LIVE UPDATES
Bota

Sekretari Pompeo nis turneun në Evropën Qendrore, vizitë në 4 shtete

11 August 2020, 05:43 Nga DOSJA
Sekretari Pompeo nis turneun në Evropën Qendrore, vizitë në

Sekretari amerikan i Shtetit, MikePompeo ka filluar një turne njëjavor në Evropën Qendrore të hënën, ndërsa Shtetet e Bashkuara përpiqen t’i bëjnë ballë konkurrencës ekonomike dhe gjeopolitike ruse dhe kineze në Evropë.

Kryediplomati amerikan po shkon në Pragë dhe Pilsen në Republikën Çeke, Ljubjanë të Sllovenisë, Vienë të Austrisë dhe Varshavë të Polonisë nga 11 gushti deri më 15 gusht.

Zoti Pompeo do të jetë i pari Sekretar Shteti që nga viti 2011 që do të vizitojë Slloveninë, ku do të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët për teknologjinë 5G ndërsa Uashingtoni u kundërpërgjigjet që paraqet “depërtimi në rrjetet e teknologjisë së lartë” në rajon nga Kina komuniste.

Udhëtimi vjen ndërsa Pentagoni bëhet gati të zbatojë planin për tërheqjen e pothuajse 12 mijë trupave nga Gjermania dhe të vendosë një pjesë të trupave amerikane në Poloni dhe vende të tjera të NATO-s, duke ngjallur shqetësim brenda vendit dhe në Evrope, megjithëse zyrtarë të lartë amerikanë e mbrojnë një vendim të tillë si një nevojë strategjike.

Ambasadori Philip Reeker, ndihmës sekretari i shtetit në detyrë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, tha se zoti Pompeo do të diskutojë me homologët e tij për Marrëveshjen për Përmirësimin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes SHBA-Poloni që “ofron një kornizë” për të fuqizuar më tej “sigurinë e gjerë transatlantike”.

Kjo marrëveshje mbrojtjeje, i jep mundësinë Shteteve të Bashkuara për “një prani me rotacion” të 1 mijë trupave për “të forcuar aftësinë frenuese kundër Rusisë, forcuar NATO-n”, dhe për të siguruar aleatët, thonë zyrtarët.

Rreth 4,500 forca amerikane janë ndërkohë në Poloni për shërbimin e radhës.

Siguria energjitike

Edhe siguria energjitike është në krye të temave të diskutimit të zotit Pompeo me udhëheqës të Evropës Qendrore, ndërsa naftësjellësi i debatueshëm rus “Nord Stream 2” që lidh Rusinë me Gjermaninë, pothuajse ka përfunduar.

“Kemi qenë shumë të përkushtuar të ndihmojmë ato vende të gjejnë burime alternative, që të mos varen vetëm nga Rusia”, tha ambasadori Reeker.

Rusia e ka mbrojtur projektin e vet si të leverdisshëm ekonomikisht.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar lidhur me rreziqet e sigurisë nga naftësjellësit rusë, veçanërisht “Nord Stream 2”. Zyrtarët amerikanë thanë se nëse kompletohen këto projekte do të minojnë sigurinë evropiane dhe fuqizojnë aftësinë e Rusisë për të përdorur burimet energjisë për të ushtruar presion ndaj partnerëve dhe aleatëve evropianë të Shteteve të Bashkuara.

Republikë Çeke

Në Pragë, zoti Pompeo do të takohet me kryeministrin çek, Andrej Babis për të diskutuar bashkëpunimin për energjinë bërthamore dhe Nismën e Tre Deteve, një platformë politike për të nxitur lidhjet mes vendeve në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke mbështetur projektet e infrastrukturës, energjisë dhe ato digjitale.

Nisma e merr emrin nga Deti Balltik, Deti i Zi dhe ai Adriatik që rrethojnë rajonin.

Të mërkurën zoti Pompeo do të mbajë një fjalim në Senatin e Parlamentit të Republikës Çeke për marrrëdhëniet dypalëshe dhe politikën e jashtme.

Slloveni

Në Ljubjanë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo do të nënshkruajë një Deklaratë të Përbashkët bashkëpunimi për teknologjinë 5G me Ministrin e Jashtëm Slloven, Anže Logar.

Gjatë vitit të kaluar, vendet evropiane, përfshirë Poloninë, Estoninë dhe Republikën Çeke, kanë nënshkruar marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, duke premtuar që furnizuesit e pajisjeve 5G të mos i nënshtrohen kontrollit të një qeverie të huaj pa një shqyrtim të pavarur gjyqësor, i cili në mënyrë efektive përjashton firmat kineze.

Sllovenia do të bashkohet me ato vende në të ashtuquajturin “Rrjetet e Pastra 5G” për përdorimin e kompanive të besueshme për infrastrukturën kritike të telekomunikacionit, atë të ruajtjes dhe analizimit të të dhënave, si dhe për aplikacionet e telefonave celularë.

Zoti Reeker i tha Zërit të Amerikës se ky është “një reflektim i përkushtimit të përbashkët për mbrojtjen e privatësisë” dhe sigurinë kibernetike.

Austri

Në Vjenë, Partneriteti Strategjik SHBA-Austri dhe marrëdhëniet tregtare në rritje do të jenë në krye të axhendës së takimeve të Sekretarit Pompeo me kancelarin austriak Sebastian Kurz dhe Ministrin e Jashtëm Alexander Schallenberg.

Austria është selia e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që është përgjegjëse për monitorimin e zbatimit nga Irani të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore nga e cila Shtetet e Bashkuara janë tërhequr.

Sekretari Pompeo gjithashtu do të zhvillojë bisedime me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi, pasi Uashingtoni po u bën thirrje anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të zgjatur me një afat të pacaktuar një embargo armësh ndaj Iranit që do të skadojë më 18 tetor.

Poloni

Në Varshavë, kryediplomati amerikan do të ketë bisedime me Kryeministrin Mateusz Morawiecki dhe Ministrin e Jashtëm Jacek Czaputowicz për thellimin e lidhjeve në fushën e mbrojtjes, rimëkëmbjen nga pandemia koronavirusit, sigurinë e rrjetit 5G, dhe përmirësimin e energjisë dhe infrastrukturës rajonale përmes Iniciativës Tre Detet.

Pompeo do të takohet gjithashtu me Presidentin Polak Andrzej Duda, i cili vizitoi Shtëpinë e Bardhë në fund të qershorit.

Polonia e sheh gazësjellësin “Nord Stream 2”, i cili do të dyfishonte kapacitetin e eksportit të gazit të Rusisë përmes Detit Baltik, si një kërcënim për sigurinë energjetike të Evropës.

“Sipas pikëpamjes sonë, ky është një përdorim i parave evropiane për të blerë armët e zotit (Vladimir) Putin, dhe neve kjo nuk na pëlqen”, tha zoti Morawiecki gjatë një diskutimi të fundit online të organizuar nga Këshilli Atlantik.

Zoti Morawiecki tha se Polonia, si “vendi më pro-evropian dhe më pro-Amerikan” në Evropë, është duke forcuar aleancën transatlantike.

Muajin e kaluar, Departamenti i Shtetit tha se njerëzit që bëjnë investime ose përfshihen në aktivitete në lidhje me gazsjellësin “Nord Stream 2”, përfshirë anijet që përdoren për instalimin e tubacioneve dhe shërbimet inxhinierike në dislokimin e tubacioneve, mund të përballen me sanksione amerikane.

“Është një paralajmërim i qartë për kompanitë se ndihma dhe forcimi i projekteve me ndikim keqdashës të Rusisë nuk do të tolerohet”, tha Sekretari Pompeo gjatë një konference shtypi më 15 korrik.

“Më lejoni të jem i qartë. Këto nuk janë projekte tregtare. Ato janë mjetet kryesore të Kremlinit për të shfrytëzuar dhe zgjeruar varësinë evropiane nga furnizimet e energjisë ruse”, tha Sekretari Pompeo.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mike pompeo mike pompeo

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin