LIVE UPDATES
Bota

Sekretari Blinken drejt Ukrainës ndërsa Rusia ka rritur praninë ushtarake përgjatë kufirit

30 April 2021, 18:55 Nga DOSJA
Sekretari Blinken drejt Ukrainës ndërsa Rusia ka rritur praninë

SHBA– Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të shkojë në Ukrainë javën e ardhshme, ndërsa Uashingtoni po koordinon nga afër me Kievin për situatën pas shtimit të fundit të pranisë ushtarake të Rusisë përgjatë kufirit me Ukrainën.

Sekretari Blinken do të jetë në Ukrainë më 5-6 maj, “kur ai do të takohet me Presidentin Zelensky, Ministrin e Jashtëm Kuleba, zyrtarë të tjerë dhe përfaqësues të shoqërisë civile të Ukrainës për të riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit që po zhvillon Rusia”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në një deklaratë të premten.

Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë nga afër lëvizjet e Rusisë pasi Moska njoftoi të enjten e kaluar se do të fillonte tërheqjen e trupave të saj nga kufiri i Ukrainës.

Sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby tha këtë javë se është shumë herët për të folur dhe se po marrin për të mirëqena pretendimet e Rusisë se po tërheqin të gjithë forcat, ndërsa pranoi “një lloj largimi të disa forcave të Rusisë nga Ukraina”.

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe të Bashkimit Evropian kishin thënë se afërsisht 150 000 forca ruse u dislokuan përgjatë kufirit të Ukrainës dhe në Krime, numër më i madh ky nga forcat në këtë zonë shtatë vjet më parë kur Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë në vitin 2014.

Shtetet e Bashkuara kanë riafirmuar mbështetjen e tyre për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke i kërkuar qeverisë ruse të ndërpresë menjëherë çdo veprimtari agresive në Ukrainë dhe përreth saj.

Udhëtimi i Sekretarit Blinken në Ukrainë do të ishte udhëtimi i tij i parë si sekretari amerikan i shtetit. Në Kiev, ai “do të inkurajojë gjithashtu përparimin e vazhdueshëm në axhendën e reformave institucionale të Ukrainës, veçanërisht veprimin anti-korrupsion, i cili është thelbësor për sigurimin e institucioneve demokratike të Ukrainës, prosperitetin ekonomik dhe të ardhmen Euro-Atlantike”, tha zoti Price në deklaratën e së premtes.

Para udhëtimit në Ukrainë, kryediplomati amerikan do të marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të G-7ës në Londër nga 3-5 maj, i cili është takimi i parë i tillë në person që prej dy vitesh kur filloi pandemia e koronavirusit.

“Shtetet e Bashkuara do të diskutojnë se si mund të punojnë me vendet e tjera për të trajtuar çështjet kyçe gjeopolitike me të cilat përballemi ndërsa rimëkëmbemi më tej nga kjo pandemi”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. “Trajtimi i COVID-19 dhe kriza e klimës do të vihen në rend të parë në axhendë, ashtu si edhe avancimi i rritjes ekonomike, të drejtat e njeriut, siguria ushqimore, barazia gjinore dhe fuqizimi i grave dhe vajzave”.

Në Britani, Sekretari Blinken do të takohet gjithashtu me Kryeministrin Boris Johnson dhe Sekretarin e Jashtëm Raab “për të diskutuar përparësitë e përbashkëta SHBA-Britani të Madhe”.

Përveç vendeve të G-7ës, zyrtarë nga Australia, India, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut dhe Brunei, në cilësinë e Kryesisë së ASEAN-it, do të bashkohen në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe të Zhvillimit të G-7 si të ftuar. Zoti Price tha se, “këto takime do të hedhin bazat për Samitin e 46-të të Udhëheqësve, në Cornwall në qershor.”

Marrë nga VOA.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota antony blinken john kirby tensionet rusi-ukraine antony blinken john kirby tensionet rusi-ukraine

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin