LIVE UPDATES
Editorial

Sami Lushtaku refuzoi të bjerë në llumin e inceneratorëvë të Shqipërisë

17 November 2020, 10:31 Nga DOSJA
Sami Lushtaku refuzoi të bjerë në llumin e

Arrestimi i liderëve kryesorë të UÇK-së ishte padyshim një ngjarje dramatike  për botën shqiptare në të dy anët e kufirit. Një ngjarje që pritej të unifikonte qëndrimet edhe mes kundërshtarëve më të mëdhenj politikë që nuk kanë lënë akuzë pa i bërë nëjri tjetrin. Në këtë histori të çmendur, ku viktima po ndëshkohej më shumë se xhelati, revolta ndaj padrejtësisë nuk duhej kurrsesi të mundte logjikën e ftohtë dhe interesat meskine të momentit duhej të dilnin në plan të dytë, për një kohë tjetër.

Mirëpo absurdi shqiptar nuk njeh kufinj. Ndërsa politikanët e Kosovës patën një sjellje të admirueshme, pavarësisht dallimeve, në politikën e Shqipërisë u hodh shashka tymuese: “Lulzim Basha ka pregatitë dosjet e luftëtarëve të UÇK-së! Flamurin e këtyre akuzave e mban televizioni më i madh në vend, Top Channel. Arsyeja është krejt transparente në sytë e çdo shqiptari sadopak të vëmnedshëm në zhvillimet politike në vend.

Prej disa muajsh Opozita shqiptare ka provuar me fakte të pakundërshtueshme që, në dhënien e të drejtave koncensionare për inceneratorë (djegës plehrash), Qeveria e Shqipërisë ka shkelur çdo proçedurë prokurimi në interes të koncesionarit fitues. Biznesi kap shifra të frikshme (kalon 480 milionë Euro) dhe ka vetëm një kompani përfituese.

Nga ana tjetër, është e provuar me dokumenta, që, përfituesi i këtyre parave buxhetore, Lavdrim Zoto, ka blerë 51% të aksioneve të Lori Caffe, kompani me pronar të njëjtë me atë të  Televizionit Top Channel. Me pak fjalë, pronarët e inceneratorëve dhe ata të Top Channel kanë ligjërisht një kompani të përbashkët , 51% me 49%. Ky është sfondi  politik i këtyre deklaratave.

Kryeministrit Rama dhe sidomos Top Channel-it i duhej një Bashë në mbrojtje, duhej larguar vëmendja pak nga skandali publik. Top-i filloi me shpejtësi xhirimin e “dokumentarit investigativ” me dy pjesë të titulluar “Inceneratorët janë të pafajshëm”. Një dokumentar “investigativ” i një lloji të padëgjuar ndonjëherë : Në qendër të investigimit nuk ka hajdutë e as vjedhje por mirëmenaxhim, pastërti, çmime të ulëta rekordi në Evropë e broçkulla të tilla. Krahas kësaj mase, reklamat e inceneratorëve u shpërndanë me shpejtësi nëpër televizione e portale për të mbyllë sa më shumë “gojë” të hapura. Por, po supozojmë për një çast që nuk i dimë rrethanat që i detyrojnë gazetarët qesharakë të Top-it të udhëtojnë në Krushë të Madhe, , të çirren për vërtetëinë e akuzave e të tmerrohen sa herë dëshmitarët bëjnë lapsuse e dalin nga skenari.

Dje përpjekjet e hyzmeqarëve servilë kishin gjuajtur Komandantin e UÇK-së, Latif Gashi, i cili  akuzon se në momentet e arrestimit nga UNMIK, atij i është marrë një ditar personal dhe është zhdukur nga drejtësia ndërkombëtare pasi që nuk i konvenonte ta bënte publik.

Latif Gashi shprehet:

“Lulzim Basha, të vetmin faj që e ka apo të isha unë në vendin e tij përkthyes, gjatë përkthimit, kur e ka pa që qaq i rëndësishëm është ai ditar për historinë, unë pa e marrë një kopje të tij me e rujtë diku nuk e kisha lanë. A po donë policët e UNMIK me e hup, UNMIK përveçse ka dashtë me e kriminalizu luftën ka dashtë edhe me e zhdukë historinë e luftës çlirimtare”.

Kaq ishte akuza e Gashit. Me pak fjalë po e akuzonte pse nuk e vodhi ditarin nga prokurorët e të ruante një kopje të tij që do i shërbente historisë. Nuk besoj se ka nevojë për koment se sa e implikon Lulzim Bashën një pretendim i tillë.

Në gjithë atë batërdi akuzash e sajesash bastarde, spikati gjuha gjakftohte dhe e paanshme e Sami Lushtakut, një nga komandantët më të njohur të UÇK. Ai shpejt e kuptoi se gjendej në kurthin e televizionit dhe u distancua qysh në krye të herës duke thënë:

Unë mendoj që skena politike në Kosovë dhe në Shqipëri do të duheshin të ishin më unike sepse një pjesë e luftëtarëve të UÇK-së sot janë në burgjet e Hagës. Kjo më bën të ndihem keq edhe unë edhe shqiptarët e Kosovës që është hapë ky debat në një moment kaq të papërshtatshëm për historinë e Kosovës. Unë mendoj që Partitë politike, Kryeministri dhe të tjerët, duhet të ishin me shqiptarët në Kosovë, këto ditë, të takohen me figura politike dhe me miq që i kanë ata në Kosovë që të diskutonin për problemet që i ka Kosva. Unë  mendoj që nuk është vetëm zoti Thaçi dhe të tjerët problem i një partie politike (në këtë moment lëshohet një ofshamë vuajtjeje nga drejtuesja e emisionit, Samiu doli nga skenari komplet) por unë mendoj që ky problem është shumë më i madh sesa kaq. Le ta lëmë ne Bashën që ka bërë punën e vet sepse ne kemi punë më të mëdha…

Ndiqeni deklaratën e zotit Lushtaku dhe ofshamën tronditëse të moderatores në sekondën 1.23-1.24.

Në studio ra heshtje varri. Meti dhe Frroku po shihnin telefonat me bezdi, ofshama e drejtueses tregoi më shumë se duhej. Gjakftohtësia humbi, komandanti ishte thirrur për tjetër gjë. Unë nuk e kam pa ndonjëherë në televizor por intuita e tij e kapi që po përdorej dhe u shmang. Sot ai është figura qendrore e UÇK-së dhe nuk e ul nivelin në akuza banale mes shqiptarësh për interesa biznesi apo politike të ditës. Duhej të ishte një mësim i mirë për servilë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial ermal mulosmani kosova ne hage ermal mulosmani kosova ne hage

Sondazh

Editorial 16 November 2020, 07:13

Ora e ujkut

Ora tre e mëngjesit. Pikërisht për këtë orë, Ingmar Bergman bëri një film. Kjo është ora kur gjithçka duket e zezë, kur duket se ka ardhur fundi, por p...

Editorial 16 November 2020, 06:36

Një sprovë për të shpëtuar tradhëtarin Basha

Lulzim Basha gjendet prej disa ditësh në syrin e ciklonit i akuzuar nga kundërshtarët e tij si njeri që i shërben interesave serbe.Po ti lexosh, një e nga një, ...

Editorial 14 November 2020, 17:52

Jam konfuze

Është e natyrshme që të kemi një mendim për gjithçka dhe të dimë se çfarë të bëjmë në çdo rast. Mendoni për një çast në një tem...

Editorial 10 November 2020, 15:29

Refuzimi i Drejtësisë si qëndrim nacionalist

Gjyqi në Hagë për ish-komandantët e UÇK-së që drejtojnë Partinë Demokratike të Kosovës, ka nxitur një reagim pothuajse të unifikuar në Shqipëri. Nga njër...

Editorial 9 November 2020, 08:11

Bideni – shpresë për BE

SHBA– Sa keq që Ursula von der Leyen nuk hap shishet e shampanjës. Presidentja e Komisionit të BE i ka të gjitha arsyet për ta tundur duke festuar këtë fundjavë...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin