"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Shpërblimet për festat e fundvitit për pensionistët, qeveria ndryshon buxhetin
15 December 2021, 08:38Nga DOSJA
TIRANË – Sot pritet të diskutohet në komisionet parlamentare akti normativ i qeverisë për ndryshimin e gjashtë të buxhetit të vitit 2021, ndërsa shkak për këtë janë bërë shpërblimet për festat e fundvitit për pensionistët. Konkretisht, në aktin normativ, financat kanë rritur pritshmëritë për të ardhurat me 18.2 miliardë lekë më shumë, teksa po në këtë vlerë ka shtuar edhe shpenzimet buxhetore duke e çuar totalin e tyre 628.2 miliardë lekë. Qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 3.5 miliardë lekë si bonus fundviti për rreth 683 mijë pensionistë ku secili prej tyre do të përfitojë nga 5 mijë lekë shpërblim.
Pjesa tjetër e shpenzimeve janë shpërndarë në programet buxhetore, ku një pjesë e konsiderueshme ka shkuar shtesë për rindërtimin duke e çuar në 35 miliardëve lekë fondin për këtë qëllim, nga 28 miliardë lekë që ishte planifikuar në fillim të vitit.
Me aktin e fundit normativ, qeveria ka alokuar dhe 500 milionë lekë si transfertë specifike për 61 bashkitë e vendit për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, një nga shqetësimet kryesore të pushtetit vendor. Teksa të ardhurat dhe shpenzimet janë prekur, defiçiti buxhetor ka mbetur i pandryshuar nga akti i parafundit normativ dhe planifikohet në vlerën e 120.5 miliardë lekëve në fund të këtij viti.
ELBASAN– Tre shkolla janë grabitur në qytetin e Cërrikut. Mësohet se në pranga janë vendosur 4 persona, të dyshuar si autorë të ngjarjeve. Policia ka vënë...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar ditën e sotme liberalizimin e vizave. Me anë të një mesazhi të bërë në rrjetet sociale, B...
SHKODËR – Qyteti i Shkodrës, në prag të festave të fundit, ka marrë një tjetër pamje, pasi në të gjithë rrugët e saj janë vendosur zbukurime dhe drit...
TIRANË– Oltjon Kolonja alias Oltjon Pula, një nga tre të dyshuarit për grabitjen me armë të noterit Thoma Kaci në 20 tetor, kërkon sërish lirinë.Kërk...
SPANJË – Policia spanjolle ka publikuar pamjet e aksionit anti-drogë ku u arrestuan 33 persona, shumica e tyre shqiptarë, pasi akuzohen për kultivim ...
TIRANË– Punimet që po kryhen në Unazën e Re në Tiranë kanë shkaktuar radhë të gjata trafiku. Kjo për shkak se po punohet për ngushtimin e korsive. Po...
DURRËS– Operacioni policor antikanabis i koduar “Rent” ka zbuluar në katin e dytë të një pallati në Durrës një apartament të përshtatur për kultivimi...
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al hapet në faqen kryesore me një studim të realizuar së fundmi në A...