"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Kuvendi/ Presidenti, Rama: S’flasim me Saliun. Berisha: Do të të sjellim vdekje politike
21 April 2022, 05:47Nga DOSJA
TIRANË– Rikthimi në Kuvend i kryeministrit Edi Rama ka sjellë debate me demokratët. Fjalën sot në Kuvendin e Shqipërisë, Rama e nisi debatin e tij me presidentin e Republikës duke kërkuar dialog, por shtoi se PS është gati që të diskutojë më të gjithë, përveç se me Sali Berishën. Ai tha se socialistët refuzojnë që të kenë kontakt me ata që ai i ka cilësuar si “të vdekur”.
Megjithatë premtoi një gjë: presidenti nuk do të jetë nga radhët e socialistëve! Ndërkohë që fjala e Ramës solli përplasje mes socialistëve. Pasi kreu i qeverisë, Rama la foltoren, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj nxituan të replikojnë me të, duke bërë që Berisha të shkonte në Foltore dhe të shtynte Alibeajn.
Për përplasjen me Alibeaj në foltoren e Kuvendit, Berishës iu tërhoq vëmendja nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla duke iu premtuar edhe masë disiplinore, ndërsa seanca u ndërpre për 5 minuta. Megjithatë Berisha mori fjalën dhe i premtoi Ramës se do t’i sillte vdekjen politike. Por ndryshe e sheh, Enkelejd Alibeaj e gjithë kjo që po ndodh me negociatat për presidentin, i cili tha se e gjithë kjo është një lojë e zgjedhur nga Rama për të larguar vëmendjen nga skandalet korruptive.
Ndërkohë që në Kuvend është kthyer në temë dite edhe marrja në pyetje e Kastriot Ismailajt, pasi SPAK ka rihapur dosjen CEZ-DIA. Ismailaj qëndron në burgun e Fierit, pas një dënimi dhënë ndaj tij nga Gjykata Penale e Tiranës me 11 vite burg. Në fund të seancës plenare u miratuan dy akte normative si dhe marrëveshja me Pfizer dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Aktet normative që u miratuan janë për përpunimin dhe tregtimin e naftës me 73 vota si dhe për çmimet e produkteve bazë me 74 vota pro.
PRRENJAS- Në 18 Mars, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë në Prrenjas. Feredin Kampula bleu disa furgonë, licenca e të cilëve ishte aktive deri në vitin...
PRRENJAS- Për çështjen e licencës së linjës së furgonëve Prrenjas-Qukës, nuk pranoi të shpjegonte as drejtoresha në bashki dhe as kryetari i bashkisë.Dre...
TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes procedurat e një koncesioni në fushën e karburanteve, koncesion i cili rëndon direkt në xhepat e konsumator...
TIRANË– Akademiku Edmond Tupja është shprehur se ndihet i turpëruar nga fqinjët e tij kur e pyesin për pensionin. I ftuar në “OraNeës”, Tupja tha se ...
GJERMANI- Një shqiptar me banim në Gjermani ka konvertuar patentën shqiptare në gjermane. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postim...
GREQI- Identitetet dhe fotot e gjashtë romëve dhe një shqiptar, të cilët kishin kryer 231 mashtrime elektronike në të gjithë Greqinë që nga nëntori i vitit 2020...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, i ka dërguar një person ...
TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka nisur sot procesin e rishikimit të Kodit të Transmetimit në një konferencë në Tiranë, kishin prezent përf...