"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
SHBA: Raportohet se e drejta për abortin mund të shfuqizohet
3 May 2022, 06:16Nga DOSJA
Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara mund të shfuqizojë vendimin që mundëson abortin, sipas një draft-opinioni që ka rrjedhur nga ky institucion, raporton e përditshmja Politico. Sipas saj, gjyqtari, Samuel Alito, ka thënë në dokument se vendimi i vitit 1973 është i gabuar.
Nëse verifikohet ky dokument, ai do të përbënte një rast të pashembullt në historinë moderne të kësaj gjykate. Gjyqtarët pritet të bëjnë të ditur vendimin për këtë rast në fillim të muajit korrik. As Gjykata Supreme, as Shtëpia e Bardhë nuk kanë komentuar për këtë rrjedhje dokumentesh.
Është koha për të rikthyer këtë çështje të abortit te përfaqësuesit e zgjedhur të shtetit”, raportohet se është thënë në dokument. Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer –të dy demokratë kanë lëshuar një deklaratë pas rrjedhjes së informacionit.
“Nëse raportimi është i saktë, Gjykata Supreme do të shkaktojë kufizimin më të madh të të drejtave të njeriut në 50 vjetët e fundit”, është thënë në deklaratë. Protestuesit po ashtu janë mbledhur jashtë Gjykatës Supreme për të shprehur zemërimin e tyre për raportimet mbi këtë çështje.
Vendimi i vitit 1973 u ka mundësuar grave në SHBA që të kenë të drejtë absolute për abort në tre muajt e parë të shtatzënisë dhe të drejta të kufizuara në tremujorin e dytë. Gratë në të 20-at e tyre besohet se kryejnë më së shumti aborte në SHBA më 2019 janë kryer rreth 57 për qind e aborteve nga kjo grup-moshë.
Amerikanet me ngjyrë kryejnë më së shumti aborte 27 në 1,000 gra të moshave 15-44 vjeç.
Kancelari Olaf Scholz për shkak të refuzimit të vizitës së presidentit të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier nga pala ukrainase tani për tani nuk do të udhëtojë...
SHANGAI– Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Shangai. Në një shtëpi të moshuarish në lagjen Puoto të Shangait u shpall gabimisht i vdekur dhe u dërgua...
UKRAINË- Prokurorja e Përgjithshme në Ukrainë, Iryna Venediktova tha se autoritetet kishin identifikuar rusin e parë të dyshuar për kryerjen e masakrës së ...
GJERMANI- Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shkaktoi një bujë të madhe me rekomandimin e saj për familjet private që të grumbullonin furnizime emergje...
SHBA- CIA thotë se rusët që nuk mbështesin sulmin e Presidentit Vladimir Putin ndaj Ukrainës mund të jenë duke u përpjekur për t’u vënë në kontakt me shër...
UKRAINË- Ne kemi raportuar se një sulm me raketë goditi qytetin port të Detit të Zi, Odesa, në Ukrainën jugore, të hënën në mbrëmje. BBC shkruan se njerëzi...
RUSI- Rusia po planifikon së shpejti të “aneksojë” dy rajone lindore të Ukrainës të goditura nga pushtimi i saj, sipas ambasadorit të SHBA në Organi...