LIVE UPDATES
Politike

Salianji: Mazhoranca është e kriminalizuar, PD do të jetë zgjidhja për shqiptarët 

16 September 2021, 21:36 Nga DOSJA
Salianji: Mazhoranca është e kriminalizuar, PD do të jetë

TIRANË- Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shprehur se mazhoranca e parlamentit duhet të ishte kurorëzim i një gare demokratike, por fatkeqësisht nuk është e tillë. Gjatë fjalës së tij, Salianji ka thënë së PD nuk ka për ta ndaluar asnjëherë betejën e kundër korrupsionit.

Deputeti tha se PD do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve për çdo padrejtësi që qeveria do të bëjë. Ai më tej shtoi se PD  është e vetmja forcë politike që do të zhvillojë dhe të çojë përpara Shqipërinë.

“Konstituimi i nje parlamenti dhe fillimi i një legjislature të re, do të duhet të ishte kurorëzimi i një gare demokratike dhe nje dite e shënjuar për zhvillimet politike të cdo vendi. Ashtu sikurse ndodh në të gjitha vendet normale, mandati i ri i parlamentit do të duhet të konsiderohej një ditë progresi për demokracinë, zhvillimin ekonomik dhe social per Shqipërinë. Por fatkeqësisht, nuk është rasti i këtij Parlamenti dhe e kësaj mazhorance. Nuk është rasti, pasi tashmë është bërë e ditur në sytë e të gjithë opinionin publik, i madh e i vogel e di se kjo është mazhorancë e cila nuk ka dalë nga një garë e lirë, demokratike dhe e barabartë, por nga një garë e manipuluar me të gjitha format dhe mjetet e mundshme që pushteti dhe krimi i lidhur me të ka patur në zotërim, duke bërë që të deformohet sovraniteti i popullit shqiptar

Të nderuar qytetarë ,

Dua ta theksoj fortë dhe qartë, se Partia Demokratike dhe opozita në zgjedhjet e 25 prillit nuk garoi kundër Partisë Socialiste, por kundër shtetit të vënë në dispozicion të krimit dhe bandave lokale kudo. Nuk është e ekzagjeruar aspak, nëse sot kur po nis punimet kjo legjislature të themi se shteti, pushteti dhe grupet kriminale tashmë janë një. Struktura të tëra të tij, kriminale, administrative, policore dhe financiare u vunë në dispozicion të partisë në pushtet, duke harruar funksionet e tyre të vërteta dhe duke favorizuar në të gjitha mënyrat Partinë Socialiste. Buxheti i shtetit, paratë e të gjithë qytetarëve shqiptarë, u harxhuan për të deformuar garën e 25 prillit, duke shkelur në mënyrë flagrante të gjitha ligjet e vendit dhe parimet e shtetit demokratik. Mjafton këtu të përmendim rastin e patronazhiztëve , të cilët nuk kishin asnjë rol tjetër përvecse të shantazhonin dhe të ushtronin presionin mbi qytetarët, duke shkelur të gjitha normat e lirisë dhe të privatësisë.

E megjithatë, hetim nuk ndodhi, asnjë nënpunës nuk u mor në pyetje por u hetua media, shënjë e qartë e uzurpimit që ky pushtet i ka bërë instancave shtetërore, të cilat paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për të zbatuar ligjin. Në cdo vënd të botës , një rast i tillë do të përbënte skandal, ndërsa për partinë shtet ky aksion kundër lirive dhe të drejtave themelore të njeriut meritonte vetëm lëvdata. Këto nuk janë fenomene të cilat i sajon Partia Demokratike, këto janë fenomene të shkruara e zeza mbi të bardhë në të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare që monitoruan zgjedhjet e 25 prillit. Për të gjitha këto arsye, kjo mazhorance mund të qëndrojë në pushtet formalisht, por përmbajtësisht, nuk ka asnjë lidhje me parimet demokratike dhe shtetit të së drejtës. Prandaj, zgjedhjet e 25 prillit, nuk ka asnjë diskutim që shënjuan regres për përfaqësimin dhe demokracinë shqiptare.

Në këtë kuptim, kjo legjislaturë dhe ky pushtet do jetë po njësoj si dy legjislaturat e kaluara, ku u shënua numri rekord i njerezve me precedent kriminal të veshur me kostumin e pushtetit, ku u aprovua numri rekord i koncesioneve ne favor të një grushti njërzish, ku rritja e taksave arriti nivele të papara ndonjëherë, ku deputetët u kthyen në kukulla që aprovonin ligje me urdhër të Edi Ramës për interesat financiare të miqve të tij, ku pushteti u përdor për të pasuruar disa e për të varfëruar pjesën më të madhe të qytetarëve shqiptare, që tashmë kanë marrë rrugën drejt Europës duke thyer të gjitha rekordet e numrit të azilkërkuesve për frymë, ku asnjë hap para nuk u shënua në procesine integrimit europian të Shqipërisë. Përkundrazi, cdo ditë e më shumë ky pushtet po tenton të rrëshkasë drejt modelit të autoritarizmave lindorë. Është e qartë, se pushteti i fituar me ndihmën e bandave dhe krimit të organizuar, nuk do të sjellë asnjëherë progres për qytetarët e tij.

Të nderuar qytetarë,

Fakti që ne sot jemi këtu për të ushtruar funksionin tonë të deputetit, nuk do të thotë aspak se e njohim këtë qeveri si demokratike dhe legjtime. Nuk do të thotë aspak se do të jemi patericë e një regjimi, përkundrazi. Jemi këtu, për të respektuar votuesit tanë dhe për të cmontuar partinë pushtet në interes të qytetatëreve shqiptarë dhe të ardhmes së tyre, Jemi të vetëdijshëm se nuk është aspak e lehtë, por bindja se beteja jonë për të mirën e vëndit duhet të vashdojë në të gjitha frontet, na ka sjellë sot këtu. Partia Demokratike nuk do të ndalë në asnjë moment betejën e saj kundër korrupsionit që ka pllakosur të gjitha hallkat shtetërore, kundër padrejtësive në dëm të qytetarëve, kundër varfërsië dhe kundër regresit që Edi Rama po e con gjithmonë e më shumë këtë vënd, me të gjitha mënyrat, me të gjitha mjetet !!

Ka nga ata të marrë që ëndërrojnë shkrirjen e Partisë Demokratike, apo nga ata që thonë se Partia Demokratike e ka mbyllur misionin e saj. të zhgenjeheni shumë shpejt. Partia Demokratike është partia me e suksesshme e tranzicionit shqiptar. Është partia që e ka të lidhur historinë e saj me demokracinë Duhet thënë dhe nga kjo foltore, se më kot keni iluzione, do dhe zhvillimin e Shqipërisë. Dhe askush nuk mund tja marrë këtë histori. Më kot shpresoni ta zhbëni këtë histori.

E di që nga ana tjetër ka njërëz që ju vjen turp për historinë politike të partisë së tyre, dhe është e kuptueshme, por duhet ta ketë cdo kush të qartë, se Partia Demokratike jo vetëm që përbën historinë më të bukur të dekadave të fundit të historisë së Shqipërisë, por është padyshim dhe e ardhmja e saj, pasi është e vetmja forcë politike që mund ta zhvillojë dhe ta cojë përpara këtë vënd. Prandaj kam një thirrje për të gjithë demokratët : Ndihuni krenar që jeni demokrat, ndihuni krenar per partinë tuaj dhe për vlerat që ajo ka përfaqësuar dhe gjithmonë do të përfaqësojë. Falë besimit tuaj, falë bindjeve tuaja , Partia Demokratike, me gjithë represionin shtetëror të 25 prillit , arriti të fitojë rreth 40 përqind të votës popullore, fakt që tregon besimin e plotë që qytetarët kanë tek ajo.

Të nderuar demokrat, e di shumë mirë që këto nuk kanë qenë vite të lehta për ju. Shpesh herë keni vuajtuar përndjekjen e pushtetit, shpesh herë jeni larguar nga puna vetëm se jeni të tillë, apo jeni detyruar të emigroni apo tju emigrojnë femijë për faj të kësaj qeverie, por ama, ju me qëndrueshmërinë tuaj, me vlerat që besoni do të bëni shumë shpejt që këtij regjimi ti vij fundi. Kjo është një betejë që ja vlen të bëhet për të mirën tuaj , për të mirën e të gjithë shqiptarëve. Sigurisht gjatë këtyre viteve Partia Demokratike ka patur gabimet e saj, por në të gjitha momentet, në të gjitha vendimet nuk ka patur si synim asgjë tjetër vecse interesin e Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

Si mund te flitet per program ne fushen e sigurise kur drejtori I policies dek dhe manipulon cdo ngjarje kriminale, kur rilindja i ka kthyer ne trend emrat e të forteve, te fortet ne vend qe te jene personat me te kerkuar nga policia jane personat me te kerkuar nga politikanet e rilindjes nga deputetet e saj, ka njeri ne Shqiperi qe nuk e di qe Edi Rama eshte peng I krimit? Ka njeri në Korce që nuk e di se Niko tritolin në Korce e ontrollon ragami? Programin e qeverise per sigurine ne Durres do e zbatoje Banda E durresit apo ajo e Niklës?

Dako apo Rrahja, ku ështe rrahja meqe ra fjala sa vite ka ne parlament dhe nuk dalin nje here te flasin per interest e qytetareve por sherbejne si perfaqesues te botes se nendheshme, Po ndranxhin e keni pare ndonjehere te flase ne parlament? Nga veriu në jug i njejti model, pushtetin real per zbatimin e programit per sigurine ne Shkodër dhe drejtimin politik e ka Doshi dhe Beqja, po ne Elbasan CEelet? Ne Vlorë Damian Termeti, Ne Fier edhe deputeti I PS trembet nga fuqia e krimit të organizuar sapo futet në kandidim, në Lezhe riaktivizohen bandat që përjashtohen nga ligji I dekriminalizimit, në dibër ymeret me shokë dhe kështu në cdo qark, e pastaj Shqiptaret duhet te shohin programin qeverisës per sigurine?!! Po talleni me ke? Kur gjitë asetet publike, pasurite natyrore, burimet shtetërore dhe emërimet ne adminsitratë dhe zbatrimi I projektit me ngjyra behet nga keta njerez.

Në fund kam një falenderim të vecantë për të gjithë ata qytetarë të rrethit të Korcës që më besuan personalisht dhe që besuan te Partia Demokratike. Me ndihmën e zotit dhe me ndihmën tuaj shpresoj tju përfaqësoj sa më denjësisht, ashtu sikurse ju e meritoni. Dua ta mbyll me urimin e cdo shqiptari per qeverine paci ditet e numeruara! Faleminderit!,” tha Salianji.

LAJM KRYESOR: Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për qeverinë e re, opozita bllokon foltoren, rinis seanca pas 2 ndërprerjesh, vjen edhe Rama: Me forcë s’do fitoni kurrë me ne! Basha: Demokracia vdiq, ti je ekzekutori i zgjedhjeve

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ervin salianji seanca plenare 16 shtator 2021 ervin salianji seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin