"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
SHBA: Mbështetje për rindërtimin e Gazës dhe rihapje të konsullatës në Jeruzalem
26 May 2021, 05:43Nga DOSJA
SHBA– Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi të martën se Uashingtoni do të rihapë Konsullatën e Përgjithshme amerikane në Jeruzalem, një lëvizje që rivendos lidhjet me palestinezët të cilat u reduktuan nga administrata Trump.
Konsullata shërbeu për një kohë të gjatë si një zyrë autonome e ngarkuar për marrëdhëniet diplomatike me palestinezët. Por ish-Presidenti Donald Trump reduktoi veprimtarinë e saj dhe e vendosi atë nën autoritetin e ambasadorit në Izrael, pasi mori vendim për zhvendosje të ambasadës në Jeruzalem.
Vendimi i zotit Trump shkaktoi zemërim në mesin e palestinezëve, të cilët e shohin Jeruzalemin lindor si territor të okupuar dhe kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm. Zoti Blinken nuk dha një datë të saktë për rihapjen e konsullatës.
Sekretari i shtetit e njoftoi vendimin pas një takimi me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Ramallah, në Bregun e okupuar Perëndimor. Shtetet e Bashkuara po përpiqen të mbështesin zotin Abas në rivalitetin e tij me grupin militant Hamas që dominon Gazan si dhe në skenën ndërkombëtare.
Administrata Biden do t’i kërkojë Kongresit amerikan 75 milion dollarë ndihma zhvillimi dhe ekonomike për palestinezët, njoftoi të martën Sekretari i Shtetit Antony Blinken, i cili shtoi se Uashingtoni do ta vazhdojë procesin për të rihapur konsullatën e SHBA në Jeruzalem.
Duke folur pas takimit me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë gjithashtu 5.5 milion dollarë ndihmë të menjëhershme për Gazën dhe 32 milion dollarë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën (UNRWA).
Sekretari Blinken u takua të martën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe shkoi më pas në Ramallah të Bregut të pushtuar Perëndimor, ku u takua me Presidentin Palestinez të mbështetur nga Perëndimi, Mahmoud Abbas.
Sekretari Blinken e filloi vizitën në Jeruzalem, ku pati bisedime me Kryeministrin Netanyahu.
“Ne e dimë se për të parandaluar një kthim të dhunës duhet të përdorim hapësirën e krijuar për të trajtuar një grup më të madh çështjesh dhe sfidash të cilat qëndrojnë prapa saj. Dhe kjo fillon me trajtimin e situatës së rëndë humanitare në Gazë dhe me fillimin e rindërtimit,” tha zoti Blinken.
Shtetet e Bashkuara, tha ai, do të punojnë për të grumbulluar mbështetje ndërkombëtare rreth këtyre përpjekjeve dhe për të dhënë “kontributin e tyre të rëndësishëm”.
“Ne do të punojmë nga afër me të gjithë partnerët tanë, për të garantuar se Hamasi nuk do të përfitojë nga ndihma e rindërtimit,” tha sekretari Blinken.
Udhëheqësi izraelit, Benjamin Netanyahu, duke folur në krah të diplomatit të lartë amerikan, kërcënoi për një “kundërpërgjigje shumë të fuqishme” nëse Hamasi rifillon sulmet me raketa.
Zoti Blinken do të jetë në rajon deri të enjten dhe do të vizitojë gjithashtu Egjiptin dhe Jordaninë. Në koordinim me vizitën e tij, autoritetet izraelite lejuan që karburantet, ilaçet dhe ushqimet e destinuara për sektorin privat të Gazës të hynin në këtë territor për herë të parë që nga fillimi i luftimeve më 10 maj.
Marrë nga Zëri i Amerikës
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Më shumë se gjysma e të rriturve në Shtetet e Bashkuara janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, ka thënë Shtëpia e Bardhë të martën.Presiden...
SHBA– Udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy kritikoi të martën ligjvënësen republikane, Marjorie Taylor Greene për krahasimin që ...
BRITANI– Pothuajse një ton kokainë është gjetur e braktisur në bregun në East Essex të Britanisë, ka thënë Agjencia Kombëtare e Krimit.Sipas mediave brita...
SHBA– Anëtarët e familjes së George Floydit kanë biseduar me ligjvënësit amerikanë, duke iu bërë thirrje këtyre të fundit që të miratojnë legjislacionin për ref...
RUSI– Alexei Navalny është shënjestër e tre hetimeve penale, sipas një deklarate të bërë nga vetë ai ditën e sotme.Sipas CNN Greece, vihet re se presioni ...