"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
VD-Seanca fillon me debate, Shehu-Nikollës: Mos u bëni bashkëpunëtore
17 January 2022, 15:29Nga DOSJA
TIRANË – Deputeti i pezulluar nga Partia Demokratike Tritan Shehu kërkoi nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla që të mos merrte parasysh dokumentet e dërguara nga PD lidhur me ndryshimet në grupin e saj parlamentar pas përjashtimit të 8 deputetëve dhe pezullimit të 18 anëtarëve demokratë nga Kryesia e PD. Në seancën e sotme plenare, deputeti demokrat i Gjirokastrës, i cili është pezulluar nga PD, kërkoi që të merren parasysh vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të PD dhe referendumit të 18 dhjetorit 2021. Ai i konsideroi dokumentet e dërguara nga deputetët demokratë dhe kryetari i saj Lulzim Basha si të pavlefshme.
“Po fillojmë keq me dokumenta, që nuk janë reale, janë nul. Jeni në dijeni të ndryshimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe referendumit të 18 dhjetorit. Mos paraqesni dokumenta që s’i qasen realitetit. Rrezikojmë të bëjmë veprime staliniste, por në një realitet tjetër. Mos u bëni bashkëpunëtore në këto ndryshime anti-kushtetuese. Prandaj të sillen këto dokumenta, propozoj që të verifikoni të gjitha dokumentet që do vijnë dhe pastaj t’i paraqesni kuvendit që janë deformime të realitetit. T’i quajmë të qëllimshme. S’kanë asnjë vlerë”, tha Tritan Shehu në Kuvendin e Shqipërisë.
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se pas takimit të djeshëm në Shkodër me qytetarë dhe anëtarë të PD do të organizohen takime në vijim ...
TIRANË– Deputeti tashmë i përjashtuar nga PD, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama pranoi që në mes të Tiranës të instalohej një grup trafikantë...
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha foli për lajmin se në territorin e godinës së Partisë Demokratike do të ndërtohet një kompleks luksoz me 4 kul...
TIRANË – Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se e vetmja mënyrë për të negociuar me pasardhësin e tij Lulzim Basha është ballafa...
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka as pasaportë dhe as vizë amerikane. Në emisioni...
TIRANË– Partia Demokratike ka mohuar zyrtarisht akuzat e ngritura nga ish-kryeministri Sali Berisha lidhur me zyrtarë të kampit opozitar. Ndërkohë që...
TIRANË– Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të dekretohen nga presidenti Ilir Meta. I ftuar në ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se pas përfundimit të mandatit si Presidenti më 24 korrik 2022 do të flasë me popullin e 2 marsit. Meta i ftuar ...