe Iranit. “Por nuk jam këtu për t’ju thënë se jemi në prag të një marrëveshjeje të tillë”, tha Rubio, duke shtuar se shpreson që përfundimisht të arrihet një marrëveshje. Ai sqaroi gjithashtu se negociatat për Ukrainën nuk ishin diskutuar gjatë takimit të G20-ës në Atlanta.

Ftesa për Putinin në Majami

Rubio ishte po aq i kujdesshëm kur u pyet nëse Putini do të merrte pjesë në samitin e dhjetorit, të cilin Trump planifikon ta organizojë në resortin në Florida.

“Nuk e di as nëse presidenti Putin do të vijë në Majami. Ata ende nuk na kanë njoftuar dhe as nuk e kanë konfirmuar”, tha ai.

Tre zyrtarët evropianë i thanë Radios Evropa e Lirë se Rubio kishte shprehur privatisht dyshime se presidenti rus do ta pranonte ftesën. Ata thanë gjithashtu se sekretari amerikan i Shtetit kishte mbrojtur vendimin e administratës për ta ftuar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Atlanta, dhe për t'i dërguar ftesë Putinit, duke argumentuar se angazhimi diplomatik është i domosdoshëm për arritjen e një marrëveshjeje.

“Si mund të arrihet një marrëveshje përmes negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse nuk ke mundësi të bisedosh si me Rusinë, ashtu edhe me Ukrainën?”, pyeti më vonë Rubio, kur gazetarët këmbëngulën për këtë çështje.

Ai tha se Trump nuk e konsideron takimin apo bisedën me një udhëheqës të huaj si legjitimim të veprimeve të tij apo si pajtim me gjithçka që ai përfaqëson. Rubio përmendi gjithashtu arsenalin bërthamor të Rusisë si një arsye për ruajtjen e komunikimit mes Uashingtonit dhe Moskës, pavarësisht gjendjes së marrëdhënieve dypalëshe.

“Është gjithmonë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të kenë komunikim në njëfarë niveli, për shkak të rrezikut të përshkallëzimit në të ardhmen”, tha ai.

Duke folur për kontaktet e tij me Lavrovin në Atlanta, Rubio tha se ata nuk kishin zhvilluar takim zyrtar. Sipas tij, kishin biseduar shkurtimisht për mundësinë e takimit të udhëheqësve të vendeve të tyre në samitin e ardhshëm të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), por nuk kishin bërë ndonjë zotim konkret lidhur me samitin e G20-ës

Sipas zyrtarëve perëndimorë, vlerësimi që Rubio kishte ndarë privatisht përfshinte edhe mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, të cilën ai, sipas tyre, e kishte cilësuar si jorealiste në një të ardhme të afërt dhe të papranueshme për Putinin.

Rubio, sipas zyrtarëve, kishte paralajmëruar se marrja nën kontroll e të gjithë rajonit të Donbasit nga Rusia nuk do t'i përmbushte ambiciet territoriale të Kremlinit. “Kjo nuk do t'ia shuajë oreksin Rusisë”, u kishte thënë ai evropianëve, sipas zyrtarëve. Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment lidhur me deklaratat private që i atribuohen Rubios.

Hapja e Detit të Zi

Ndonëse Rubio nuk shfaqi shumë optimizëm publik për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes, ai përmendi një synim më të kufizuar diplomatik, për të cilin Uashingtoni shpreson se mund të ketë rezultate: një armëpushim në Detin e Zi.

Gjatë bisedimeve në Atlanta, zyrtarët evropianë i bënë thirrje Moskës t'i ndalë sulmet që rrezikojnë transportin detar në këtë rrugë ujore strategjike, e cila është jetike për eksportet bujqësore të Ukrainës. I pyetur nëse përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje të tillë po fitonin vrull, Rubio paralajmëroi që mundësitë të mos mbivlerësoheshin. “Nuk do ta quaja vrull”, u tha ai gazetarëve, duke përshkruar në vend të kësaj interesimin në rritje të disa vendeve për të vepruar si garantuese apo ndërmjetësuese të një marrëveshjeje.

Ai tha se Uashingtoni po shqyrton propozimet e paraqitura nga Turqia dhe se edhe India kishte shprehur interesim për të ofruar ide. “Do të dëshironim ta arrinim këtë. Kjo nuk e zgjidh luftën, por të paktën zgjidh një aspekt të veçantë të saj”, tha Rubio.

Ai paralajmëroi se pengesat në transportin e drithërave dhe energjisë po shkaktonin pasoja serioze për vendet e cenueshme, veçanërisht për ato që varen nga importet e ushqimit. “Kjo po kërcënon sigurinë ushqimore të botës, si dhe një pjesë të sigurisë energjetike”, tha ai.

Kjo çështje u ngrit edhe nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë bisedimeve me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Stamboll, më 31 tetor. Zelensky falënderoi Ankaranë për mbështetjen ndaj sovranitetit të Ukrainës dhe përpjekjeve për të garantuar lundrim të sigurt në Detin e Zi.

Evropianët përballen me Lavrovin

Takimi në Atlanta nxori në pah ndasitë e thella mes Moskës dhe qeverive evropiane. Prania e Lavrovit bëri që disa delegacione të refuzonin pjesëmarrjen në fotografinë tradicionale familjare të G20-ës. Në fund, fotografia u anulua. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, e akuzoi Lavrovin se gjatë diskutimeve kishte paraqitur narrativa të rreme për luftën.

Kallas u tha gazetarëve se Rusia nuk dukej e gatshme për negociata paqeje, duke iu referuar intensitetit të vazhdueshëm të sulmeve ndaj Ukrainës. Ndërkaq, Lavrov kritikoi atë që e quajti “bojkot arrogant” të Evropës dhe përgëzoi administratën Trump për gatishmërinë e saj për t'u angazhuar me Moskën.

Rubio tha se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të shqyrtuar mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike, duke e cilësuar luftën si shkatërruese për të dyja vendet. Ai përmendi sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës dhe rritjen e numrit të viktimave civile, por edhe humbjet e mëdha ushtarake të Rusisë. Sipas vlerësimit të tij, rreth 20.000 rusë po vriten çdo muaj.

“Është një luftë shumë vdekjeprurëse dhe shkatërruese”, tha Rubio, duke paralajmëruar se çdo muaj shtesë i luftimeve do ta bëjë më të vështirë rindërtimin e Ukrainës në të ardhmen.

Ai tha se objektivi kryesor i Uashingtonit ishte të përcaktonte nëse mund t'i shfrytëzonte kontaktet me të dyja palët për të lehtësuar përfundimin e konfliktit.

G20 pa konsensus

Takimi dyditor i ministrave përfundoi pa një komunikatë të përbashkët, pasi mosmarrëveshjet për Ukrainën, Lindjen e Mesme, tregtinë dhe sigurinë detare i penguan ekonomitë më të mëdha të botës të arrinin pajtueshmëri.

Në vend të saj, presidenca amerikane e G20-ës e publikoi një deklaratë të kryesuesit, ku renditeshin prioritetet e përbashkëta, përfshirë sigurinë energjetike dhe ushqimore, mineralet kyç, zinxhirët e furnizimit dhe lirinë e lundrimit. Në deklaratë nuk përmendej Rusia, Ukraina apo lufta mes tyre.

“Nuk do të pretendoja sot se jemi afër gjetjes së zgjidhjeve që pranohen nga të gjithë për këto probleme”, tha Rubio.

Takimi në Atlanta ishte tubimi i fundit i nivelit të lartë i G20-ës përpara samitit të liderëve, që do të mbahet në Majami në mesin e dhjetorit. Rubio tha se nuk do ta përjashtonte mundësinë e një ftese për Zelenskyn që të merrte pjesë në samit, ndonëse theksoi se vendimi i takonte Trumpit./REL

marco rubio

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin