LIVE UPDATES
Bota

Samiti i BE – në darkë me Rusinë!

24 May 2021, 12:06 Nga DOSJA
Samiti i BE – në darkë me Rusinë!

Sapo armëpushimi midis Izraelit dhe udhëheqjes palestineze uli presionin ndaj politikës së jashtme në BE, një rast tjetër ngriti prapë tensionet. Qeveria e Lukashenkos detyroi një fluturim të Ryanair për në Vilnius, që të zbarkojë në Minsk, të dielën në mënyrë që të arrestonte aktivistin politik Roman Protasvic, i cili ishte në bord.

“Një proces i paparë deri tani”, shkroi i indinjuar presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda në Twitter dhe kërkoi reagime të menjëhershme nga BE dhe NATO. Kryeministri polak foli për një “akt të terrorizmit shtetëror”, e komisionerja e BE Ursula von der Leyen deklaroi: “Çdo shkelje e rregullave ndërkombëtare të trafikut ajror duhet të kenë pasoja”.

Problemet e politikës së jashtme të BE-së

Rrëmbimi i një avioni në linjën e fluturimeve civile e vendos Bjellorusinë përsëri në axhendën e BE. Për dhunës ndaj opozitës, evropianët kanë përgatitur sanksione të tjera që duhet të futen në fuqi në qershor – kundër 50 zyrtarëve të tjerë të lartë në Bjellorusi. Deri më tani, 90 anëtarëve të aparatit qeveritar të presidentit Lukashenko u është ndaluar të udhëtojnë dhe u janë bllokuar llogaritë. Këto sanksione të hershme të BE-së kundër regjimit, shpesh janë kritikuar si tepër të buta. Tani krerët e qeverive duhet të mendojnë për masa më të ashpra.

Kjo çështje do të tratjohet edhe në debati e planifikuar për marrëdhëniet e ardhshme me Rusinë. Vendosja masive kohët e fundit e trupave ruse në kufirin me Ukrainën, ose dëbimi i diplomatëve pas grindjeve politike me Republikën Çeke, për shkak të një operacioni të mëparshëm të shërbimit sekret, shihen si provokim nga shumë vende të BE-së.

Ushtria ruse kryen manovra masive në Krime, 22 Prill 2021

Debati në darkën e shefave të shteteve anëtare të BE-së këtë të hënë ka për qëllim të dëshmojë se sa e fuqishme do të jetë përplasja e dyerve për presidentin Putin dhe në çfarë mase mund të ketë në të ardhmen bashkëpunimi strategjik. Komisioni i BE do të paraqesë një raport për raportet e prishura së fundi. Mbi këtë bazë, BE do të marrë një vendim në parim për t’iu përgjigjur pyetjes: Çfarë do të ndodhë në raportet me Moskën?

Këtu është shtuar kritika ndaj Hungarisë, sepse qeveria në Budapest ka refuzuar kohët e fundit të miratojë rezolutat e BE-së për gjendjen në Hong Kong dhe raportet mes Izraleit dhe territoreve palestineze. Në këtë mënyrë Hungaria ka bllokuar 26 vendet e tjera anëtare. Diçka e ngjashme pritet të ndodhë edhe në debatin për Rusinë, ndaj nga kryeministri Orban po kërkohet të jetë shumë më kooperativ. Në përgjithësi, diplomatët në Bruksel ankohen se këto janë periudha të vështira për politikën e jashtme të BE, që të mos përdorim fjalën: grumbullimi i mbetjeve.

Gjendja me pandeminë Corona po përmirësohet

Diplomatët e BE e shohin situatën aktuale të Coronës “më mirë se në të kaluarën”. Tani flitet për rihapjen e zonës Shengen. Pasi Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian miratuan një certifikatë të gjelbër për Coronën për të gjithë njerëzit e vaksinuar dhe shëruar në BE, tani vendet anëtare duhet të vendosin për zbatimin e shpejtë të vendimit.

Mbi të gjitha, vendet e jugut, të cilat janë varen shumë nga turizmi, po bëjnë presion për një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të jenë në gjendje të rihapin kufijtë fillimisht brenda BE dhe më vonë në vendet e treta. Vaksinimet e mundshme për fëmijët dhe planifikimi i një raundi të tretë të vaksinimeve për vjeshtë, nëse është e nevojshme, janë aktualisht çështjet e hapura në diskutim.

Brexiti ende problem

Diplomatët nga vendet e prekura janë tronditur nga veprimet e fundit të Britanisë së Madhe, në zbatimin e marrëveshjes Brexit. Mosmarrëveshja mbi kushtet e peshkimit për peshkatarët francezë në kanalin Lamansh, përshkruhet si “serioze”. Ndërsa sjellja britanike, sipas së cilës anije të shumta franceze duhet të ndalohen, si e papranueshme.

Një problemi edhe më i madh politik, është zbatimi i Protokollit me Irlandën e Veriut. Gjatë vizitës së tij të fundit në Irlandë, Ministri francez për Evropë Clément Beaune kërkoi që Britania e Madhe të përmbushë detyrimet e saj. “Kjo nuk do të thotë që nuk mund të ketë fleksibilitet, për të shmangur fërkimet. Shpresoj se kemi të bëjmë vetëm me një periudhë dhe jo ndonjë vullnet të përgjithshëm për të provokuar BE-në”.

Ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Coveney shpreson se çështjet e hapura do të zgjidhen shpejtë, sepse “veprimet e njëanshme nga qeveria britanike do të ishin një katastrofë.” Kjo çështje duhet të zgjidhet me marrëveshje dhe jo me grindje.

Shqetësimet për valët e reja të refugjatëve

Kryeministri italian Mario Draghi dëshiron të diskutojë rrezikun e një vale të re refugjatësh në darkën joformale të hënën. Fundjavën e kaluar rreth 2000 refugjatë arritën në ishullin Lampedusa, ndërsa mbi 13.000 u regjistruan në të gjithë bregdetin e Italisë. Italia shpreson për ndihmë nga vendet e tjera të BE-së, që deri tani ka munguar.

Kohët e fundit, Parlamenti Evropian bëri të ditur se do të përmirësohen aksionet e shpëtimit në det. Organizatat e ndihmës thonë se prej fillimit të vitit në Mesdhe ka pasur mbi 550 viktima. Por deri tani kanë dështuar të gjitha përpjekjet për një marrëveshje në nivel të BE-së për shpërndarjen e refugjatëve.

Spanja do të ngrejë në Bruksel trajtimin e incidenteve të fundit në enklavat Ceuta dhe Melilla. Madridi akuzon qeverinë në Marok për përdorimin e refugjatëve dhe migrantëve për shantazhe politike. Diplomatët e BE shpjegojnë se sanksionet nuk janë aktualisht në rend dite. Por disa shtete kërkojnë shtimin e presionit kundër vendeve të Afrikës Veriore, Marokut dhe Tunizisë, prej nga aktualisht vijnë pjesët më të mëdha të refugjatëve në Evropë. Marrë nga Deutche Welle

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota marredheniet be rusi samiti i be-së marredheniet be rusi samiti i be-së

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin