Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Listat e tjera që kanë hyrë në Parlament janë nga komunitetet joshumicë të cilat mund të fitojnë mandate me një përqindje më të ulët të votave.
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja.
Lista Studentore fitoi zgjedhjet, duke larguar nga pushteti pas 14 vjetësh ish-presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe subjektin e tij, Partia Përparimtare Serbe (SNS).
Sipas rezultateve përfundimtare, në Parlamentin e ri serb do të përfaqësohen shtatë lista.
Lista Studentore do të ketë 140 nga gjithsej 250 deputetë, pasi ka fituar 2.354.417 vota.
Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?
Ndërkaq, lista Serbia e Bashkuar, e Vuçiqit, do të ketë 103 mandate, pasi fitoi 1.731.323 vota.
Vetëm këto dy lista kanë kaluar pragun zgjedhor prej 3 për qind. Listat e tjera që kanë hyrë në Parlament janë nga komunitetet joshumicë të cilat mund të fitojnë mandate me një përqindje më të ulët të votave.
Komuniteti shqiptar do të ketë dy mandate në Kuvend. Në këto zgjedhje, tetë parti shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci garuan përmes një liste të përbashkët të quajtur Koalicioni Shqiptar, duke fituar gjithsej 27.673 vota.
Bartësi i listës të Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, e ka vlerësuar si “arritje historike” këtë rezultat zgjedhor.
“Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz”, ka deklaruar Kamberi pas publikimit të rezultateve preliminare më 25 tetor.
Sipas rezultateve, dy mandate do të ketë edhe Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës. Ndërkaq, nga një mandat do ta kenë lista Rasim Lajiq – Njerëzisht, SDA – Mbrojtësit e Sanxhakut dhe Usame Zukurlliq – Lëvizja për Bashkim.
Në zgjedhje votuan votuar 4.441.636 persona dhe 4.385.065 fletëvotime ishin të vlefshme.
Sipas ligjeve në Serbi, komisioni zgjedhor është i obliguar që, pas shpalljes së rezultateve, brenda dhjetë ditësh t’ua ndajë mandatet kandidatëve sipas renditjes në listat zgjedhore.
Mandatet më pas konfirmohen në seancën e parë të përbërjes së re parlamentare, të cilën e thërret kryetari i Kuvendit nga përbërja e kaluar. Këtë post e mban Ana Bërnabiq, nga SNS-ja e Vuçiqit, e cila njëkohësisht është ushtruese e detyrës së presidentit të Serbisë.
Parlamenti i ri serb duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga shpallja e rezultateve përfundimtare. Më pas nis rrjedhja e afatit 90-ditor për formimin e Qeverisë së re të Serbisë./REL
foto ilustruese ARABI SAUDITE- Pesë shtetas etiopianë janë ekzekutuar të premten në Arabinë Saudite, pasi u shpallën...
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar mbështetje urgjente nga Spanja dhe vendet e Amerikës Latin...
pamje nga ndertesa ELBASAN- Pallati pesëkatësh në Unazën Jugore të Elbasanit, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm ...
pamje AUSTRALI- Një video që tregon rrahjen brutale të një djali 13-vjeçar nga një grup të miturish në nj&eum...
pamje TURQI- Është arrestuar autori i dyshuar i sulmeve të armatosura në provincën Afyon Karahisar të Turqisë, ku mb...
Pamje nga protestat në Serbi SERBI- Nëntë efektivë policie në detyrë dhe një ish-polic janë arrestuar në Serbi, n...
Presienti amerikan, Donald Trump, dhe nënpresidenti JD Vance. Fotografi nga arkivi. Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos është takuar në Bruksel me katër përfaqësues t&eum...
pamje TURQI- Tetë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas një serie sulmesh të ar...
"Kobra", snajperisti që në një dokumentar të shfaqur në televizionin rus tha se ishte me origjinë nga Bosnje dhe Hercegovina. &n...