LIVE UPDATES
Bota

SHBA, universitetet përballë një rënie drastike të numrit të studentëve të huaj

7 July 2020, 17:10 Nga DOSJA
SHBA, universitetet përballë një rënie drastike të

Universitetet amerikane po përgatiten për një rënie të madhe të numrit të regjistrimeve nga studentë të huaj si dhe të ardhurave për shkak të një vendimi të qeverisë federale për t’u hequr vizat studentëve, nëse ata këtë vjeshtë nuk i zhvillojnë studimet në kampus.

“Studentët që ndodhen aktualisht në Shtetet e Bashkuara duhet të largohen nga vendi ose të marrin masa të tjera, të tilla si transferimi në një shkollë ku mësimet nuk merren në internet, në mënyrë që të garantojnë statusin e ligjshëm të tyre“, bëri të ditur të hënën Agjencia e Emigracionit dhe Doganave (ICE).

“Nëse nuk e bëjnë, mund të përballen me pasoja përfshirë nisjen e procedurave për largimin e tyre“, thuhej më tej në deklaratë.

“Udhëzimi i sotëm dëmton studentët ndërkombëtarë dhe vë në rrezik shëndetin dhe mirëqenien e tyre si dhe të gjithë komunitetit të arsimit të lartë“, tha Esther Brimmer, drejtore ekzekutive e NAFSA-s, Shoqatës Ndërkombëtare të Mësuesve.

“Pandemia e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara mbetet e paparashikueshme dhe institucioneve duhet t’u besohet e t’u jepet autoriteti të marrin vendime të drejta për kampuset e tyre, bazuar në rrethanat e tyre lokale” citohej në një deklaratë të zonjës Brimmer.

“Kjo është e tmerrshme“, shkruante në një postim në twitter Aaron Kirkpatrick një student nga Irlanda e Veriut, i cili po kryen doktoraturën në universitetin Baylor në Teksas. “Nuk mund të shkoj në shtëpi për të rinovuar vizën F1 sepse ambasadat janë mbyllur për shkak të pandemisë. Nëse largohem, me siguri nuk do të lejohem që të vij sërish në SHBA”, shkruante ai.

Në muajin maj, në një raport të Institutit Ndërkombëtar mbi Arsimin (IIE) thuhej se 88 për qind e afro 600 institucioneve të anketuara parashikojnë që regjistrimi ndërkombëtar i studentëve të ulet në vitin akademik 2020-2021 për shkak të pandemisë COVID-19. Shtatëdhjetë për qind e atyre institucioneve thanë se parashikojnë që disa studentë ndërkombëtarë nuk do të kthehen në kampuset e tyre në vjeshtën e 2020-s. Tre të katërtat kolegjeve u kanë dhënë studentëve mundësinë për të shtyrë për më vonë regjistrimin fizikisht, për në vjeshtë ose pranverën e vitit 2021. Dhe ndërsa shumë kolegje dhe universitete po përpiqen të hartojnë një strategji që do t’i sillte studentët sërish në shkollë duke garantuar njëkohësisht siguri për shëndetin e tyre, gjysma bëri të ditur se kanë në plan t’u ofrojnë studentëve regjistrimin nëpërmjet internetit gjatë vjeshtës. Nëse Agjencia e Emigracionit dhe Doganave (ICE) zbaton vendimin, studentë do të duhet ta anulojnë regjistrimin.

“Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) do të sigurojë megjithatë fleksibilitet për shkollat dhe studentët jo-emigrantë“, thuhej në një njoftim të Programit të Shkëmbimit të Studentëve. “Ndërsa shumë institucione në të gjithë vendin po rihapen, DHS duhet të rifillojë mbrojtjet e balancuar e të kujdesshme të kërkuar nga rregulloret federale”.

Këshilli Amerikan mbi Edukimin (ACE) vlerëson se regjistrimi do të bjerë me 15 për qind për vitin e ardhshëm akademik, duke përfshirë një rënie të parashikuar prej 25 për qind të studentëve ndërkombëtarë.

Soo Hyun Kim, një student nga Koreja e Jugut në Universitetin George Mason, thotë se ai planifikon që t’i zhvillojë leksionet e seminaret në internet nga Koreja e Jugut, për shkak të rrezikut që paraqet koronavirusi dhe sepse mendon se nuk do të jetë në gjendje të shijojë jetën në Amerikë në tërësinë e saj.

Disa arsye se pse studentët ndërkombëtarë vijnë në universitetet e amerikane është sepse duan të provojnë edukimin, kulturën dhe jetën sociale amerikane“, tha ai “Zërin e Amerikës”.

“Prindërit e mi kanë frikë sepse rastet me koronavirus vazhdojnë të rriten, por po kuptojnë gjithashtu se kolegji po bën përpjekje për të pasur një mjedis më të mirë dhe më të sigurt“, thotë Vitor Lacerda Siqueira, një student nga Brazili në universitetin Stetson të Floridës. Ai thotë se planifikon të kthehet në kampus këtë vjeshtë. “Do të preferoja të merrja më mirë një pushim sesa t’i zhvilloja leksionet përsëri në internet“, thotë ai.

Rënia e parashikuar e numrit të studentëve të huaj pritet gjithashtu të krijojë humbje të madhe financiare për arsimin e lartë amerikan. Studentët ndërkombëtarë përbëjnë 5 për qind të regjistrimeve në arsimin e lartë në Shtetet e Bashkuara, sipas një studimi të bërë nga instituti “Brookings” dhe të ardhurat nga shkollimi dhe tarifat arrijnë në 2.5 miliardë dollarë. Shifra është e lartë për disa arsye. Kjo sepse në universitetet publike amerikane, studentët ndërkombëtarë paguajnë ato që njihen si tarifa të shkollimit për një student jorezident.

Për më tepër, ata që vijnë nga jashtë SHBA-së marrin më pak ndihmë financiare sesa studentët vendas. Një studim i NAFSA-s tregon se koronavirusi mund t’i kushtojë Shteteve të Bashkuara 3 miliardë dollarë në vjeshtë e vitit 2020 për shkak të rënies së numrit të regjistrimeve nga studentë ndërkombëtar si pasojë e COVID-19.

Rënia sipas Këshillit Amerikan të Edukimin (ACE), pritet t’u shkaktojë një humbje të të ardhurave prej 23 miliardë dollarësh për institucionet.

“COVID-19 vë në rrezik financat e arsimit të lartë. Për disa universitete, mungesat e të ardhurave do të shkaktojë dhimbje. Për universitete të tjera rënia mund të jetë shkatërruese“, shkruante Dick Startz, profesor i ekonomisë në universitetin e Kalifornisë, në një analizë për institutin “Brookings”.

“Së pari, pothuajse çdo shkollë rrezikon të humbasë të ardhura financiare të konsiderueshme. Së dyti, rreziqet janë tepër të ndryshme në shkolla të ndryshme. Shumë shkolla përballen me vështirësi. Nëse gjërat përkeqsohen, disa shkolla rrezikojnë të mbyllen“.

Ekspertët e arsimit thonë se kufizimet e fundit të vizave H1-B gjithashtu do të pengojnë më shumë studentë të huaj që të kërkojnë të edukohen në Shtetet e Bashkuara. Studentët ndërkombëtarë kanë qenë një burim të ardhurash për shumë kolegje e universitete. Vizat H1-B, J dhe vizat e tjera të përkohshme që lejojnë punësimin u pezulluan deri në fund të këtij viti nga administrata Trump.

Për vitin fiskal 2019 janë lëshuar më shumë se 188 mijë viza H1-B dhe mbi 350 mijë viza J-1. Ndërsa pezullimi ndikon tek aplikantët e rinj dhe jo tek ata që e kanë një të tillë, kombinimi i politikës më të fundit të lëshuar nga ICE për semestrin e vjeshtës dhe një urdhër i mëparshëm lidhur me vizat H1-B, do ta ulë pjesëmarrjen e studentëve të huaj në mënyrë drastike.

Kufizime për vizat u janë vendosur gjithashtu studentëve kinezë që ndjekin programin e Trajnimit Praktik Fakultativ (OPT), i cili u mundëson studentëve ndërkombëtarë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM) që të “punojnë për një punëdhënës amerikan” për tre vjet, dhe atyre studentëve në fusha të tjera mundësi punësimi për një vit, ndërsa “qëndrojnë në SHBA me vizën e tyre të studentit”. Pjesëmarrja në OPT është rritur vitet e fundit. Në vitin 2017 u shënua “një rekord prej 276.500 studentësh të huaj të diplomuar të cilët siguruan viza punësimi në kuadër të këtij programi, krahasuar me 257.100 në 2016, sipas qendrës kërkimore “Pew”.

Marrw nga: VOA

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba univeristetet ne shba shba univeristetet ne shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin