Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Amerikanët fitojnë 6-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kombeve, me dy sulmuesit që rikthehen me gola. Mauricio Pochettino regjistron fitoren më të thellë që prej marrjes së drejtimit të përfaqësueses.

SHBA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhuruan një spektakël golash, duke shkatërruar Haitin me rezultatin 6-0 në Miami, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kombeve. Christian Pulisic dhe Folarin Balogun ishin protagonistët kryesorë, duke shënuar në rikthimin e tyre në formacionin e kombëtares amerikane.
Përveç dy sulmuesve, rrugën drejt rrjetës e gjetën edhe Auston Trusty, Julian Hall dhe Weston McKennie. Kjo ishte fitorja me numrin më të madh të golave për SHBA-në nën drejtimin e Mauricio Pochettinos.
Pulisic fillimisht realizoi nga pika e bardhë në minutën e 62-të, përpara se të shënonte sërish, këtë herë me një goditje nga jashtë zonës, pas asistit të Alex Freeman. Balogun vulosi rezultatin me dy gola, i fundit në minutën e 82-të.
Për Haitin, që luan si pritës jashtë vendit të tij për shkak të dhunës dhe pasigurisë në vend, kjo ishte një mbrëmje e vështirë. Edhe pse tifozët e shumtë në Miami krijuan një atmosferë të zjarrtë në mbështetje të skuadrës, përfaqësuesja haitiane nuk arriti të rivalizonte amerikanët.
Kjo fitore merr një rëndësi të veçantë edhe për Pochettinon, i cili pritet të largohet nga kombëtarja amerikane për të marrë drejtimin e Manchester United. Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet të hënën në Cincinnati.
B.T (Dosja.al)
HOLANDE - Frenkie De Jong është larguar nga grumbullimi i Holandës, pasi ka shfaqur disa shqetësime fizike. Mesfushori i Barcelonës nu...
FRANCE - Kylian Mbappé pritet të rikthehet në formacionin titullar të Francës për përballjen me Turqinë, që do t...
ANGLI - Thomas Tuchel kërkon një fitore që do të kishte vlerë shumë më të madhe sesa tri pikët në Ligën ...
SPANJE - Përpara supersfidës mes Spanjës dhe Anglisë, që do të zhvillohet të dielën në mbrëmje në stadiu...
PORTUGALI - Ndeshja e parë pas largimit të Cristiano Ronaldos rezultoi katastrofike. Portugezët u fishkëllyen nga turma e Bragës, dhe ...
BELGJIKE - "Sot, vetëm fitorja ka rëndësi, por nuk është një finale që të lejon të fitosh një kupë", tha...
ITALI - Roberto Mancini kërkon një Itali me identitet dhe pa frikë përballë Belgjikës. Në prag të ndeshjes vendimtare p...
PORTUGALI - Në mbrëmjen e djeshme të Ligës së Kombeve, vëmendja kryesore është mbërthyer nga superpërballja e ...
PORTUGALI - Përtej disfatës shkatërrimtare në fushën e lojës, kjo datë do të mbetet e shënuar në histori si mo...
GJEORGJI - Hungaria merr një fitore të rëndësishme në transfertën ndaj Gjeorgjisë, duke triumfuar me rezultatin 2-0 dhe duke...