LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja dhe Britania ndihmë Australisë për të prodhuar nëndetëse bërthamore

16 September 2021, 10:13 Nga DOSJA
SHBA-ja dhe Britania ndihmë Australisë për të prodhuar

SHBA– Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të ndihmojnë Australinë të zhvillojë një flotë nëndetësesh me energji bërthamore, tha të mërkurën Presidenti amerikan Joe Biden, ndërsa udhëheqësit e të tre vendeve njoftuan një partneritet të ri trepalësh të sigurisë të fokusuar në rajonin Indo-Paqësor.

“Ne duhet të jemi në gjendje të trajtojmë si mjedisin aktual strategjik në rajon, ashtu edhe se si ai mund të evoluojë“, tha Presidenti Biden. “Sepse e ardhmja e secilit prej kombeve tona, dhe me të vërtetë e botës, varet nga një rajon Indo-Paqësor i lirë, i hapur, dhe i begatë në dekadat në vazhdim”.

Treshja do të njihet me shkurtimin AUKUS.

Presidenti Biden, Kryeministri australian Scott Morrison dhe Kryeministri britanik Boris Johnson theksuan se këto nëndetëse me energji bërthamore nuk do të mbajnë armë bërthamore.

“Më lejoni të jem i qartë, Australia nuk po kërkon të marrë armë bërthamore ose të krijojë një aftësi bërthamore civile“, tha zoti Morrison, duke folur virtualisht në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me homologët e tij amerikanë dhe britanikë. “Dhe ne do të vazhdojmë të përmbushim të gjitha detyrimet tona të mospërhapjes bërthamore”.

Një zyrtar i lartë i administratës Biden, i cili informoi gazetarët para njoftimit, caktoi një afat kohor prej 18 muajsh që të tre vendet të punojnë së bashku për të identifikuar rrugën optimale për prodhimin e nëndetëseve.

Zoti Johnson tha se vendi i tij do të luajë një rol të rëndësishëm në shkëmbimin e njohurive me Australinë, një ish-koloni britanike që mbetet pjesë e Commonwealth-it, një organizatë e udhëhequr nga Mbretëresha Elizabeth II.

Kjo marrëveshje, tha ai, “do të mbështetet në ekspertizën që Britania e Madhe, ka fituar gjatë brezave që datojnë nga lëshimi i nëndetëses së parë bërthamore të Marinës Mbretërore mbi 60 vjet më parë”.

Partneriteti i ri do të lejojë që të tre vendet të ndajnë informacion dhe ekspertizë më lehtë në fushat kryesore teknologjike të tilla si inteligjenca artificiale, teknologjia kibernetike, teknologjitë kuantike, sistemet nënujore dhe aftësitë e goditjeve me rreze të gjatë.

“Kjo nismë ka të bëjë me sigurimin që secili prej nesh të ketë një aftësi moderne, aftësitë më moderne që na duhen për të manovruar dhe për t’u mbrojtur ndaj kërcënimeve që zhvillohen me shpejtësi“, tha Presidenti Biden.

Një përgjigje ndaj Kinës

Edhe pse asnjë nga tre udhëheqësit nuk e përmendi Kinën në komentet e tyre të mërkurën, analistët e shohin këtë si një lëvizje tjetër të aleatëve perëndimorë për të reaguar ndaj rritjes së Pekinit në fushat ushtarake dhe teknologjike.

“Tashmë është e qartë nga konteksti se përgatitja për një mjedis lufte me intensitet të lartë – dhe kjo është ajo që bën një nëndetëse – ka me të vërtetë vetëm një kundërshtar potencial të qartë në atë ekuacion“, tha Euan Graham, bashkëpunëtor i lartë për sigurinë e Azi-Paqësorit në Zyrën në Singapor të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

Marrëveshja, e nënshkruar nga vendet që tashmë mbajnë lidhje të ngushta, është një shenjë e qartë e synimit të Uashingtonit për të mbetur një fuqi dominuese dhe stabilizuese në rajon.

“SHBA efektivisht është e gatshme të ndajë pothuajse gjithçka që ka“, tha Julian Ku, një profesor i Universitetit Hofstra i cili fokusohet në mosmarrëveshjet dhe ligjin ndërkombëtar. “Ajo e ngre, atë që tashmë është një aleancë shumë e thellë, në një nivel tjetër”.

Flota e re, të cilën një zyrtar i administratës Biden e përshkroi se kishte karakteristikat e “fshehtësisë, shpejtësisë, manovrimit, mbijetesës”, do të ketë një gamë më të gjerë dhe mund të qëndrojë nën sipërfaqe për periudha të gjata.

“Taktikisht, kjo do t’i japë Canberra-s një mjet operacional për të ruajtur fuqinë luftarake nënujore për një kohëzgjatje shumë më të gjatë në Paqësorin Perëndimor, në krahasim me nëndetësen aktuale me naftë të Australisë“, tha Eric Sayers, një studiues jorezident në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve, i cili fokusohet në politikat e sigurisë në rajonin Azi-Paqësor.

Marina kineze ka një flotë prej 60 nëndetvsesh, e cila përfshin gjashtë nëndetëse sulmuese me energji bërthamore.

Deri në këtë njoftim, Australia kishte qenë në bisedime me kompaninë franceze Naval Group për të ndërtuar deri në 12 nëndetëse bërthamore të me projektim francez. Ky program u vlerësua të kushtojë deri në 70 miliardë dollarë.

Presidenti Biden vuri në dukje se kjo është një përpjekje shumëpalëshe dhe se treshja mirëpret ndihmën nga aleatët e vjetër. “Shtetet e Bashkuara mezi presin të punojnë ngushtë me Francën dhe vendet e tjera kryesore në të ardhmen“, tha ai./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson eric sayers euan graham joe biden scott morrison boris johnson eric sayers euan graham joe biden scott morrison

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin