"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Shkatërrohet banda shqiptare, vidhte rroba “H&M” në të gjithë Italinë, 5 në pranga
22 December 2021, 16:56Nga DOSJA
ITALI– 5 shqiptarë janë prangosur në Itali, pasi akuzohen për vjedhje! 2 gra dhe 3 burra, të gjithë shqiptarë, akuzohen për vjedhje në të gjitha qendrat tregëtare të Italisë. Megjithatë firmën e tyre të preferuar kishin “H&M Hennes & Mauritz”.
Banda vinte nga Shqipëria, merrte makina me qira dhe kryente një sërë vjedhjesh me të njëjtin sistem të testuar për disa ditë, më pas kthehej në vendin e tyre. Hetimet nisën shtatorin e kaluar pas denoncimit të avokatit të H&M për një grabitje të ndodhur në dyqanin Gran Fiume (Pordenone). Vetëm në muajt shtator deri në dhjetor dyshohet se banda ka kryer të paktën 14 vjedhje.
Skema e vjedhjes ishte e tillë; dy gratë hynin në dyqane dhe pasi hoqnin rrobat nga varëset e rrobave, i fshihnin mes rafteve. Aty vinin dy burrat dhe i nxirrnin jashtë, ndërsa i treti i priste të gjithë jashtë. Pas prangosjes të shqiptarëve, Policia sekuestroi edhe rrobat, vlera e të cilave shkonte në rreth 8 mijë euro.
TIRANË– Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka kërkuar që të fshihet databaza e të dhënave personale...
TIRANË – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se nga 17 janari i vitit të ardhshëm do të dalin në qarkullim kartmonedhat me prerje ...
LEZHË – Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në qytetin e Lezhës. Trafiku në aksin Milot-Balldren është shtuar në orët e fundit. Shkak i këtij tra...
LEZHË – Qyteti i Lezhës ka mbetur pa energji elektrike prej 2 orësh pas këputjes së telit të linjës 220 kilovolt të linjës OST. Sipas informacioneve,...
TIRANË – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u shpreh se inflacioni në vend mund të shkojë në 3.6% vitin e ardhshëm. Në raportimin e bilanc...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në 100 ditëshin e mandatit të tretë qeverisës ministrat e kabinetit. Takimi nisi që prej orës 09:30-15:300,...