LIVE UPDATES
Bota

Rusia dëbon 20 diplomatë çekë, SHBA: Qëndrojmë krah Çekisë

19 April 2021, 07:30 Nga DOSJA
Rusia dëbon 20 diplomatë çekë, SHBA: Qëndrojmë

RUSI– Në Rusi, Agjencia Shtetërore e Lajmeve RIA njoftoi se autoritetet po dëbojnë nga vendi 20 diplomatë çekë, të cilët i kanë urdhëruar të largohen deri të hënën.

Masa vjen si hakmarrje ndaj vendimit të Pragës për të dëbuar disa diplomatë rusë duke akuzuar Moskën se qëndronte pas një shpërthimi në një depo municionesh të këtij vendi. Agjensia ruse e Lajmeve RIA citonte ministrinë e Jashtme ruse.

Të dielën Shtetet e Bashkuara thanë se qëndrojnë krah Republikës Çeke lidhur me vendimin për të dëbuar diplomatët rusë.

“SHBA qëndron me Republikën Çeke në përgjigjen e saj të vendosur kundër veprimeve keqdashëse të Rusisë në tokën e çeke”,– shkruante zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në Twitter.

“Ne duhet të veprojmë në mënyrë të vendosur në përgjigje të veprimeve ruse që vënë në rrezik integritetin territorial, sigurinë energjitike ose infrastrukturën kritike të aleatëve dhe partnerëve tanë”, tha ai,

Republika Çeke tha të dielën se ka informuar aleatët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian në lidhje me përfshirjen e dyshuar ruse në një shpërthim depoje municionesh në vitin 2014 dhe çështja do të trajtohet të hënën në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së.

Vendi i Evropës Qendrore dëboi 18 punonjës të ambasadës ruse të shtunën për këtë çështje dhe tha se hetimet i lidhnin shërbimet ruse të zbulimit me shpërthimin, i cili la pas vetes dy të vrarë.

Kryeministri çek, Andrej Babish, tha se të 18 diplomatët, të cilët janë identifikuar se kanë punuar për shërbimet ruse të inteligjencës, kanë 48 orë afat për t’u larguar nga vendi.

Duke reaguar ndaj dëbimeve, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha për mediat ruse se “Praga është e vetëdijshme se çfarë pason lojërat e tilla”.

Agjencia e lajmeve ruse Interfax, citoi Vladimir Dzhabarovin, nënkryetar i parë i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së lartë të parlamentit rus të jetë thënë se pohimet e Pragës janë absurde dhe përgjigja e Rusisë duhet të jetë proporcionale.

Dëbimet dhe akuzat çeke kanë shkaktuar mosmarrëveshjen më të madhe me Rusinë që nga fundi i sundimit komunist në vitin 1989, kur Praga ishte nën dominimin e Moskës.

Incidenti ndodhi mes shqetësimit perëndimor për një grumbullim të madh ushtarak rus në kufijtë perëndimorë të Rusisë dhe në Krime, të cilën Moska e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, pas një shtimi luftimesh midis separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave qeveritare në Ukrainën lindore.

Të dielën, Komisioni Evropian konfirmoi njoftimin e ministrit të Jashtëm çek, Jan Hamacek, se mosmarrëveshja me Rusinë do të trajtohet gjatë një video konference të ministrave të jashtëm, të planifikuar që më parë për të hënën.

Ndërkohë, policia çeke tha se është vënë në kërkim të dy burrave në lidhje me një veprimtari serioze kriminale të cilët mbanin pasaporta ruse me emrat Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, dhe se burrat kishin qëndruar në Çeki në ditët para shpërthimit të vitit 2014.

Këto ishin pseudonimet e përdorura nga dy oficerë të zbulimit ushtarak rus (GRU) të cilët prokurorët britanikë i akuzuan për përpjekjen për helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia me agjentin nervor Novichok në qytetin anglez të Salisbury në vitin 2018. Moska mohoi përfshirjen në atë incident.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe u solidarizuan me Republikën Çeke në mosmarrëveshjen e saj me Rusinë.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, shkroi se çekët “kanë ekspozuar se sa larg mund të shkojë GRU në përpjekjet për të kryer operacione të rrezikshme dhe malinje”, duke iu referuar agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse.

Ambasada amerikane në Pragë tha në një deklaratë Uashingtoni vlerëson “veprimin e rëndësishëm të Republikës Çeke për t’i imponuar Rusisë çmimin për veprimet e saj të rrezikshme në tokën çeke”.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër Rusisë të enjten, për ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar, ndërhyrjet kibernetike, sulmet ndaj Ukrainës dhe veprime të tjera të dëmshme, duke e shtyrë Moskën të hakmerret.

Muajin e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se mendonte që presidenti rus Vladimir Putin ishte një “vrasës” dhe pas kësaj Moska tërhoqi ambasadorin e saj në Uashington për këshillime.

Incidenti ndodhi në një periudhë të ndjeshme për marrëdhëniet Çeki-Rusi.

Qeveria çeke po planifikon të hapë një tender prej miliarda eurosh për të ndërtuar një central të ri bërthamor dhe shërbimet e sigurisë kanë kërkuar që Rusia të përjashtohet nga ofertat si një rrezik sigurie.

Presidenti Milosh Zeman dhe zyrtarë të tjerë të lartë kanë argumentuar në favor të Rusisë Ministri i industrisë tha të shtunën se incidenti mund të ndikojë në proces.

Presidenti i Senatit çek, tha se shpërthimi i vitit 2014 mund të konsiderohet akt i “terrorizmit shtetëror”.

“Nëse konfirmohet, ne duhet t’i konsiderojmë veprimet e shërbimeve sekrete ruse si manifestim serioz të agresionit dhe armiqësisë, që mund të përshkruhet edhe si akt i terrorizmit”, u tha gazetarëve Milos Vystrcil, kundërshtar politik dhe kritik i kryeministrit Babish.

Marrë nga Voa.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota andrej babish maria zakharova ned price vladimir dzhabarov andrej babish maria zakharova ned price vladimir dzhabarov

Sondazh

Bota 19 April 2021, 06:58

SHBA kërcënon me pasoja po të vdesë Navalny

SHBA e kanë kërcënuar Rusinë me pasoja, po të vdesë në burg kundërshtari i burgosur i Kremlinit, Navalny. Qeverisë së Moskës i është thënë se ajo që po ndodh me...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin