LIVE UPDATES
Aktualitet

Shembja e TK, KLSH konstaton shkelje të rënda, paraqet indicje penale në Prokurori: Të ndërtohet siç ishte! Rrëzon edhe H

1 July 2020, 17:16 Nga DOSJA
Shembja e TK, KLSH konstaton shkelje të rënda, paraqet indicje penale

TIRANË -Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditimit në Institutin e Monumenteve të Kulturës, ku edhe ka konstatuar shkelje dhe problematika të shkaktuara nga ndryshimet e bëra në ligje me VKM që sollën edhe shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

KLSH ka rekomanduar që Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse të rindërtojnë godinën e teatrit njëjtë siç edhe ishte. 

“Për adresimin e problematikave të shfaqura mbi çështjen e Teatrit Kombëtar dhe propozimin për pezullimin e vendimmarrjeve mbi këtë objekt nga Kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës”, t’i kërkojë Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë, rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në zonën ku ka qenë godina e mëparshmë, në të njëjtin stil dhe pamje arkitektonik që ajo ka pasur, me të njëjtat volume dhe në të njëjtin projekt,“-shkruhet në auditim. Duke qënë se KLSH ka vënë re një sërë shkeljesh në lidhje me ndryshimin apo përcaktimin e kufijve të qendrës historike të qytetit të Tiranës, ka paraqitur indicje penale pranë Prokurorisë së Tiranës. Megjithatë nuk dihet se cilat janë emrat që “fshihen” në dosje. 

Ndër shkeljet më të rëndësishme që spikasin në raportin e KLSH-së, janë ato të ndryshimit të VKM-ve. KLSH ka gjykuar ndryshimin që i është bërë VKM-së së lëshuar në vitin 2000 për shpalljen “monument Kulture” të aksit kryesor dhe qendrës historike të qytetit të Tiranës. Më pas në vitin 2017, është shtuar edhe rregullorja për administrimin e kësaj qendre duke lejuar vetëm ndërhyrje konservuese dhe restauruese. Në vitin 2018, janë përcaktuar sërish kufijtë e qendrës historike të qytetit të Tiranës dhe zonat ku do lejoheshin ose jo ndërtime të reja. Por ndryshimet nuk kanë qënë të njëjta me VKM-të e mëparshme. 

Një diçka tjetër që vihet re nga KLSH, është fakti se në ndryshimet në kufijtë e Liqenit Artificial të Tiranës dhe në qendër, nuk shpjegohen se si dhe përse janë shtyrë.

“Pra me këtë VKM kanë ndryshuar kufijtë e qendrës historike të Tiranës, të cilat nuk janë në përputhje me objektin e ndryshimit të VKM-ve të mëparshme, si dhe në mënyrë kontradiktore dhe të pavërtetë fshehin ndryshimet reale të kufijve të qendrës historike. Audituesit konstatuan se ndryshimet në këtë VKM reflektojnë kërkesat e Bashkisë Tiranë për zhvillime të reja në territor dhe nuk bazohen në studime e vlerësime të mirëfillta për përcaktimin dhe mbrojtjen e vlerave historike-kulturore të Qendrës Historike dhe zonës mbrojtëse në qytetin e Tiranës,“-shkruhet në raportin e KLSH-së. 

Përveç çështjes së Teatrit është shqyrtuar edhe ndërtimi i kaskadës së hidrocentraleve mbi lumin Shushicë në Vlorë. KLSH ka konstatuar se nga verifikimet e bëra, në lumin Shushicë nuk është parashikuar ndërtim hidrocentralesh pasi ndërtimi i këtij HEC-i cënon perspektivën, peizazhin dhe përdorimin nga publiku të monumentit të kulturës “Ura e Bratit”.

Deklarata e plotë e KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 66/2 prot., datë 21.01.2020, ka përfunduar auditimin e Përputhshmërisë në Institutin e Monumenteve të Kulturës (IMK) Tiranë, për veprimtarinë nga data 01.01.2018 deri më datën 31.12.2019.

Nga ky auditim, u konstatuan disa problematika dhe shkelje të dispozitave ligjore në fuqi. Më konkretisht shkeljet e konstatuara evidentohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit, miratuar me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së Nr. 54, datë 29.05.2020.

Ndër çështjet më të rëndësishme që trajtohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit janë:

1. Me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) nr.180, datë 13.04.2000 është bërë shpallja Ansambël Monument Kulture i aksit kryesor dhe qendrës historike të qytetit të Tiranës dhe me VKM Nr. 325, datë 12.4.2017 është miratuar shpallja e qendrës historike të qytetit të Tiranës dhe rregullorja për administrimin e kësaj qendre dhe të zonës së mbrojtur përreth saj. Këto VKM kanë përcaktuar rregullat për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e vlerave historike-kulturore të Qendrës Historike dhe zonës mbrojtëse në qytetin e Tiranës dhe lejojnë vetëm ndërhyrje konservuese dhe restauruese. Dy ditë pas daljes së VKM Nr. 325, në datën 14.04.2017, Këshilli Kombëtar i Territorit me Vendimin nr. 1 ka miratuar Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë së Tiranës. Auditimi konstaton se ky plan nuk është i bazuar në kërkesat e VKM Nr. 325, datë 12.4.2017, në lidhje me ndërhyrjet e lejuara në territorin e Qendrës Historike dhe Zonës së Mbrojtur të Qytetit të Tiranës.

Me pas me VKM nr. Nr. 582, datë 03.10.2018 “Për shpalljen e Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës dhe miratimin e Rregullores për administrimin e saj e të Zonës së Mbrojtur përreth” janë përcaktuar kufijtë e qendrës historike të qytetit të Tiranës dhe zonat ku do lejohen ndërtime të reja dhe zonat ku nuk lejohen ndërtime të reja. Pra me këtë VKM kanë ndryshuar kufijtë e qendrës historike të Tiranës, të cilat nuk janë në përputhje me objektin e ndryshimit të VKM-ve të mëparshme, si dhe në mënyrë kontradiktore dhe të pavërtetë fshehin ndryshimet reale të kufijve të qendrës historike, në kundërshtim me ligjin nr. 27/2018 datë 17.5.2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.

Audituesit konstatuan se ndryshimet në këtë VKM reflektojnë kërkesat e Bashkisë Tiranë për zhvillime të reja në territor dhe nuk bazohen në studime e vlerësime të mirëfillta për përcaktimin dhe mbrojtjen e vlerave historike-kulturore të Qendrës Historike dhe zonës mbrojtëse në qytetin e Tiranës. Del qartë se Këshilli Kombëtar i Restaurimeve (KKR) ka ndryshuar vlerësimin për zonat historike e kulturore të Tiranës së objekteve, në varësi të interesit për ndërtime të reja në këto zona e mbi këto objekte. Relacioni i miratuar nga KKR i datës 26.09.2018 nuk shpreh qartësisht se cilat objekte hiqen nga qendra historike dhe nuk jep arsyetimin përkatës për heqjen e tyre, si dhe Këshilli Shkencor i IMK nuk është shprehur dhe nuk ka dhënë opinion lidhur me heqjen apo jo të objekteve historike. Nuk evidentohet pse ndryshojnë koordinatat e zonës së mbrojtur Z 82-Z-83-Z80 në kufijtë e Liqenit Artificial të Tiranës, si dhe nuk shpjegohet pse në qendrën e Tiranës janë shtyrë kufijtë e qendrës historike në zonën T83-T81apo T27-T28, etj., (këto janë qartësisht të dallueshme, nga krahasimi i hartës së zonimit të miratuar në vitin 2017 me hartën e zonimit të miratuar në vitin 2018 dhe koordinatat e saj). Edhe pse Vendimi i KKR ka kaluar për shqyrtim nga anëtarët e Këshillit Shkencor të IMK, mendimi i tyre për argumentimin dhe selektimin e ndryshimit të kufijve të qendrës historike nuk pasqyrohet në relacionin shoqërues të VKM-së.

Si konkluzion, procesi i miratimit apo dhe nevoja e ndryshimit apo përcaktimit të kufijve sipas koordinatave nuk rezulton të jetë i plotë me argumente të qarta nga institucionet e përfshira në proces, si Këshilli Shkencor, Sekretariati teknik i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, Ministri i Kulturës, që është njëkohësisht dhe Kryetar i KKR.

2. Me vendim nr. 195, datë 06.06.2019, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve i asistuar nga Sekretariati Teknik, Instituti i Monumenteve të Kulturës, pas diskutimit paraprak në Këshillin Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës, ka miratuar projektin “Ndërtimi i kaskadës së hidrocentraleve mbi lumin Shushicë në Qarkun e Vlorës me aplikues “Shushica hydropower shpk”. Kjo leje nuk është e bazuar në një instrument planifikimi në fuqi, si Plan Kombëtar Sektorial, Plan të Përgjithshëm Vendor apo Plan të Detajuar Vendor, në kundërshtim me Ligjin “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, VKM “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit” dhe Vendimin “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” të ndryshuar.

Nga verifikimi i përcaktimeve të Planit të Përgjithshëm Kombëtar, si instrumenti më i lartë i planifikimit territorial në Shqipëri, i cili adreson në mënyrë të integruar çështjet e planifikimit, duke e parë territorin shqiptar si një të tërë, rezulton se në lumin Shushicë nuk është parashikuar ndërtim hidrocentralesh, në kundërshtim dhe me Ligjin “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, pasi projekti i ndërtimit të këtij HEC-i cënon perspektivën, peizazhin dhe përdorimin nga publiku të monumentit të kulturës “Ura e Bratit”.

Në përfundim të auditimit, KLSH ka rekomanduar që Instituti i Monumenteve të Kulturës, në dritën e ngjarjeve të fundit lidhur me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të marrë masa të menjëhershme dhe të hartojë propozimet përkatëse për ndryshimin e ligjit Nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, ku miratimi i planeve për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e pasurive kulturore të paluajtshme dhe deklarimi për pasuritë kulturore të paluajtshme, të grupuara sipas parashikimeve të këtij ligji, të behet me propozim nga Këshilli i Ministrave dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë me Ligj të veçantë.

KLSH ka rekomanduar të ndryshohet pika 1 e nenit 96 të Ligjit 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzeve”, ku Ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, në lidhje me pasurinë kulturore të paluajtshme, si dhe Këshilli i Ministrave, për grupimin e pasurive kulturore të paluajtshme, të kenë kompetencë të përcaktojnë zonën mbrojtëse, distancat, masat dhe normat e tjera që ruajnë integritetin e pasurive kulturore të paluajtshme, veçmas ose të grupuara, perspektivën, dritën, kushtet mjedisore dhe peizazhin, por miratimi i tyre të bëhet në Kuvendin e Shqipërisë me Ligj të veçantë.

Nga auditimi u rekomandua që të merren masa të menjëhershme që procesi i miratimit apo dhe nevoja e ndryshimit apo përcaktimit të kufijve dhe koordinatave të Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës apo dhe qyteteve të tjera në vend, t’i nënshtrohet një procesi të gjerë e të plotë shqyrtimi dhe diskutimi, me argumente të qarta nga institucionet shtetërore të përfshira në proces, si Këshilli Shkencor, Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, Ministri i Kulturës (në cilësinë edhe të Kryetarit të KKR) dhe vetë Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, duke përmbushur dhe ushtruar kështu funksionet institucionale për të cilat janë krijuar.

– IMK, në rolin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve si dhe Këshilli Shkencor, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës pasi të kryejnë analiza të plota të vendimmarrjes në të cilin kanë kaluar dy VKM-t e fundit të vitit 2017 dhe 2018 për ndryshimin e kufijëvë të zonës historike Tiranë, të propozojë revokimin e VKM-ve të sipërcituara për ndryshimin e vendimit për nxjerrjen jashtë kufijve të zonës historike të sipërfaqes ku ndodhej ndërtesa e Teatrit Kombëtar, si dhe në zbatim të Vendimit të ndërmjetëm të KLSH nr. 36 datë 14.05.2020 “Për adresimin e problematikave të shfaqura mbi çështjen e Teatrit Kombëtar dhe propozimin për pezullimin e vendimmarrjeve mbi këtë objekt nga Kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës”, t’i kërkojë Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë, rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në zonën ku ka qenë godina e mëparshmë, në të njëjtin stil dhe pamje arkitektonik që ajo ka pasur, me të njëjtat volume dhe në të njëjtin projekt.

KLSH gjykon se vendimmarrjet e strukturave të mësipërme, si të vetmet struktura përgjegjëse që kanë kapacitetet dhe njohuritë për vendimmarrje që prekin trashëgiminë kulturore dhe memorien historike të shqiptarëve, bazuar në argumentat shkencore dhe specifika profesionale të tyre duhet të jenë vendimtare për ndryshimet e mundshme, duke mos shërbyer si fasadë për të justifikuar veprimet e njëanshme të institucioneve (strukturave) që mund të cënojnë në mënyrë të pariparueshme qendrat historike të vendit tonë, në këtë rast Bashkia e Tiranës apo dhe Këshilli i Ministrave.

xx

Për sa më sipër, KLSH i ka rekomanduar Ministrit të Kulturës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve dhe Këshillit Shkencor të IMK-së, marrjen e masave për përmirësimin e legjislacionit në fuqi, si dhe një sërë masash me karakter organizativ, ndërsa përsa i përket shkeljeve të konstatuara në lidhje me ndryshimin apo përcaktimin e kufijve të qendrës historike të qytetit të Tiranës, të cilat janë pasuar me ngjarjen e fundit të prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, KLSH ka paraqitur indicje penale pranë Zyrës së Prokurorisë Tiranë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ndertimi i hec ne lumin shushice raporti i klsh-se shembja e teatrit kombëtar ndertimi i hec ne lumin shushice raporti i klsh-se shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Aktualitet 1 July 2020, 15:48

Prej me shumë se 5 muajsh, OFL i është vënë pas parasë kriminale në vend. Në fokus të emisionit “Unpublished” është pikërisht ky aksion i cili ka filluar të bëj...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin