"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
VD-Banesat te ‘5 maji’, Nano: Ndërhymë pasi morëm sinjalizim se do digjej një makinë
28 January 2022, 15:19Nga DOSJA
TIRANË – Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano raportoi për veprimet e forcave të rendit për prishjen e banesave në lagjen “5 maj” në 19 janar. Nano tha se policia mori sinjalizim për djegien e mundshme të një makine në zonë. Ai shtoi se forcat e rendit nuk kanë tejkaluar përdorimin e forcës ndaj qytetarëve duke e konsideruar se është përdorur forcë proporcionale.
“Në datë 19 janar, struktura e Policisë së shtetit, në mbështetje të kërkesave të bashkisë Tiranë, kanë ndihmuar në lirimin e sheshit për prishjen e banesave në rrugën 5 Maji. Në vijim të kërkesës për shmangien e incidenteve gjatë prishjes së banesave në rrugën 5 Maji, si dhe kërkesës së Komisariatit numër 4 për mbështetje. Është tentuar t’i vihet flaka një mjeti parkuar në një nga shtëpitë, që mund të rrezikonte jetën e banorëve, në këto kushte janë shoqeruar 8 shtetas. Theksojmë se gjatë shoqerimit të personave në fjalë është përdorur forcë proporcionale. Personat e shoqeruar janë lënë të lirë menjëherë pas procedurave. Në një intervistë në media, shtetasi në fjalë ka kërcënuar publikisht kryetarin Erion Veliaj. Po ashtu është paraqitur në komisariat, një shtetas i cili thotë se është dëmtuar gjatë ushtrimit të detyrës së tij si gazetar, nga policia. Mbështetja do të vijojë në bazë të kërkesave të bashkisë Tiranë”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
TIRANË – Mungesa e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në Komisionin e Ligjeve ka ndezur debatet mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Deput...
TIRANË – Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk mori pjesë në seancën e sotme të Komisionit të Ligjeve, i cili e ka thirrur për të dhënë shp...
TIRANË– Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka paditur në Prokurori Sokol Bizhgën, kreun e Forcave Operacionale në polici. B...
TIRANË – Ratifikimi i marrëveshjes së ekstradimit të personave të dënuar mes Shqipërisë dhe Spanjës është diskutuar sot në Komisionin e Ligjeve. N/kr...
TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar videon nëpërmjet, së cilës tregon se kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha, bashkëpunojnë s...
TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kritikoi ashpër studentët shqiptarë të diplomuar në shtetet e huaja, të cilët ndjekin studimet nëpërmjet ...