LIVE UPDATES
Bota

Samitit në Berlin për Kosovën, ekspertja Deimel: Sinjal ndaj Uashingtonit e Brukselit

29 April 2019, 17:49 Nga DOSJA
Samitit në Berlin për Kosovën, ekspertja Deimel: Sinjal ndaj

BERLIN- Takimi i 29 Prillit i Merkelit e presidentit Macron me presidentët Thaçi, Vuçiq e liderë të Ballkanit në Berlin shihet nga ekspertja Johanna Deimel si forcim i qëndrimit për mosndryshimin e kufijve në Ballkan.

Sot më 29 prill takohen në Berlin presidenti Hashim Thaçi, ai serb, Aleksandar Vuçiq e liderë të Ballkanit me kancelaren Merkel e presidentin francez, Emmanuel Macron. Pse u thirr ky takim papritur?

Gjermania bën pjesë tek ato vende të BE-së që janë shprehur qartë dhe kundër propozimit të Vuçiqit dhe Thaçit për ndryshime kufijsh. Zhvendosjet që lidhen me këtë përbëjnë një rrezik të madh sigurie politike jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit. Me sa duket kritika e qartë dhe shqetësimi, që erdhi nga Berlini dhe personalitete të njohur ndërkombëtarë e ekspertë të Ballkanit ka dhënë efektin e vet.

A duhet të kemi pritshmëri të larta nga një takim në nivel të tillë, kemi dy krerë të rëndësishëm të BE, Merkel dhe Macron?

Gjermania dhe Franca, kanë ftuar në nivelin më të lartë në takimin informal në fund të prillit. Me këtë këto dy vende që pas luftërave katastrofike botërore i dhanë fund armiqësisë mes tyre me Marrëveshjen e Elysee-së në vitin 1963, tregojnë, se është i mundur normalizimi, se janë të mundshme marrëdhënie të mira fqinjësore pas luftërave të tmerrshme edhe për Kosovën e Serbinë. Në një të njëjtën kohë, tandemi gjermano-francez me këtë ftesë jep edhe një sinjal të qartë, se Europa, se BE qëndron gati, angazhohet, se do e duhet të jetë e ulur në tryezën e negociatave.

A është ky takim përgjigja e Berlinit dhe Parisit për çështjen aq të debatuar të ndryshimit të kufijve?

Me këtë takim kancelarja Merkel dhe presidenti Macron dërgojnë një sinjal të qartë në drejtim të Uashingtonit, e sidomos në drejtim të Brukselit, tek e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini. Ajo jo vetëm që i toleroi negociatat mes Thaçit dhe Vuçiqit, por edhe i nxiti. Për këtë ajo nuk e kishte as mandatin dhe as mbështetjen e të 28 anëtarëve të BE-së. Në tërësi dialogu, që zhvillohet në Bruksel prej vitesh ka hyrë në qorrsokak. As negociatat Vuçiq-Thaçi pas dyerve të mbyllura nuk e kanë çuar përpara vazhdimin e tij. Nëse tani nga Berlini jepet një impuls i ri, nëse nisen mesazhe të qarta në drejtim të Prishtinës, Beogradit dhe Tiranës, që vetëm një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Serbisë dhe Kosovës pa ndryshime kufijsh në bazë të kritereve etnike mund të jetë objektivi për të dyja vendet, për rajonin dhe për Europën, atëherë kemi arritur të fitojmë shumë.

Ideja e ndryshimit të kufijve ende debatohet, gjenden pas saj forca që e nxisin attë?

Sipas mendimit tim ideja ende ekziston, por ka humbur dinamikën në javët e fundit. Po, si në SHBA ashtu edhe BE ka forca që dalin qartë dhe fuqishëm në krah të Vuçiqit dhe Thaçit. Por kundër kësaj ka rezistencë, jo vetëm në Berlin, por edhe në vende të tjera të BE. Në Kosovë është krijuar një ekip negociator, që ka një platformë të mbështetur nga parlamenti si bazë negociimi. Se çfarë përfytyrimesh kanë Thaçi dhe Vuçiq nuk e dimë, sepse nuk ka asgjë të hapur mbi tryezë.

Për forcat mbështetëse të idesë së këmbimit të territoreve kështu do të arrihej marrëveshja…

Unë jam shumë e bindur, që një këmbim territoresh nuk do të sillte ndryshim të situatës së brishtë. Nuk ka “pastrime paqësore etnike”, ky është një eufemizëm i patolerueshëm. Këmbimi i territoreve bie ndesh me vlerat bazë europiane, bie ndesh me bazamentin multietnik të rendit të pasluftës, pas luftërave në Jugosllavi dhe në Kosovë para 20 vitesh. Dialogu, ashtu siç u zhvillua në Bruksel ka nevojë për një hov të ri, një format të ri dhe një objektiv të qartë në fund, pra njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira të fqinjësisë.

Një problematikë tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj ende këmbëngul në doganat 100% për produktet serbe, megjithë kritikat ndërkombëtare. A shikoni se ka një plan pas këtij qëndrimi, ku do të dalë ai?

Është e drejtë që vendosja e doganave kundër produkteve serbe kritikohet ashpër si masë. Por ajo ka më shumë vlerë simbolike se sa karakter të vërtetë ekonomik dhe sipas mendimit tim nuk është arsyeja që dialogu i Brukselit ka ngrirë. Ai kishte ngecur që më parë dhe asnjë nga palët, as Beogradi dhe as Prishtina për momentin nuk kanë interes ta vazhdojnë dialogun në formën siç ishte më parë. Kësaj i shtohen faktorë të tjerë: E ngarkuara e BE-së, Federica Mogherini do të largohet shpejt nga posti, Vuçiqi ndeshet me presionin e rrugës, në Kosovë ka rivalitet mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit, Haradinaj. Thaçi me bisedimet pas dyerve të mbyllura me Vuçiqin është shumë i izoluar në Kosovë. Llogaria që bën Haradinaj është se me “qëndrimin e fortë” edhe në drejtim të doganave mund të qëndrojë në pushtet, sepse vërtet shumica e qytetarëve është kundër negociatave sekrete e një këmbimi territoresh.

20 vite më parë në Kosovë zhvillohej luftë, si do ta vlerësonit gjendjen në këtë vend sot?

Kosova ka bërë një rrugë të gjatë. Sot është një vend i pavarur, që ende lufton për njohje ndërkombëtare, dhe përmes ndikimit të Beogradit ka akoma një “konflikt të ngrirë” në veriun e vendit që ka shkaktuar shumë pengesa e bllokada ndërkombëtare e kombëtare. Por me kalimin e viteve kemi parë se qytetarët serbë në jug të Kosovës, të paktën në jug të Ibarit ngadalë, por e kanë fituar më shumë besim në institucionet politike. Kjo i dedikohet sigurisht Paketës Ahtisaari dhe kushtetutës së vitit 2008, që vendoste garanci e baza për bashkëjetesën etnike.

Por plagët e luftës janë ende të thella, ato presin edhe një punë konkrete të Gjykatës së Posaçme për krime lufte në Kosovë. Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një përballje të përbashkët të së shkuarës. Vërtet që rindërtimi pas luftës ka shënuar sukses, por aftësia jetike e shtetit ende ndikohet nga pesha e së shkuarës. Nuk mund të jetë kështu që ende në poste të qëndrojnë ish-luftëtarë të UÇK-së dhe që ende veprojnë  në bazë të logjikës së atëhershme të luftës.

E po të hedhim një vështrim në të ardhmen…

Në Kosovë nuk u bënë reforma të vërteta drejt një rendi shoqëror liberal e një shteti ligjor funksionues me zhvillim ekonomik. Ende kemi një sistem të përcaktuar nga korrupsioni, nepotizmi. Kjo e sëmur Kosovën sot. Shoh një rrezik për të ardhmen, sepse ndërkohë është rritur një gjeneratë e pasluftës që kupton, se i janë vjedhur shanset. Prandaj kemi nevojë për liberalizimin e vizave për të penguar një radikalizim të situatës politike dhe t’u japim të rinjve të ardhme.

Dr. Johanna Deimel është sot analiste e pavarur politike pas një përvoje të gjatë bashkëpunimi me vendet e Ballkanit si zëvendësdrejtoreshë e Shoqatës së Europës Juglindore.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ceshjta e kosoves ekspertja deimel samiti ne berlin ceshjta e kosoves ekspertja deimel samiti ne berlin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin