LIVE UPDATES
Politike

Seanca e dytë dëgjimore, 28 kandidatët kalojnë në ‘filtrin’ e Komisionit të Posaçëm, Murrizi: Ka sigurimsa!

30 September 2020, 10:59 Nga DOSJA
Seanca e dytë dëgjimore, 28 kandidatët kalojnë në

TIRANË– Pas gati dy orësh, Komisioni i Posaçëm për Përzgjedhjen e Anëtarëve të KQZ-së së re ka përfunduar ditën e dytë të intervistimeve të kandidatëve të mbetur. Komisioni i drejtuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi dëgjesat me 28 kandidatët e tjerë nga lista prej 53 kandidatësh në total, ndërkohë edhe kësaj herë nuk munguan batutat.  Kulmin e arriti gjithçka me prezantimin e Ilir Rusmalit, i cili ka qenë zv/kryeministër në kohën e Partisë Demokratike. Të gjithë anëtarët e Komisionit nuk u kursyen në shprehjen e vlerësimeve për këtë të fundit. Ndërsa vëmendjen tërhoqi edhe kandidimi i Klement Balilit dhe Kristaq Kumes. Ish-deputeti i PD-së, Sali Shehu u shpreh se dëshironte që të kontribuonte në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në fund të punës, drejtuesi i Komisionit dhe një prej përfaqësuesëve të maxhorancës, Damian Gjiknuri tha se ditët në vijim do të mblidheshin sërish për të vlerësuar çdo kandidat. Ndërsa pas tij, fjalën e mori përfaqësuesi i opozitës parlamentare Myslim Murrizi kërkoi nga të gjithë kandidatët e lindur në para vitit 1974, të sjellin dokumente për të provuar se nuk kanë qënë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, pasi në dijeninë e tij ka të tillë. Ndërkohë përfaqësuesi i opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi kërkoi  që shumica të mos udhëhiqet nga militanca dhe interesi politik por të zgjedhë kandidatë që vlejnë.

PËRFUNDIMET: 

Damian Gjiknuri: Ne do të bëjmë një mbledhje tjetër këto ditë që të vijojmë me vlerësimin e cdo kandidati për të vijuar ashtu sikur e ka parashikuar ligji. 

Myslym Murrizi: Do të ishte në nderin e komisionit dhe Kuvendit që të përkrahte individë që nuk kanë në kriteret eksplicite, njerëz që nuk kanë mëkate në vitet që kanë kaluar në zgjedhje dhe ndaj publikut. E habitshme, por kanë konkurruar për të numrat votat, 7 individë që kanë ndarë pronat e shqiptarëve, 5 ish-drejtorë të përgjithshëm të pronave. Shqiptarët e dinë si janë sorollatur në duart e këtyre individëve. Do të ishte në dinjitetin edhe të komisionit tonë, që pavarësisht njohjeve, të mos kishte individë, që shqiptarët i shikojnë si “mish dhie”, atij se nuk i kanë besuar pronën, jo më votën për pushtetin në një sistem demokratik. 6 vijnë nga KQZ-ja, OSBE-ja nxin si janë zhvilluar zgjedhjet dhe numrat votat në Shqipëri. Kur shoh që marrin kurajën dhe vijnë për të kandiduar për të numëruar votat, që janë etiketuar si tjetërsim i vullnetit të shqiptarëve. 5 vijnë nga një fshat, 3 janë kushërinj të parë. Do të doja që të gjithë ata që do të merrnin besimin e komisionit, ti drejtohen autoritetit, pasi bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit nuk do të jetë e moralshme që të votohen për të drejtuar zgjedhjet. Do ta doja për të gjitha ata të ditëlindjes 74, pra kush është 46 vjeç dhe lart të na sjellë dokumentin që nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, në dijeninë time ka.  Të heqim dorë nga dreqërit.

Damian Gjiknuri: Nuk e di nëse ka ndonjë mundësi verifikimi, a mund të kryhet ndonjë verifikim i shpejt? Po dakord. Atëherë, ose ata që do të përzgjidhen do ta kenë të detyrueshme. Fakti që aplikuan kaq shumë njerëz, ka një numër të madh. Kjo është një gjë e mirë, risi që tregon se ndryshimet e Kodit, ka tërhequr interesin e shumë aplikantëve. Jam dakord, që njerëz që janë shumë të asocuar politikisht apo krijojnë konflikt interesi të pastër, ne mos ti përzgjidhnim. Ne do të përzgjedhim kandidatët më të mirë të mundshëm, brenda mekanizmave që kënaqin balancat politike. Nuk kemi nevojë të bëjmë deklarime këtu se kush është më partizan për zgjedhjen e njerëzve me profesionalë. Në ditët në vijim do të mblidhemi për dokumentacionin dhe për të zgjedhur kandidatin më të përshtatshëm, në konsultim me përfaqësuesin e PD-së.

Oerd Bylykbashi: Do të shprehja shqetësimin për përfundimin sa më shpejt të këtij procesi. KQZ ka detyra specifike dhe sa më shumë vonojnë cënojnë atë që është arritur, si identifikimin biometrik. Kërkoj që të mos humbasim kohë, të ecim shpejt, që edhe këto komponentë organizativë për zgjedhjet e ardhshme, që kërkojnë kohë, që identifikimi biometrik të bëhet sa më parë. Uroj që shumica të mos udhëhiqet nga militanca dhe interesi politik. 2021 të jetë fillimi i një procesi që i kthen shqiptarët në normalitet.

Damian Gjiknuri: Myslym do të verifikohen vetëm emrat që do të përzgjedhim ne.

Emrat e 53 kandidatëve që garojnë:

Admir Drago KOMISIONER + rregullator + KAS

Agim Paskali rregullator + KAS

Agron Haxhimihali KOMISIONER + nënkomisioner + rregullator

Agron Sulshabanaj KAS

Arben Xhiku KOMISIONER + rregullator

Arben Isaraj KAS

Ardjan Myslimaj KOMISIONER + rregullator

Arens Çela rregullator + KAS

Behar Zeneli rregullator

Besnik Maho KAS

Bledar Skënderi KOMISIONER

Drita Avdyli KOMISIONER + rregullator

Dritan Çaka KOMISIONER + rregullator + KAS

Elona Bano rregullator

Elvin Lako KOMISIONER + rregullator + KAS

Elvis Çefa nënkomisioner + rregullator + KAS

Emiliano Braho rregullator + KAS (skualifikohet për rregullator)

Esmir Rringaj KAS

Fatmir Tafaj KAS

Farie Osmani KAS

Florian Beqiraj rregullator + KAS

Gentian Rumano KAS

Haki Mustafa KOMISIONER + nënkomisioner + rregullator

Halil Hyseni KOMISIONER

Helga Vukaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

Hysen Osmanaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

Ilirjan Rusmaili KOMISIONER + KAS

Ilirjan Celibashi KOMISIONER

Ilirjana Nano rregullator

Irena Nino KAS

Irsa Ruçi KOMISIONER + rregullator

Ismail Tafani KOMISIONER + nënkomisioner

Iva Nathanaili rregullator+ KAS

Kamerion Salillari rregullator + KAS (skualifikohet për rregullator)

Klement Zguri rregullator

Koli Bele KOMISIONER + KAS

Kristaq Kume rregullator

Laureta Bregasi rregullator + KAS

Lealba Pelinku KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

Ledio Braho KAS

Lefterie Luzi Lleshi KOMISIONER + rregullator + KAS

Leonard Gremshi rregullator + KAS

Lindita Tako rregullator + KAS

Mimoza Canaj KAS

Muharrem Çakaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

Odeta Berberi rregullator

Odeta Seferaj KAS

Petrit Çano KAS

Redinela Beqiraj KAS

Sali Shehu KOMISIONER

Sokol Bana KOMISIONER + KAS

Spiro Maliqi rregullator + KAS

Theodhor Sollaku rregullator + KAS

KQZ-ka e re do të ketë 3 nivele dhe 12 anëtarë folën përballë anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit të Posaçëm. Në ditët në vijim pritet që të filtrimi dhe shpallja e kandidatëve.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri kandidatet per kqz e re komisioni i posaçëm për zgjedhjen e kqz-së kqz e re damian gjiknuri kandidatet per kqz e re komisioni i posaçëm për zgjedhjen e kqz-së kqz e re

Sondazh

Politike 30 September 2020, 16:24

TIRANË- Ish-deputeti i PD, Sali Shehu u paraqit para Komisionit të Posacëm për të folur për kandidaturën e tij si komisioner në KQZ. Ai u shpreh se do të m...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin