"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Rusia ndërron sërish strategji, Shoigu: Synimi kryesor është çlirimi i Donbasit
29 March 2022, 11:29Nga DOSJA
RUSI- Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu tha se “qëllimi kryesor” i Moskës në Ukrainë ishte tani çlirimi i rajonit të Donbasit, një shenjë se Moska mund të kalojë në objektiva më të kufizuara pasi u përball me rezistencën e ashpër të Ukrainës në muajin e parë të luftës.
‘‘Detyrat kryesore të fazës së parë të operacionit janë përfunduar. Potenciali luftarak i Forcave të Armatosura të Ukrainës është ulur ndjeshëm, gjë që bën të mundur përqendrimin e vëmendjes dhe përpjekjeve tona kryesore në arritjen e qëllimit kryesor, çlirimin e Donbasit.’‘-tha Shoigu.
Sipas Guardian, Shoigu pohoi më tej se forcat ajrore të Ukrainës dhe sistemi i mbrojtjes ajrore janë shkatërruar praktikisht dhe se Rusia tani kontrollon qiejt.
Të premten e kaluar, një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë tha gjithashtu se faza e parë e operacionit të saj ushtarak ishte “përgjithësisht” e përfunduar, duke thënë se vendi do të fokusohej në “çlirimin” e rajonit të Luhanskut të Ukrainës dhe rajonit të Donetskut, të njohur së bashku si Donbas.
Forcat e vendit megjithatë kanë vazhduar aksionin e tyre në disa fronte beteje anembanë Ukrainës gjatë fundjavës, duke përfshirë sulmin në qytetin perëndimor të Lviv, ku një raketë lundrimi ruse u përplas në një depo karburanti.
UKRAINË- Shërbimet shtetërore të emergjencës në Ukrainë kanë thënë se tre persona janë vrarë nga sulmi ajror në zyrat rajonale të Mykolaiv.Sipas Sky news, ...
UKRAINË- Një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Vadym Denysenko, tha në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv se forcat ukrainase po kun...
TURQI-Pas një orë diskutimesh, përfundon takimi ballë për ballë me krerët e delegacioneve të Moskës dhe Kievit, përkatësisht këshilltarit presidencial rus Vladi...
TURQI– Oligarku rus Roman Abramovich po merr pjesë në bisedimet aktuale në Stamboll midis Rusisë dhe Ukrainës, por nuk është anëtar zyrtar i delegacionit ...
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka mohuar sot në mëngjes se oligarku rus Abramovich ka qenë helmuar. Keto aludime Peskov i quan pjese e një “lufte inf...
UKRAINË- Një ekip punëtorësh shpëtimi u panë duke hequr mbetjet e nga një magazinë e goditur nga një sulm ajror në Brovary të Kievit. Mbrëmë, presidenti i ...
TURQI- Në Stamboll ndodhet Roman Abramovich, i cili javët e fundit ka marrë një rol të rëndësishëm në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës. Oligarku rus ka diskut...
UKRAINË–Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se në raundin e ri të bisedimeve mes negociatorëve rusë dhe ukrainas që do të mbahet...
EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Një nga linjat ajrore më të mëdha në botë, Emirates do të vazhdojë të fluturojë në Rusi derisa pronarët e saj të thonë të kundërtën....