LIVE UPDATES
Bota

Rusia godet Kievin, teksa nis armëpushimi në Oleshki

Ky armëpushimi u ndërmjetësua javën e kaluar Melania Trump, bashkëshortja e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe që u konfirmua nga Moska dhe Kievi.

27 October 2026, 15:57 Nga G.M
Rusia godet Kievin, teksa nis armëpushimi në Oleshki
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, vizitoi Urën Jugore mbi lumin Dnjepër në kryeqytetin ukrainas, pasi ajo u dëmtua nga një sulm ajror rus më 27 tetor.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, që synon ta mundësojë dërgimin e ndihmave humanitare në qytetin Oleshki, në jug të Ukrainës, hyri në fuqi në orët e para të 27 tetorit, pak pasi Rusia e sulmoi Kievin, duke goditur një konvikt universitar dhe objekte të tjera civile ku u vra të paktën një person.

Ky armëpushimi u ndërmjetësua javën e kaluar Melania Trump, bashkëshortja e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe që u konfirmua nga Moska dhe Kievi. Ai ishte i nevojshëm sepse gjendja në Oleshki është tejet e rëndë. Ky qytet në vijën e frontit ndodhet në prag të katastrofës, ndërsa popullsia e mbetur aty përbëhet kryesisht nga të moshuar që kanë nevojë urgjente për kujdes mjekësor, barna, ushqim dhe ujë të pijshëm.

“Armëpushimi ka filluar dhe pala ukrainase po i përmbush zotimet e veta”, shkroi në Telegram më 27 tetor Dmytro Lubinets, Avokati i Popullit në Ukrainë.

“Sot, në orën 3:00 të mëngjesit sipas kohës së Kievit dhe në orën 4:00 sipas kohës së Moskës, u vendos armëpushimi në zona të caktuara që lidhen me misionin humanitar”, shtoi ai.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ka ndalur sulmet në drejtimin e Hersonit dhe se ka vendosur një “regjim armëpushimi” në prag të një operacioni të planifikuar humanitar në Oleshki. Petro Andryushchenko, ish-këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, i cili tani drejton Qendrën për Studimin e Pushtimit, tha për Current Time se operacionet për çminimin e zonave pranë Oleshkit pritet të nisnin më 27 tetor. Më pas, është planifikuar dërgimi i një autokolone humanitare dhe një operacion evakuimi më 30 tetor. Megjithatë, kufizimet e vendosura nga Rusia po pengonin evakuimin më të gjerë të civilëve.

“Dje pamë se rusët kishin sjellë një njësi xheniere, e cila duhet ta kryejë këtë punë. Prandaj, shpresojmë që procesi të nisë vërtet sot”, tha Andryushchenko.

“Automjetet e evakuimit pritet të mbërrijnë drejtpërdrejt te ndërtesa e spitalit në Oleshki. Pikërisht aty duhet të nisë evakuimi”, shtoi ai.

Oleshki ndodhet në bregun e lumit Dnjepër të pushtuar nga Rusia, përballë Hersonit, kryeqytetit të rajonit me të njëjtin emër. Para nisjes së pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit 2022, qyteti kishte rreth 24.000 banorë.

Zyra e Melania Trumpit vlerëson se në qytet kanë mbetur nga 1.700 deri në 2.000 persona, përfshirë rreth 50 fëmijë. Besohet se shumica janë të moshuar që nuk kanë mundur ose nuk kanë dashur të largohen. Që nga viti 2022, nuk është kryer asnjë regjistrim zyrtar demografik.

Qyteti ka përjetuar vite të tëra luftimesh, zhvendosjesh të popullsisë dhe izolimi. Shkatërrimi i digës së afërt të Kahovkës, në qershor të vitit 2023, e përkeqësoi edhe më shumë gjendjen, pasi vlerësohet se rreth 90 për qind e territorit të Oleshkit u përmbyt.

Sulmet ruse godasin Kievin, ndërsa Zelensky kërkon mbrojtje ajrore

Rusia e sulmoi Kievin në orët e vona të 26 tetorit, duke goditur një konvikt universitar dhe objekte të tjera civile, si dhe duke vrarë të paktën një person. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje partnerëve të Ukrainës që t’i sigurojnë vendit “mjetet e duhura” për t’u mbrojtur.

Forcat ruse lëshuan gjatë natës 16 raketa balistike dhe 280 dronë drejt Ukrainës, tha Zelensky më 27 tetor. Ndërkaq, Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar dy raketa balistike dhe 255 dronë.

“Rusia vazhdimisht po ndërmerr hapa të rinj drejt përshkallëzimit”, tha udhëheqësi ukrainas.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se të paktën 14 persona u plagosën nga sulmet, “shumica prej të cilëve studentë të një konvikti universitar”. Klitschko njoftoi gjithashtu se një sulm rus kishte dëmtuar një urë të rëndësishme që kalon mbi lumin Dnjepër në Kiev.

“Ekspertët po vlerësojnë shkallën e dëmeve në Urën Jugore. Qarkullimi mbi urë aktualisht është i mbyllur”, shkroi ai në Telegram.

“Pikërisht në rrethana të tilla, kur kërcënimi është i vazhdueshëm, kur sulmet mund të ndodhin në çdo moment dhe të godasin drejtpërdrejt qytetet dhe fshatrat, vonesat artificiale në furnizimin e Ukrainës me sisteme të mbrojtjes ajrore i shërbejnë terrorit”, tha Zelensky në një postim në rrjetet sociale.

“Është e rëndësishme që partnerët tanë ta kuptojnë se Ukrainës i nevojiten mjetet e duhura për të shkatërruar raketahedhësit balistikë të Rusisë. Kjo do të ishte mënyra më efektive për të shpëtuar jetë. Është e rëndësishme që bota ta shohë se Rusia nuk po tregon asgjë tjetër përveç dëshirës për të vrarë dhe për të vazhduar luftën”, shtoi ai.

Në raportin e fundit, të publikuar më 26 tetor, Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar Hetimor i Kombeve të Bashkuara për Ukrainën tha se autoritetet ruse kishin kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndër të tjera, duke sulmuar civilët dhe infrastrukturën kritike energjetike.

Ligjvënësit amerikanë po kundërshtojnë vendimin e presidentit Donald Trump për t’i lehtësuar kufizimet ndaj importeve të energjisë ruse dhe po kërkojnë garanci se Kievi do të vazhdojë të ketë qasje në mbështetjen kritike ushtarake dhe të inteligjencës nga SHBA-ja.

Përmes një sërë nismash legjislative, hetimesh të Kongresit dhe thirrjesh drejtuar administratës, republikanët dhe demokratët kanë paralajmëruar se vendimet që i sjellin përfitime Moskës ose dobësojnë aftësitë luftarake të Ukrainës mund ta cenojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së, ta dobësojnë autoritetin e Kongresit dhe ta zgjasin luftën e Rusisë.

Kundërshtimet vijnë pasi administrata amerikane autorizoi transaksione që përfshijnë naftën dizel të Rusisë, në një kohë kur u raportua se Ukrainës i ishte kufizuar qasja në sistemin satelitor Starlink të kompanisë SpaceX dhe në sistemin e komunikimit satelitor të nivelit ushtarak, Starshield.

Zyrtarët ukrainas thonë se ndërprerjet kanë ndikuar në operacionet ushtarake, megjithëse ditët e fundit kanë deklaruar se shpejtësia e lidhjes satelitore është rikthyer. Megjithatë, ende nuk dihet qartë se kush i vendosi kufizimet. Pavarësisht provave të shumta që dëshmojnë të kundërtën, zyrtarët rusë mohojnë se po shënjestrojnë infrastrukturën civile në konfliktin që ka vazhduar që kur Kremlini nisi pushtimin në shkallë të plotë të vendit fqinj, në shkurt të vitit 2022.

Universiteti i goditur gjatë sulmit u identifikua si Universiteti Shtetëror i Tregtisë dhe Ekonomisë (SUTE), një nga institucionet më të mëdha të arsimit të lartë në Kiev, me më shumë se 15.000 studentë.

Udhëheqësit nordikë bisedojnë me Putinin dhe Zelenskyn

Zelensky tha më 27 tetor se kishte biseduar me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, dhe kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Store, pas telefonatave që ata kishin zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Diskutuam përgatitjet për takimin trepalësh të planifikuar për në nëntor, në nivel ekipesh ukrainase, amerikane dhe ruse”, shkroi Zelensky në një postim në rrjetin X pas bisedës.

“Finlanda dhe Norvegjia, si vende që kufizohen me Rusinë, kanë interes të veçantë për marrëveshje sigurie, të qëndrueshme dhe të besueshme”, shtoi ai.

Udhëheqësit nordikë thanë se bisedimet e tyre me Putinin u përqendruan te përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, në prag të takimeve të ardhshme në Abu Dabi.

Kremlini e konfirmoi bisedën, duke thënë se Putini kishte këmbëngulur se paqja është e mundur vetëm nëse interesat e Rusisë merren plotësisht parasysh. Kremlini tha gjithashtu se presidenti rus kishte fajësuar politikat e Bashkimit Evropian dhe NATO-s për zgjatjen e luftës në Ukrainë, si dhe kishte informuar udhëheqësit për fillimin e një operacioni humanitar në Oleshki./REL

RUSI

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin