LIVE UPDATES
Ekonomi

Shëndeti mendor në Shqipëri/ Ekspertët: Kemi numrin më të vogël të psikiatërve

1 December 2021, 11:44 Nga DOSJA
Shëndeti mendor në Shqipëri/ Ekspertët: Kemi numrin më

TIRANË- Në Shqipëri problemet e shëndetit mendor po trajtohen me përparësi nga specialistë të fushës dhe aktivistë që mbrojnë të drejtat e njeriut. Ngjarja tronditëse në Fier ku një shtetas vrau një fëmijë 8 vjeçar e nxiti edhe më tej këtë debat, pas dyshimeve se vrasësi vuante nga sëmundje mendore, gjë që u mohua paraprakisht nga autoritetet. Ekspertët mendojnë se ka mangësi në burime njerëzore dhe se shërbimet nuk ofrohen në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin e vendit. Zyrtarë të Minstrisë së Shëndetësisë thanë për Zërin e Amerikës se po punohet për deinstitucionalizimin, rritjen e identifikmeve dhe referimeve sidhe forcimin e rolit të mjekut të familjes.

Problemet e shëndetit mendor në Shqipëri, po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, si pasojë e trysnisë së organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe Komitetit kundër torturës në KE. Ngjarja e rëndë në Fier ku një shtetas vrau fqinjin 8 vjecar, shërbeu si shkak për hapjen e një debati të gjerë në rradhët e ekspertëve mbi trajtimin e problemeve të shëndetit mendor në Shqipëri, pasi banorët raportuan fillimisht se vrasësi vuante nga këto probleme, gjë që më pas u mohua paraprakisht nga autoritetet.

Ekspertët por dhe zyrtarët nënvizojnë me shqetësim se dy fatkeqësitë e njëpasnjëshme, tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 dhe pandemia e koronavirusit që ende vazhdon, kanë ndikuar negativisht tek problemet e shëndetit mendor në Shqipëri, duke shtuar në mjaft raste, antkhin dhe depresionin si pasojjë e izolimit dhe rrezikut për jetën nga infeksioni që shkakton pandemia.

Ekspertë të fushës sociale dhe mjeksore, konstatojnë disa mangësi që lidhen me sasinë dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve ndaj personave të prekur nga probleme të shëndetit mendor.

“Qasja tek shërbimet e specializuara, dhe specialistët e përgatitur, që adresojnë të gjitha dimensionet e problematikës të një sëmundje mendore, apo të një problemi të shëndetit mendor akoma nuk është shtrirë në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin e vendit”– tha për Zërin e Amerikës, Neli Demi, mjek psikiatër konsulent pranë OBSH në Tiranë.

Ajo që sot po trajtohet me përparësi në Shqipëri, lidhet me deinstitucionalizimin, që do të thotë shkëputje nga shtrimi i detyruar në spital dhe rikthim në komunitet, si dhe krijimi i një spitali të posaçëm për të dënuarit me probleme të shëndetit mendor, që do të zëvendësojë institucionin e zakonshëm të ekzektuimit të vendimeve penale. Erinda Bllaca, drejtore e Institutit për Aktivizëm dhe Ndryshim Social, thotë se personat më probleme të shëndetit mendor duhen vlerësuar nga strukturat shtetërore njësoj si personat më aftësi ndryshe.

“Sëmundja mendore të mos quhet ininvalidizim, por të quhet si një aftësi ndryshe. Pjesa e integrimit të tyre të jetë pjesë e rutinës të trajtimit qoftë medikamentoz qoftë dhe në komunitet. Ky është koncepti i denistitucionalizimit në nivel standardesh. Kjo mbetet e pavlerësuar”- u shpreh për Zërin e Amerikës Erinda Bllaca, Drejtore e Institutit për Aktivizëm dhe Ndryshim Social.

Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Denada Seferi, thotë se strategjia e këtij institucioni në fushën e shëndetit mendorështë foksuar në decentralizim, ofrim shërbimesh sa më pranë komunitetit dhe deinstitucionalizim, pra zvogëlim të numrit të shtretërve psikiatrik dhe forcimin e shërbimeve të shëndetit mendor në nivel kombëtar të cilat synojnë parandalim, diagnostikim, trajtim dhe rehabilitim. Kësaj strategjie, sipas saj, i shërben dhe krijimi i 10 qendrave komunitare të shëndetit mendor (ambulatore), si dhe 14 shtëpi të mbështëtura për pacientët me çrregullime kronike të shëndetit mendor, ku aktualisht trajtohen 147 pacientë. Autoritetet mendojnë të forcojnë rolin e mjekut të familjes për problemet e shëndetit mendor.

“Nëse qendrat tona shëndetësore do të ofrojnë një shërbim psikosocial, edhe me një punonjës social edhe me një psikolog, jo vetëm mund të referohesh vetë, por mund të referosh dhe dikë tjetër, një person që ka probleme të shëndetit mendor, që del në rrugë, që mund të cënojë dikë, dhe mund të krijohen episode të tjera që realisht mund të cënojnë dhe jetën e qytetarëve”– tha për Zërin e Amerikës Denada Seferi, Zv. Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Specialistë në fushën e psikiatrisë i mbështesin përpjekjet e autoriteteve për ngritjen e qendrave komunitare, dhe të shtëpive të mbështetura ku ofrohet shërbim jo vetëm me mjekë psikiatër, por dhe me psikologë dhe punonjës social. Ata gjithashtu vënë theksin në shtimin e burimeve njerëzore.

“Kemi numrin më të vogël të psikiatërve për popullsi në rajon dhe Europë dhe numrin e burimeve njerëzore në përgjithësi. Kjo është një nga problematikat në fushën e shëndetit mendor, ashtu si është dhe për profesionistët e tjerë shëndetësorë”– tha Neli Demi mjek psikiatër konsulent pranë OBSH në Tiranë.

Zyrtarët thonë se ka rreth 50 mjekë psikiatër dhe se po shkohet drejt shtimit të këtij numri. Ata mendojnë se mund të bëhet përparim me kuotat për mjekë psikiatër në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, dhe shtojnë se ka një hezitim të studentëve për t’u specializuar në këtë fushë.

Zëri i Amerikës pyeti pranë këtij universiteti dhe Zv. Dekani i Fakultetit të Mjeksisë, Arjel Çomo, tha se përgjatë viteve psikiatria nuk është më kategoria e degëve me interes të ulët dhe se gjatë 5 viteve të fundit interesi është më i lartë.Çdo vit, sipas tij, rreth 50 mjekë ndjekin dy shkollat për psikiatrinë, atë të përgjithshme dhe psikiatrinë për fëmijët dhe adoleshentët, pas përfundimit të programit 6 vjeçar të mjekësisë së përgjithshme.

Një prej çështjeve që ka marrë zgjidhje sipas një marrëveshje mes Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Shëndetësisë është dhe transferimi i të dënuarve me probleme të shëndetit mendornga Institucioni i Ekzeutimit të Veprave Penale në Zahari të qytetit të Krujës në një institucion të këtij lloji, por më standarde më të larta, siç thonë auoritetet, në Shën Koll të Lezhës.

Për mbajten e tyre në burgun e Zaharisë Komiteti Kundër Torturës pranë Këshillit të Europës ka qënë gjitnjë kritik dhe ka kërkuar vuajtjen e dënimit të këtyre personave në një spital të shëndetit mendor. Zyrtarët thonë se transferimi i tyre në Shën Koll është i përkohshëm.

“Faza tranzitore ka të bëjë me një spostim, me një zhvendosje të të dënuarve të IEVP-së së Zaharisë, në IEVP-në e Shën Kollit në Lezhë, ku do të qëndrojnë derisa të kemi një institucion final i cili parashikohet të ndërtohet në fazën e dytë. Ai do të jetë një institucion i shëndetit mendor që do jetë nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që detyrimi i vetëm i Ministrisë së Drejtësisë do të jetë sigurimi i perimetrit të jashtëm të këtij institucioni me punonjës të policisë së burgjeve”- u shpreh për Zërin e Amerikës Klajd Karameta, Zv. Ministër i Drejtësisë.

Në Shqipëri vuajnë dënimin rreth 300 persona me probleme të shëndetit mendor. Ata kanë kryer vepra penale të ndryshme dhe janë në kushtet e paaftësisë për të kuptuar fajin për shkak të sëmundjeve mendore. Sot ekspertët dhe zyrtarët vënë theksin tek rëndësia që ka evidentimi i personave me probleme të shëndetit mendor, dhe referimi i tyre në institucionet përkatëse me qëllim ofrimin e ndihmës për të parandaluar përkeqësimin e shëndetit të tyre mendor dhe për pasojë krimet që ata mund të kryejnë.

“Të gjithë ata të cilët njohin njerëz të tillë që i kanë evidentuar njerëz të tillë, mund të denoncojnë, mund të referojnë. Rastet që mund të referohen më pas mund të ndiqen. Rastet që nuk referohen ose që nuk gjinden ose që nuk dihen, janë dhe shumë të vështra për strukturat për t’u identifikuar”– u shpreh Denada Seferi, Zv. Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Specialistët vënë re se dhe vetë specifika e problemeve të shëndetit mendor e vështirëson marrjen e shërbimeve. Personat e prekur në mjaft raste nuk kërkojnë ndihmë për shkak të diskriminimit por dhe të moskuptimit të realitetit të tyre psikologjik dhe psikik. Ndaj ekspertët insistojnë shumë tek identifikimi, referimi dhe trajtimi mjeksorqë sipas tyrepritet të sjellë uljen e rrezikut që mund të paraqesin ata në komunitet dhe një mirqenie më të madhe të shëndetit mendor në rang kombëtar.

Marrë nga: VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale denada seferit erinda bllaca ministria e shendetesise neli demi denada seferit erinda bllaca ministria e shendetesise neli demi

Sondazh

Ekonomi 30 November 2021, 22:20

Trendi që i kushton shëndetit të fëmijëve

Blerta Ahmeti, nga Prishtina, mundohet që vajza e saj Borea, tri vjeçe e gjysmë, të shpenzojë sa më pak kohë në pajisjet teknologjike. Blerta, e cila me ...

Ekonomi 26 November 2021, 13:58

ONE Telecommunications forcon pozitën në treg

TIRANË– Tregu i operatorëve celularë po fillon të ndryshojë duke rritur konkurueshmërinë. Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elekt...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin