"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Sport
Shkëndija e Tetovës “arratiset”, shkon në +13 pikë nga Shkupi!
14 April 2021, 17:54Nga DOSJA
MAQEDONI – Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 27-të të kampionatit elitar në vendit fqinj. Me fitoren e sotme, Shkëndija e Tetovës ka vendosur njërën dorë te titulli i 4-t kampion në historinë e klubit dhe pret vetëm matematikën, për të zyrtarizuar gjithçka. Kuqezinjtë tetovarë e kanë thelluan në 13 pikë epërsinë ndaj Shkupit të vendit të dytë dhe 6 javë para fundit të kampionatit maqedon.
Në sfidën e sotme ndaj Akademija Pandev, skuadra e Ernest Gjokës e siguroi fitoren pas një goli të sulmuesit Besart Ibraimi në minutën e 53-të. Ishte një ndeshje jo të lehtë për Shkëndijën përballë ekipit nga Strumica, që luajti për gati 40 minuta me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Serafimov në minutën e 54-t.
Shkupi, ndërkohë, pësoi një humbje befasuese nga Belasica e vendit të fundit, me rezultatin 0-1. Sakaq dy skuadrave të tjera shqiptare, Struga Trim Lum barazoi 1-1 në shtëpi me Rabotnickin, ndërkohë Renova ndali Vardarin në një barazim 1-1 në transfertë, duke rritur shpresat për mbijetesë dhe duke lënë skuadrën kryeqytetase në zonën e rënies nga kategoria.
B.T (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SUEDI – Boshnjaku Zlatan Ibrahimoviç është në telashe. Raportohet, se sulmuesi i kuqezinjve të Milanit ka thyer rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s, duke u bër...
DURRES – Edi Martini, trajneri i Teutës, pas ndeshjes që skuadra e tij zhvilloi kundër Skënderbeut, ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. El...
SHKODER – Vllaznia dhe Skënderbeu janë finalistet e Kupës së 69-të të Shqipërisë, pas një paraqitje shumë të mirë ndaj rivalëve mjaft të fortë.Shkodranët arrijn...
TIRANE – Nuk dihet ende arsyeja e vërtetë, nëse janë masat anti-Covid-19 apo presioni i shtuar i federatave dhe kominutetit sportive, që e kanë detyruar KOKSH t...
TURQI – Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur dje, në kampionatin e kategorisë së Ligës së Parë në futbollin turk në ndeshjen Giresunspor-Keçiörengücü të A...